Kryemninistri Rama i ka uruar ditëlindjen kryeinfermieres së Infektivit Merita Sefa.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është kënaqësi për të si kreu i qeverisë të urojë në këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë që e ka bërë natën ditë.
“Edhe 100 Merita! Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik.
Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19”, shkruan Rama, krahas fotos së kryeinfermieres.
????????
Keta qe sot jane ne krye te luftes duke rezikuar jeten jane HERONJ TE POPULLIT, kete duhet te shikoi Like floriri ky president idjot e hajdut qe nje here behet Vojo Kushi, nje here Mit Sokoli dhe sot na u be Nako Spiru….. Keta jane me te vertete heronj por ha syte o idjot me kete personel mjekesor qe po lufton nate e dite…..