Interi përmbys Torinon, Romës i mjafton një pjesë ndaj Parmës, Sassuolo në krye të Serie A

22 Nëntor 2020, 17:05Sport TEMA

Interi dhe Roma arritën të marrin pikët e plota këtë javë të tetë në Serie A.

Nëse Roma fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Parmës, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Interin, pasi deri në minutën e 62-të, zikaletrit ishin duke humbur 0-2.

Edhe njëherë tjetër, Lukaku ishte ai që vendosi ndeshjen. Belgu realizoi dy gola, ndërsa shënuan edhe Sanchez e Martinez.

Për Romën ishte gjithçka e thjeshtë ndaj Parmës, ku rezultati 3-0 u vendos brenda 12 minutave në pjesën e parë.

Ndërkohë, surpriza deri tani në Serie A është Sassuolo, e cila është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes, pasi triumfoi 0-2 në një fushë të vështirë, si ajo e Veronës.

Aktualisht, Sassuolo është në kuotën e 18 pikëve, ndërsa në vendin e dytë renditen Milani dhe Roma me nga 17 pike, me kuqezinjtë që do të luajnë në mbrëmje në Napoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje