FOTOT: Zbulohen tunelet sekrete në shtëpinë e “Lordit të Qiejve” në Meksikë

20 Nëntor 2020, 11:35Lifestyle TEMA
FOTOT: Zbulohen tunelet sekrete në shtëpinë e “Lordit

Punonjësit e shembjeve zbuluan një rrjet tunelesh nëntokësore të fshehta, ndërsa po shembnin shtëpinë e stilit të “Aladinit” të ish-trafikantit të njohur meksikan të drogës, Amado Carrillo Fuente, i cili ndërroi jetë 23 vjet më parë gjatë një operacioni plastik që bëri për t’i shpëtuar arrestimit.

Rrugicat dhe dhomat e fshehta u zbuluan ndërsa buldozerët po pastronin mbetjet e “pallatit” të shembur në qytetin e Hermosillos në Sonora.

Prona ishte lënë pas dore prej vitesh që pas vdekjes së Carrillo dhe kohët e fundit autoritetet kishin urdhëruar shembjen e saj.

Carrillo në kulmin e karrierës së tij si lord droge njihej ndryshe me nofkën “Lordi i Qiejve”, për shkak të flotës së madhe ajrore që kishte për transportimin e kokainës që blinte nga Pablo Escobar dhe karteli Cali.

Ai e bleu pronën në qytetin e Hermosillos nga familja Ciscomani dhe më pas e shembi atë për të ndërtuar një pallat të stilit të përrallave të “1001 netëve”.

1 komente në “FOTOT: Zbulohen tunelet sekrete në shtëpinë e “Lordit të Qiejve” në Meksikë”

  1. ???? says:

    Spikerja e TV i shpetoj goja,
    dhe
    ne vend te Lordit te Qiejve
    tha Lordit te Qi.jeve ??
    Ku i shkon gjuha ? haha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje