E pabesueshme: Kompania call-center në Tiranë u kërkon punëtorëve kamera edhe në dhomë të gjumit

19 Nëntor 2020, 18:47Sociale TEMA

Kompania “Teleperformance” u ka kërkuar punëtorëve të saj instalimin e detyrueshëm të kamerave në shtëpitë e tyre, përfshi edhe ambientet private si dhoma e gjumit, në varësi të mundësive të tyre materiale dhe rrethanore për ta kryer punën në distancë.

Sipas Sindikatës Kombëtare së Qendrave të Kontaktit, pasi zhvendosi pjesën më të madhe të punonjësve për të punuar nga shtëpia, kompania Teleperformance u ka kërkuar atyre të vendosin kamera në ambiente private dhe të përbashkëta të shtëpisë, ku shpeshherë mund të jetojnë apo punojnë dhe pjesëtare të tjerë të familjes, duke cënuar kështu të drejtën e privatësisë së qytetarëve.

“Monitorimi i punës së agjentëve të telemarketingut deri tani është kryer nëpërmjet dy sistemeve të brendshme – TIMS dhe Blackboard – sisteme të cilat arrijnë të kontrollojnë çdo veprimtari të punonjësit pa qenë nevoja për instalimin e kamerave,” i tha BIRN kryetari i Sindikatës Kombëtare së Qëndrave të Kontaktit – Solidariteti, Tonin Preçi.

“Kjo kërkesë e re nga ana e kompanisë dhe CEO-së Diego Pisa nuk është justifikuar me asnjë referencë ligjore,” shtoi ai.

Në kushtet e pandemisë, shumë kompani kanë zhvendosur punonjësit e tyre për të punuar nga shtëpia, por sipas sindikatës vendosja e kamerave në ambiente private si dhoma e gjumit apo ambiente të tjera të shtëpisë është cënim i të drejtës së privatësisë, e drejtë që rrjedh nga Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Kjo kërkesë ka krijuar shqetësime të shumta mes punëtorëve, të cilët kanë nisur një peticion për parandalimin e detyrimit në fjalë për pajisje me kamera.

Sipas Preçit aktualisht një pjesë e punonjësve janë duke punuar me praninë e kamerave në shtëpi, por ai theksoi se nga ana e supervizorëve të tyre ka pasur një lloj paqartësie.

“Disa prej supervizorëve i kanë drejtuar për t’i mbajtur kamerat hapur gjatë gjithë 8-orëshit të punës, ndërsa një pjesë u kanë thënë se duhet t’i hapin vetëm kur të marrin urdhër prej tyre për t’u monitoruar,” shpjegoi ai.

Sindikata Solidariteti është angazhuar në rrugë institucionale dhe organizative për të parandaluar këtë veprim që e cilëson të “paligjshëm dhe të padrejtë”.

Drejtuesi i sindikatës i tha BIRN se ata tashmë kanë kontaktuar me Inspektoriatin e Punës si edhe me kompaninë Teleperformance për një takim nga afër, derisa të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje që sipas tyre shkel të drejtën e privatësisë.

“Nëse nuk do marrim zgjidhje apo përgjigje të arsyeshme të bazuara në ligj qoftë nga kompania apo nga Inspektoriati i Punës, ne do vijojmë me çështjen deri në gjykatë, si edhe do ndërmarrim masa të tjera si protesta apo bojkote të punës,” përfundoi Preçi.

3 komente në “E pabesueshme: Kompania call-center në Tiranë u kërkon punëtorëve kamera edhe në dhomë të gjumit”

  1. 17 vjecarja says:

    Afrikani i metes nuk ka ikur por ka filluar
    pun ne ket kompani
    esht tu kenaq kompania

    ishte e pabesueshme tani nuk esht me

  2. Vladimir Agalliu says:

    Besoj se kryetari e parashtroj shum qart shqetesimin ton si oprator.
    Vendosja e kamerave ne dhomen e gjumit, ku un kam pershtatur PC esht nje marrezi totale.
    Nuk mund te pranojm çfar do lloj gjeje qe imponon kompania, sepese duhet te heshtim mos na heqin nga puna.
    Operatoret duhet te din qe esht krijuar ligjerisht nje sindikat qe quhet Solidariteti, dhe do mundohet tu vi ne ndihm, kujdo operatori call center, ne çfar do lloj kompanie punon.
    Ne si operator te Teleperformance, nuk duma ne menyren me apsolute perplasje me kompanin, por mendojm qe kompania duhet te mari ne kinsiderat operatoret e vet ne vendimet qe mer ne kurris te operatorve.
    Ne kompanis nje jav para pandemis, i kemi dorzuar nje peticion me me shum se 230 firma nga operatoret e Durresit, per te barazuar, ose te afrojm pagesen si operatoret e TP ne Tiran, por ka qen heshtje totale nga kompania.
    Mendoj se ka ardhur koha, qe puntoret e sektori call center duhet te detyrojn kompanit e tyre per tu ulur ne tryez, dhe te diskutohet kontrata kolektive.
    Per tu harritur kjo gje, e vetmja menyr esht ajo e antarsimit ne sindikaten SOLIDARITETI dhe te gjith bashk do ja harrim qellimit.
    Vladimir Agalliu antar bordi i sindikates Solidariteti ne Durres.

  3. Agim says:

    Ksaj kompanie duhet denocuar sa per kamerat duhet ti ven per grate e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje