Përpjekje të dëshpëruara nga Donald Trump dhe aleatët e tij për të përmbysur fitoren e Biden

20 Nëntor 2020, 21:25Politika TEMA

Presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij po ndërmarrin hapa gjithnjë e më të dëshpëruara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përfshirë thirrjen e legjislatorëve të shtetit të Miçiganit në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një përpjekjeje me pak gjasa për sukses për të përmbysur fitoren e Joe Bidenit.

Ndër taktikat e përdorura së fundmi: thirrjet telefonike personale të presidentit me zyrtarët lokalë të zgjedhjeve që po përpiqen të anulojnë çertifikimin e zgjedhjeve në Miçigan, përpjekjet e një sfide ligjore që Pensilvania të mos respektojë votën popullore dhe presioni ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve në Arizona për të vonuar çertifikimin e votave.

Ekspertët e ligjit zgjedhor i shohin këto si përpjekjet e fundit të dëshpëruara, nga ekipi i fushatës së presidentit Trump dhe thonë se është e sigurt që zoti Biden do të hyjë në Zyrën Ovale në janar. Por ekziston një shqetësim i madh se përpjekja e zotit Trump po i bën dëm të konsiderueshëm besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve amerikane.

Senatori i shtetit Jutah, Mitt Romney, një nga kritikët më të zëshëm të presidentit Trump nga radhët e partisë republikane, akuzoi zotin Trump për përdorimin e “presionit të hapur ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë për të rrëzuar vullnetin e popullit dhe për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve”.

Senatori Romney shtoi se “është e vështirë të imagjinohet një veprim më i dëmshëm, më jodemokratik nga një president amerikan në detyrë.”

Vetë agjencia e sigurisë së zgjedhjeve e administratës së presidentit Trump deklaroi se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin më të sigurtat në histori. Disa ditë pasi u lëshua kjo deklaratë, presidenti Trump shkarkoi drejtuesit e agjencisë.

Lëvizjet gjithnjë e më të dëshpëruara dhe kaotike nuk kanë asnjë shans të arsyeshëm për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat zoti Biden ka marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër presidencial në histori dhe ka siguruar 270 votat e Kolegjit Zgjedhor të nevojshme për të fituar.

Por pretendimet e vazhdueshme e të pabaza të presidentit republikan, puna e tij për të lëkundur zyrtarët lokalë që çertifikojnë rezultatet dhe refuzimi i aleatëve të tij për të pranuar se ai humbi zgjedhjet ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ për një kohë të gjatë në vend. Bastionet e mbështetësve të tij nuk besojnë se ai humbi.

“Është një përpjekje për të bërë që gjysma e vendit të besojnë se ka vetëm dy mundësi, ose fitore ose zgjedhjet janë vjedhur,” thotë Justin Levitt, një studiues i së drejtës kushtetuese dhe profesor në universitetin e Drejtësisë Loyola. “Dhe kjo nuk është një demokraci”.

Dy anëtarët republikanë të Bordit të Zgjedhjeve të Qarkut Wayne në shtetin e Miçiganit njoftuan të mërkurën në mbrëmje se nuk kanë besim se zgjedhjet ishin të drejta dhe të paanshme. “Ka pasur një mungesë të dukshme transparence gjatë gjithë procesit,” thanë ata. Por zyrtarët e zgjedhjeve thane se nuk ka pasur prova të manipulimit ose mashtrimit të votave në Miçigan.

Aleatët e presidentit Trump i kanë mëshuar faktit se presidenti Trump udhëhiqte në fillim në Miçigan dhe disa shtete të tjera natën e zgjedhjeve dhe ky rezultat ndryshoi pasi erdhën votat më vonë, duke e përdorur këtë si provë të dyshimtë.

Por një fluks masiv i fletëvotimeve me postë si pasojë e pandemisë së koronavirusit ishin kryesisht për zotin Biden, i cili inkurajoi mbështetësit e tij të votonin me postë dhe ato vota ishin të fundit që u numëruan. Kështu që u duk se presidenti Trump kishte një avantazh kur në të vërtetë nuk e kishte.

Në fakt, zoti Biden shënoi një fitore të thellë në Wayne, një bastion i demokratëve, duke siguruar dyfishin e votave që mori Presidenti Trump. Sipas rezultateve ende jozyrtare, zoti Biden ka fituar në Miçigan me një diferencë prej 154 mijë votash.

Në fillim të kësaj jave, dy anëtarët republikanë të qarkut bllokuan çertifikimin e votave atje. Ata më vonë u tërhoqën dhe rezultatet u çertifikuan. Por një person në dijeni të kësaj çështjeje tha se presidenti Trump i telefonoi Monica Palmer-it dhe William Hartmann-it, të martën në mbrëmje pas rishikimit të votimit për të shprehur mirënjohje për mbështetjen e tyre. Më pas, të mërkurën, Palmer dhe Hartmann firmosën një dëshmi ligjore ku thonë se besojnë se vota e qarkut “nuk duhet të çertifikohej”.

Sipas sekretarit të shtetit të Miçiganit, ata nuk mund të tërheqin votat e tyre,. Bordi i zgjedhjeve me katër anëtarëve pritet të takohet të hënën dhe është gjithashtu i ndarë me dy demokratë dhe dy republikanë.

Më parë, avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani dhe avokatë të tjerë mbajtën një konferencë shtypi duke pretenduar një komplot të gjerë zgjedhor të demokratëve që përfshinte shumë shtete dhe makina të dyshuara votimi.

Por zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë thënë vazhdimisht se nuk ka patur mashtrim të përhapur.

Shumë nga akuzat për mashtrim burojnë nga vëzhguesit e sondazheve të cilët depozituan dëshmi ligjore që janë përfshirë në procese gjyqësore në shtetet e fushës së betejës përmes të cilave synohet vonesa e çertifikimit të votave.

Në Pensilvani, ku ekipi i fushatës së presidentit Trump po sfidon rezultatet e zgjedhjeve në gjykatën federale, një ekip ligjor i udhëhequr nga Rudy Giuliani sugjeroi në një çështje ligjore të depozituar të mërkurën që gjyqtari të urdhërojë legjislaturën shtetërore të udhëhequr nga republikanët të zgjedhë elektorët në Kolegjin Zgjedhor, duke hedhur potencialisht 20 vota elektorale për zotin Trump. Një gjyqtar anuloi një seancë dëgjimore për çështjen.(VOA)

14 komente në “Përpjekje të dëshpëruara nga Donald Trump dhe aleatët e tij për të përmbysur fitoren e Biden”

  1. ??Usa says:

    Trumpets, merrni briske dhe filloni rruajani Biden. Karagjozi juaj Trumph, cfaredo qe te beje, nuk mund ta kaloje Bidenin. Keto zgjedhje ishin vetem per te hequr qafe kete hajvan nga presidenca. Nuk ka rendesi kysh ishte perballe Trumph.

  2. demokrati says:

    Eshte lufta e Presidentit per te mbrojtur demokracine dhe procesin zgjedhor nga agresioni me i sofistikuar qe ka per synim boten perendimore dhe lirine.Mediat vazhdojne te mjegullojne krimin jo vetem elektoral.Banditet elektronike te chavez maduros dhe inkuziciobistet e lirise se shprehjes se cnn dhe fashistet kemishzinj te antifa po rrenojn besimin te demokracia dhe zgjedhjet.Presidenti do te zgjidhet nga Senati, krimi elektoral i mbremjes se 3 Nentorit do ndeshkohet.As shefat e Partise sime nuk shkuan aq larg ne 1996 sa shkuan demokratet e obames ne mbremjen e 3 nentorit.Pasi nderprene numerimin pasi votat per Trump ishin tek parashikimeve dhe pasi miliona vota te jashteligjdhme nuk mund te permysnin rezultatin i Futen Duart Ne Numerimin Elektronik.Nje babezi e papà te e denje per Guinness.media nje baskefajtiore po aq kriminale sa ekzekuoret dhe ideatoret.

    1. Wendy B says:

      Me duket se je akoma ne gjume.. Prano realitetin KOKKUQI HUMBI!!!

    2. pjeter says:

      Ku i pe mor vesh gjate? Te gjithe po presin provat e fameshme te manipulimeve nga Trump,edhe Fox,qe nuk mund ta quash armike te Trumpit,po pret qe stafi i Trumpit te vertetoje akuzat me prova,asgje,te vetmet fakte qe bien ne sy ,jane kauzat qe bien neper gjyqe,apo terhiqen fare pa shkuar ne gjyq.Qe Trump nuk e ka qef te humbasi kjo u kuptua,qe shume nga ata qe i vijne pas i bejne qefin egos se tij ,kete do e kuotoje,qe topet si puna jote shpresojne qe ti bien koqet dashit,skan shanc ta kuptojne.

    3. Tan_Tironci says:

      Si ka mundesi qe tere demokratet ne thojza ne Shqiperi jane Trumpiste!!!?

    4. ben says:

      demokrati-apo me mire diktatori-Trump vazhdon te flase se Zgjedhjet jane vjedhur, por deri me tani nuk ka sjelle asnje fakt qe te vertetoje kete qe thote. Nga ana tjeter, Trump eshte nje genjeshtar patollogjik dhe kete e ka vertetuar ne cdo thenie publike te tij ne keta kater vjet qe ka qene ne Shtepine e Bardhe. Po ashtu, ai ka humbur deri tani, te gjitha gjygjet (ne mos gaboj jane te pakten 10), pasi ekipi i tij i avokateve nuk ka sjelle asnje prove bindese per te detyruar gjygjtaret amerikane qe te anullojne fitoren e Biden.
      Trump-i do hyje ne historine amerikane si i pari dhe i fundit president qe nuk pranon humbjen evidente.
      Ajo qe me cudit me shume eshte se si disa individe shqipfoles si puna juaj vazhdon qe te jene mbeshtetes i Trump, qe eshte i pari president amerikan ne histori qe mban anen e sllaveve. Ne se vertet jeni shqiptar dhe shtetas amerikan, patjeter duhet te mbeshteses ate president qe eshte pro ceshtjes shqiptare dhe Biden e ka provuar me kohe qe eshte ne anen tone.

  3. Ish votuesi demokrat. says:

    Trump humbi po 72 million Americans dolen zbuluar qe s’mbushin. Per nje vend qe pretendon te udheheqi boten ky eshte nje fact qe nxierr USA keq ne syte e botes se zhvilluar. Car ka Berisha me pak qe s’ka pranuar ndonjehere qe ka humbur, perkundrazi ka bere nje shkolle e ka qene nje fare doctori.

  4. Albi Boston says:

    @ demokrati,
    Trump ishte I paafte prandaj humbi. Nuk diskutohet qe media nuk I ka dhene “fair share”. Por 80 M njerez votuan kunder sepse nuk beri asgje.
    Plusi I tij ishte se nuk vjen nga politika, dhe amerikanet e thjeshte jane lodhur. Por nqs pas 4 vjetesh njerezit kane ekonomi, dhe po blejne nje shtepi tjeter, apo nje pune qe paguan si middle class, athere nuk pyesin por te votojne. Fakt – Emigracioni nuk eshte zgjidhur si ceshtje, dhe nuk ka as plan. Fakt – Industria shendetesore nuk pati asnje ndryshim qe nga presidenti paraprires. Fakt – Maredheniet me jashte te USA jane pa vision apo strategji. Nuk dime ke kemi miq apo si te veprojme kunder Kines, Russise etc. Shume pune te manifakturave po shkojne jashte edhe ne keto momente…….me shume se para zgjedhjeve te 2016 Fakt, dhe shiko edhe numrat per kete. Asnje aftim per ndotjen dhe klimen – Fakt, shkenca e ka provuar qe globi po ngrohet….asgje e re aty.
    Po ti shtosh edhe sjelljen prej njeriu te privilegjuar, te pa pergatitur, genjeshtar, te pa nxene dhe arrogant, normal qe shume njerez ne USA nuk duan tja shikojne me bojen.
    Te votosh kunder Trump nuk do te thote qe mbeshtet Antifen, je kunder policies apo je socialist. Edhe te votosh Trump nuk do te thote qe je racist, apo activist I KKK. Mungesa e kompromisit tregon paaftesi dhe si rrjedhoje solli renien e madhe nga pushteti.
    Shpresojme per nje zgjedhje te mesme dhe te zgjuar. Une I besoj popullit amerikan!

  5. Blaublut4 says:

    ???????????????????????????????☣️☣️☣️☣️☣️☣️☣️☣️☣️
    Koooooooqqqqqqqqeeeeeeee!

  6. ... says:

    O Usa ne demokraci njerezit kane te drejte te shprehin mendimet e tyre te pelqen apo jo ty. Sa per Trumpets mos i quaj kundershtaret ashtu se i bie qe ju te jeni Bidete qe besoj e di se per cfare perdoren. Keto zgjedhje do hyjne ne histori si vjedhja e shekullit ose me e renda qe ka ndodhur ne historine e shtetit amerikan prandaj mos u nxito sepse drama akoma ska mbaruar, duro deri ne fund. Si thote dhe udheheqesi yne i madherishem Ramazpn, skeni pare gje akoma

  7. dyshuesi says:

    Sa po me pelqen kjo historia me votat qe vidhen edhe ne amerike hahahah……. Po keta si do te bejne do therasin te huajte per te çertifikuar zgjedhjet? Por me ktyesorja eshte nese do japin mend neper bote per standatet e zgjedhjeve. Hahahahh…..ç’u kenaqem.

  8. andro says:

    qesh mire kush qesh i fundit. trump do te drejtoje dhe per 4 vjet ameriken. me cdo kusht

  9. DREJTËSIA

    Në ç’kohë jetuam e po jetojmë,
    si nuk pamë asnjëherë drejtësi,
    na mashtruan e na mashtrojnë,
    politikanët e vjetër dhe soj i ri.

    Zhvatën sa deshën këta makutë,
    pa pikë turpi e plot babëzi,
    veç gënjeshtra, dënim një mut,
    drejtësia e shpresuar një utopi!

    E kanë fajin njerëzit apo sistemi?
    Sorrollatje në këtë rreth vicioz,
    rëndësi ka kush do jetë ”mbreti”,
    ky sharlatan kaq ambicioz.

    Faji gjithmonë ngelet jetim,
    shpresa tashmë nuk ka vlerë,
    deshëm lirinë demokracinë,
    morrëm thjesht një mut mender!

    Komunizmi na la bujqësinë,
    demokracia na la veç një pras,
    nga diktatura në diktaturë,
    prodhuam vetëm shokë Taras.

    Sytë i patëm ne nga Europa,
    por ajo na doli kurvë plakë,
    ngelëm 30 vite në tranzicion,
    përpara s’bëmë asnjë hap.

    Shpresa na ngeli te Amerika,
    kjo lidere botërore e demokracive,
    që tërë kohës na përmend peshqit,
    por mbështet diktatorët e partive.

    E vërteta vonon por nuk harron,
    demokracia amerikane një fasadë,
    zgjedhjet e fundit një dalje boje,
    teori manipulimi, o sa gallatë!

    Ndërkombëtarët na i varën shpresat,
    te struktura e re e quajtur SPAK,
    që ashtu si OFL, është fiasko e madhe,
    peshqit e mëdhenj s’guxon t’i kapë.

    E ç’të bëjmë në këtë xhungël?
    Kemi tërë kohës në semafor,
    mirë pa punë edhe të varfër,
    por nuk kemi as ujë 24 orë!

    Popullin e vodhën dhe e lodhën,
    ia nxorrën jashtë qumështin e nënës,
    parajsa demokratike porsi ferr,
    duket sikur po vete në të s’ëmës!

  10. Koti says:

    Trampi, kjo bajgë që e ndyu demokracinë amerikane. Do duhet të ndërrohen breza që të vijë prapë siç ka qenë. Psikopaz, si Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje