Nga Spartak Ngjela
Para disa orësh u njoftova se, dje, ka ndërruar jetë Bashkim Kopliku.
Ishte miku im i vjetër. Inxhinier i talentuar, dhe një burrë me kod moral të pacenueshëm. I talentuar, aq sa edhe i drejtë; intelekt i lartë, aq sa edhe me thjeshtësi në sjellje; ministër i suksesshëm dhe i pakorruptueshëm.
Me veprimtari të madhe profesionale në Durrës.
Bashkim Kopliku ishte themelues dhe drejtues i talentuar i Uzinës Elektronike në Durrës, që iu dha mundësi të gjithë shqiptarëve të dilnin nga errësira izoluese me televizorë të nivelit të lartë për kohën.
Bashkim Kopliku, ishte shkodrani i talentuar dhe intelektuali i nivelit të lartë teorik, që i dha shoqërisë së emancipuar durrsake, gjithçka për modernizimin e jetës së saj.
Tani ai nuk jeton më, por, për burra si ky, gjithmonë i mbetet historisë që t’i lartësojë në faqet e saj.
Ngushëllimet e mia familjes së tij, duke theksuar: marr edhe unë pjesë në pikëllimin tuaj.
Ngushellime familjes dhe te afermeve te te ndjerit Bashkim Kopliku! Ai njeri i meriton te gjitha vkeresimet e sapo shprehura nga Z. Ngjela!
Me hidherim te thelle dhe ngushellime!
????
Ngushellime Familjes se Bashkim Koplikut. Ky vend ka nevoje me shume se kurre per njerez te tille te pakorruptuar
Sa turq pushtues kishte vrare ki gyzeli shkadron!?
Bashkim Kopliku eshte nje nga te paktet,ne mos I vetmi nga drejtuesit e lart te qeverise Meksi,qe nuk lepiu ate qe peshtyu, pra Sali kriminelin, shumica si Imami,Rruli,Pollo, Shehu,Shehi, etj u kthyen si te dhjer te Saliu.Meriton respect si njeri dinjitoz!
Shume e vertete. Z. Kopliku i ben nder Durresit dhe gjithe Shqiperise. Nese bashkia Durres nuk e ka bere akoma, eshte ora ti jape titullin qytetar nderi.
Ngushellime families!U prehte ne paqe!Nje njeri me vlera me pak!Trishtim!