Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 5 personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.
Në rrjetën e OFL kanë rënë 5 të dënuarit: Mustafa dhe Dylaver Methasa, Arsen Salla, Ervis dhe Ardjan Çela.
Deklarata e OFL:
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Mustafa Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Arsen Salla, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Ervis Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
Ardjan Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
(TemA)
Hahahahahaha!
Keto qe i kane bo keta te gjithe sebashku Likja i ka bo fill i vetem.Po te Likja sja u ma bytha juve OFOFLeshit.
OFL meruni me peshqit e medhenj si cjane politimanet se cironkat kapen kolloj prandaj mos beni spektakel qe nuk i shef kerkush, mos genjeni veten me cironka por filloni nga….
Like floriri, familja miljardere kriminale Berisha e plot te tjere nga te gjith anet.