Zgjedhjet e 25 prillit 2020 do të jenë sprova e dytë e Lulzim Bashës në përpjekje për të rikthyer Partinë Demokratike në pushtet, që pas ngjitjes së tij në krye të partisë, në verën e vitit 2013, përmes një procesi të kontestuar nga figurat e larta të selisë blu. Tashmë në aleancë me Ilir Metën, Lulzim Basha kërkon mbështetjen e shumicës së votuesve me një sagë misteresh dhe enigmash mbi shpinë, rreth të shkuarës së tij, të ruajtura deri më sot me fanatizëm në një mjegull gënjeshtrash dhe shmangiesh të njëpasnjëshme.
Lulzim Basha është i vetmi politikan shqiptar, i cili deri më sot nuk ka thënë asgjë të vërtetë rreth të shkuarës së tij.
Polemikat e ditëve të fundit rreth kasetës së masakrës së Krushës së Madhe, për të cilën i mbijetuari Melaim Bellanica pretendon se ia ka dorëzuar Lulzim Bashës si përfaqësues i Tribunalit të Hagës, është vetëm një nga nyjet e kreut të PD në raport me të vërtetën. Lulzim Basha vijon të mbajë në errësirë të shkuarën e tij në Holandë dhe rrethanat se si arriti të bëhej pjesë e UNMIK në Kosovë, në vitin 1999, në një grup me kunatin e tij Erion Isufin dhe Argita Berishën. Si u bashkua ai me Argita Berisha, kush i rekomandoj dhe për çfarë misioni?!
Një tjetër fakt i pashpjegueshëm që rrethon Lulzim Bashën, ka të bëjë me pasurinë e tij. Kur Sali Berisha e prezantoi në vitin 2005 si ‘djalin e të ardhmes së PD-së’, Basha posedonte një pasuri me vlerë 750 mijë euro. Si të ardhura nga UNMIK Basha deklaron 80 mijë USD, gati sa vlera e makinës së tij. Mbetet mister se si një djalosh, vetëm pesë vite nga mbarimi i universitetit, deklaron vilë në Holandë 231 mijë euro, katër apartamente në Shqipëri, makinë 72 mijë euro, mbi 130 mijë euro depozita bankare etj. Para studimeve, Basha njihej si një kamerier në Rinas, një punë kjo e nderuar, por që nuk siguronte të ardhura për përballimin e shpenzimeve për shkollim dhe jetesë, aq më tepër në Holandë.
Por, teksa shokët e tij punonin për të shlyer paratë e studimeve, Basha deklaron një pasuri të pazakontë. I mjegull roli i Lulzim Bashës mbetet edhe në tre skandale që kanë shënjuar qeverisjen Berisha, si afera me Rrugën e Kombit, marrëveshjen detare me Greqinë dhe vrasjes e 21 Janarit. Pas ngjitjes në krye të PD, karriera politike e Lulzim Bashës u shënua nga dy ngjarje të tjera të sqaruara deri më sot: Lobimi në SHBA me 650 mijë USD që nuk u dihet burimi si dhe vila në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranë, ku jeton tani.
Lulzim Basha nuk u është përgjigjur kurrë pyetjeve rreth këtyre dhe pikave të tjera të errëta në të shkuarën e tij. A mund t’i besohet qeverisja e vendit një politikani që refuzon t’u përgjigjet pyetjeve për pasurinë, karrierën dhe shtëpinë ku banon, duke mbajtur në errësirë të shkuarën e tij?!
20 pyetje që duhet t’u përgjigjet Lulzim Basha;
1. Kur e ka blerë Lulzim Basha vilën me vlerë të deklaruar 231 mijë euro në Utrecht të Holandës dhe cili është burimi i parave?
2. Në cilat data fikse i ka nisur Lulzim Basha studimet në Utrecht të Holandës dhe kur i ka mbaruar?
3. Sa ishte pagesa për studimet dhe cili është burimi i parave?
4. Si arriti të punësohej Lulzim Basha (kush e propozoi) pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe më pas si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë?
5. Në cilët datë fiks filloi punë pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë?
6. Çfarë pune konkrete ka bërë për gjykatën dhe çfarë detyrash ka kryer për OKB-në?
7. Në çfarë rrethanash Lulzim Basha punoi bashkë me Argita Berishën dhe kunatin e tij, Erion Isufi për UNMIK? Si u njoh me Argita Berishën?
8. Pse Lulzim Basha mohon takimin në Kukës me të mbijetuarin e masakrës së Krushës, Melaim Bellanicën, si përfaqësues i Tribunalit të Hagës, kur të gjitha dëshmitë konfirmojnë të kundërtën?
9. Cili është burimi i pasurisë me vlerë 750 mijë euro të deklaruar në vitin 2005, me vetëm 5 vite përvojë pune në UNMIK me të ardhura të deklaruara 80 mijë euro?
10. Në ç’rrethana përpiloi kontratën për ndërtimin e Rrugës së Kombit, bazuar në ligjet angleze (sipas KLSH) dhe jo atyre shqiptare?
11. Pse Lulzim Basha refuzoi thirrjet e prokurorisë për të njohur me dosjen e abuzimit me rrugën Durrës-Kukës duke sabotuar gjykimin me procedurë?
12. Në ç’rrethana e firmosi në 2009 marrëveshjen detare me Greqinë, e rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese, pasi Shqipëria humbiste rreth 350 km2 det?
13. A i qëndron sot Lulzim Basha kësaj marrëveshje dhe pse u mbajt e fshehtë?
14. Kush urdhëroi vrasjet e 21 Janarit 2011, kur ishte ministër i Brendshëm?
15. Cili është burimi i 650 mijë USD për kontratat e lobimit në SHBA? A janë dhënë paratë nga rusët apo thjeshtë janë përdorur për të mbuluar burimin e tyre?
16. Pse gënjeu Lulzim Basha se apartamenti i tij ishte dëmtuar nga tërmeti, për të justifikuar zhvendosjen në vilën e një oligarku në mesin e pandemisë?
17. Pse Lulzim Basha nuk publikon kontratën e qirasë së vilës ku banon aktualisht?
18. Në çfarë statusi përdor tre vila të tjera?
19. Kush ia dhuroi Lulzim Bashës makinën me vlerë 130 mijë euro, e cila ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest?
20. Pse u mbyll protesta kundër projektit të Unazës së Re, pas makinën së dhuruar nga kompania që po ndërton një pjesë të segmentit?
Shkrim pa asnjë vlerë, pyetje në adresë të gabuar.
Si mund të harxhohet kohë për të sqaruar pozicionet e një, në rastin më të mirë, një budallai që i ka të paktë shokët.
Ai zotëri qoftë budalla qoftë pusht duhet kallëzuar në prokurori për ato krime që ka bërë dhe vazhdon të bëjë.
Përndryshe nqs nuk keni gixim lejeni të qetë në idiotllikun e tij, le të hajë dhe ai përsheshin e tij.
I sakte, z.Ali. Le te na thote KM Rama biografine e Tij, te pakten ne France. Si u fut ne politike, etj.?!
Vetem ti s’è ditke?! Kur i vdiq babai,Edi Rama erdhi nga Franca per ta nderuar dhe varrosur.Fatos Nano e mer ne tel per ta ngushelluar dhe me pas i ofron postin e ministrit te kultures.Mos na lodhni kokat me gjera qe i di edhe bufi.Jane sterthene. Edi duhej sot te ishte ne krye te PD, por e kuptoi para te gjitheve se sporti i bashkejeteses nuk ishte i aplikueshem me”kallamin e gjate” te Ramiz Alise. Populli e ka thene, pas brezit te katert fillon te qyteterohesh, e pra as zeni me Argiten, as pjellat e tyre, nuk behen te qyteteruar,le te jetojne edhe ne NY. E pra, qe te qyteterohet e emancipohet nje vend, duhet ta udheheqe QYTETARIA. Ke kemi patur ne krye ne?
O ti Ilir,
Po pse lodhesh mor burre i dheut? Ja vlen te lodhesh me nje njeri qe ha pyka.
Ky që e quan veten Kolë Brana, nuk ka më tru. Ja ka falur Saliut. Sa do qe te lodhesh ti, ai nuk mbush.
O Kole , a rron ne kete bote ti ?! Edi Rama , jo vetem qe ka dhene shpejgime te plota publikisht neper media per gjithecka ti e paske te erret , por ka dhene edhe detaje e hollesira qe ty nuk ta kap truri ! Pse flet gjera koti , kur je ” ne ate bote ” ??? !!!
hahahaha po ku?????
tek Arben Kraja nje curravec qe rraporton tek berisha ne mbremje
dhd drejtesia e re duhen te nxirren zvarre nga ato zyra
nuk kane bere perpjekjen me te vogel per hetime
marrin milion lek nga taksat tona keta meskatenjet e dyte te drejtesis se re
keta pushta zvarre te terhiqen nga ato zyra te celbura
Ekzakt! Pyetje të drejta, por që duhet t’ia bëjë një prokuror, nëse dikur do ketë ndonjë të tillë. Jo se është Lulja e fortë, por pengesë janë fijet, fijet e rrjetës së merimangës që e kanë mbështjellë atë. Më sa ka ndodhur kjo me monstrën Berishë, në prehrin e të cilit ia vunë lulzimen, ata që vunë dhe vetë Berishën në krye të punëve të Shqipërisë pas vitit 1990. Pak ka bërë ai këto 30 vjet? Në shtyp, herë pas here, del një listë me afro 250 bëma e gjëma. I ka hyrë për ndonjë, jo për të gjitha, ndonjë gjemb në këmbë?! Do t’i hyjë Lules me nënshtetësi holandeze, pasaportë amerikane, milioner qysh 30 vjeç, jo me lekë, se ashtu jam vetë, por ne Euro. Mundej, por nëse ata që e mbrojnë, një ditë për arsye që i dinë ata, ia dorëzojnë “yllin” në ngjitje drejtësisë. Ngjajshëm kjo dhe me Berishën “burrështetas”. Janë siamezë. Nuk mund t’i ndash. Kjo mbase e bën dhe më të vështirë vetë puzzle-n.
Po SPAK e ka te veshtire ti formuloje keto pyetje ne menyre zyrtare? Apo eshte i zene me tentativa korruptive te policeve rrugore?A ka mundesi qe ju te mediave te kerkoni ndonje sqarim drejtueseve te SPAK,se per cfare elementesh kane akoma nevoje qe te hapin hetime zyrtare per kete indivit ? A eshte e drejte e shqiptareve qe te pretendojne nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion,ti kerkojne llogari drejtuesve te saj,pse nuk vepron kur mediat denonocojne publikisht afera korruptive te politikaneve te ndryshem dhe aktive politikisht?Kerkoni pergjigje nga Spak ju te medias,te pakten te sqarojne shqiptaret,se kur juridikisht fillon puna e tyre e kur nuk eshte kompetence e tyre per korrupsionin te politijes( Aktive),tradhetine komberare,rrezik i sigurise kombetare,nga politikane te korruptuar.
Ju i nderuari L.Basha nuk duhet te merrni asnje mundim per t’iu dhene pergjigje 20 pyetjeve . Vazhdo fushaten, shperfilli, vazhdo…Se vetem keshtu e ke fitoren ne xhep, te garantuar. Neser, media, me siguri do te jete ne Ju, me Ty. Une, jam nje analist i vertete, dhe parashikimet e mia dalin. Nuk dua gje nga Ty, vec administro fitoren, edhe per te miren e shqiptareve.
?????koqja e analistit????
Tamam ANAL-ist model shqupi hahahahah
Bera nje koment. Ju, lutem publikojeni?!
Vila ne Utrecht ka cmim 5 milion$ ne vendi ku e ka ble lulja nuk ka me lire nqse tema do fakte.
Lul argita fasllic keshille sigurise udb serbe serbet mal zi petrovic sali te lagje ali demi taku met deri 80.
Si duken bathet,jane larg pashket,thote populli.
Edhe puna e politikaneve te korruptuar,ku ben pjese edhe Lulja e Bashajve.
Ai qe eshte kompetent per kete pune dhe u trumbetua me te madhe edhe
nga amerikanet,A-SPAK-u,nuk pe behet i gjalle.
Edhe kur del ne ndonje konference per shtyp,
Arben Krajes,i lexohet frika ne fytyre,per te mos thene tmerri.
Kjo e ashtuquajtura reforme ne drejtesi,preku,
per hir te se vertetes nje pjese te mire te juristeve te korruptuar,
poooor mbeti gjysmake,nuk e coi deri ne fund misionin e saj.
Ata qe dolen nga drejtesia nga dera,hyjne nga dritarja,
ne formene avokateve qe mbrojne shoke te e tyre te korruptuar.
Ketu duhet kerkuar pse-ja per mosndeshkimin e Lules dhe
pjeses tjeter te politi-qeneve te tjere.
N.q.s. flasim gjithmone per hir te se vertetes,
drejtesia shqiptare nuk ka koqe te denoje ndonje nga keta
peshqit e medhenje,sepse per ate vendos daj Sami,
vetem ai eshte ne gjendje tju tregoi vendin korrupsionit
dhe krimit te organizuar shqiptar.
Daj Sami,ne rastin konkret eshte Lezja i Biberajve dhe Lobi i tije
serbo-grek.
A ka shqiptar qe beson se Elez Biberaj do ja pi driten jeshile,
per arrestimin e 2 B-ve dhe gjithe klases politike aktuale ?
Eshte e pamundur sepse kjo klase politike eshte gershetuar keq me njeri tjetrin,
sa eshte e pamundur te heqesh nje gjymtyre te njerit, se do ta ndieje edhe tjetri dhembjen.
Realiteti shqiptar eshte enedemik per nga lloi ,i papare.
Prandaj Lulja fle gjume i qete,natyrisht edhe Doktor Mortja,se mortja mut nuk ha.
Kete koment e kam per z.VANGJELI,KIKIA,HAXHIU qe vane ne emisionin opinion si ai miku ne dasem.Keta gjithollog qe flasin nga sexi te politika ishin komplet te papergatitur per ate emision.Une prisja qe ta pyesnin per burimin e pasurise deri ne 2005 sepse nga student me 5 vite pune nuk vihet ajo pasuri sikur dhe ne Lazarat te kishe toka.Z,BATON I THOSHTE MOS ME THUAJ GENJESHTAR SE FYHEM ,per te mos u quajtur i tille duhet ti kishte nxjere dokumentin qe thosh se disponon.Nuk po flas per Fevziun se ai eshte komplet injorant,pavaresisht qe shitet si enciklopedist.Keto pyetje ose te ngjashmet e tyre ti ishin bere ate nate dhe sqarohej gjithcka
Luli ka disa derrasa mangut ne koke. Atyre 20 pytjeve shtoju edhe nje pytje sa keke ka fituar me tenderat e zhvilluara ne Bashkine Tirane ne kohen qe ka qene kryetar bashkie. Sa rruge ka marre ne dorzim pa zbatuar projektin e hedhur ne tender ku ka rruge qe deri 2 m gjersi i ka mangut.
Ky është një PESHK I MADH. Nuk ka tigan që e fërgon. Ajo se kush fshihet pas tij është tjetërgjë. TJETËRGJËNË nuk mund ta gjejmë ne, por CIA.
Ke harruar.. a eshte Lulzim Basha pronari i Megatek? Po thaset me para te plackitura ne kohen si kryetar bashkie ne Tirane? Po 10 votat e famshme te marra nga plehrat?
Keto pyetje duhet ti beje OFL e leshit, ky per ne si popull as nuk e rruan fare. Perderisa ky dhe te tjere trashin qafen me pasuri te kundraligjeshme dhe institucionet e drejtesise nuk meren fare me qeveritaret, ky vazhdon te beje qef. Te kam dhjere moj shqiperi, fati yt tek ky njeri.
Shume mire i ke more zoteni qe ke bere keto 20 pyetje per Lulzim Bashen,por kujt ja thua? Jane te verteta,por ja qe SPAK-u nuk do qe t’ia dij fare,se, ne fakt keto pyetje dhe pergjigje qe i kerkohen Bashes duhet t’i beje ai.SPAK-u vdiq qe diten qe u krijua.Shpresa e shqipetareve u shua.Nuk ka drejtesi ne shqiperi.Edhe Amerika qenka me e dobet se Saliu,Basha,Meta,etj.
Kete pinokun e urren VUÇIÇI???????
Mos e ngateroni me gjithato pyetje bashke , ndajani pese e nga pese !
VEFA, burimi fillestar