Skuadra e Bylist ka marrë një tjetër rezultat negative në sfidën e luajtur në fushën e saj kundër Skëndërbeut.
Vendasit ndodhen në një krizë të rëndë rezultatesh, ku dhe pse ishin favorit për të triumfuar u mposhtën me rezultatin 0-2 nga korccarët.
Dy golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Julian Ahmataj u shënuan nga ana e Pusit dhe Tereziou.
Ndërkohë, takimi tjetër mes Kastriotit dhe Apolonisë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Të parat që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Fieri që shënuan në minutën e 80-të me anë të Mihanaj.
Por, vetëm pas pesë minutash ishte sulmuesi i krutanëve Sebino Plaku që nga pika e bardhë e 11 metërshit barazoi shifrat. (TemA)