Nga Frrok Çupi
Dera e zyrës së madhe, thuajse sallë mbledhjesh, kërciste në çdo dy minuta, por ata nuk po vinin. Liderët e rinj të politikës thuajse nuk prisnin asgjë tjetër. Që në mëngjes, dy të dërguar special të PD, ishin dërguar në Shkodër. Kishte të dhëna se atë ditë Shkodra do të mbytej në gjak; ishe fillm i vitit 1991. Nata e ftohtë i kishte kapluar në lodhje të gjithë anëtarët e udhëheqjes së PD, në atë zyrë të madhe në Rrugën e Kavajës. Pritej të vinin ata të dy, nëse nuk vinin edhe pak- nuk do të vinin kurrë më; atëherë puna do të ishte keq në Shkodër.
Por papritur dera ra me një trokitje tjetër, më të kujdesshme. Ata erdhën. I pari hyri Blerimi (Çela). Ndërsa Bashkim Kopliku u ul në një nga karriget, Blerimi mbeti më këmbë dhe nisi të flasë: “Ça të them!…”, tha. “Më mirë të ishim vrarë ne!”- tha Blerimi, dhe lëshoi një lum psherëtimash.
-Kurrë nuk ia shpërblejmë partisë, kurrë! Çfarë i kemi bërë ne Partisë, nuk ia shpërblejmë kurrë!-, fliste ai e qëndronte më këmbë.
-Fol pra- i tha Gramozi, me zërin që i bëhej më shumë si ndërhunë kur bëhej nervoz apo kur ia shpifte dikush. ‘Çfarë partie na thua, prapë në Partinë e Punës je ti!?’
-… Makina!- tha Blerimi, duke e lëshuar frymën si të ishte një kacek.
Makina e PD me të cilën po udhëtonin Bashkimi dhe Blerimi, ishte përplasur nga treni te ‘ shinat e Kamzës’. Makina ishte copëtuar, por të dy shpëtuan pa asgjë. ‘Ishte makina më e mirë e PD!’, qante e i lutej Partisë, Blerimi. PD sapo kishte marrë dhuratë 7 makina të vjetra nga biznesmeni kosovar në Zvicër, Hajdin Sejdia; dhe vërtet ajo ishte makina më e mirë që ruhej për kryetarin e PD.
Po ndërsa Bletimi i falej partisë si një komunist i devotshëm, të tjerët në kryesi, ‘kopilë’, e morën në dorë situatën komike. Merr fjalën Shahini, Shahin Kadare, vëllai i të vëllait dhe bir mençurie:
-Blerim, a nuk gëzohesh se sot ka shpëtuar Shqipëria?!
Blerimi u mahnit komplet
‘Po, po!, ka ahpëtuar Shqipëria, se po të ishit vrarë ju, këtu do të niste lufta civile. Ne demokratët do të thonim ‘na i vrau Sigurimi’, ndërsa komunistët do të thonin ‘i vrau Demokratikja’
-Mooos! Kurrë nuk ia bëj Shqipërisë këtë gjë, le të vdes unë!- tha Blerimi,- ndërsa plasi e qeshura me kokë ulur në atë sallë…
Bashkim Kopliku kishte gjetur një karrige në cep dhe përpiqej të futej sa më thellë që të mos e shikonte njeri me atë çfarë po thoshte bashkudhëtari i tij.
Gjithë jetën e tij politike, Bashkimi qëndroi me zor, shumë ngushtë, në pisllëkun e partisë. Nuk i kreu disa detyra shumë të rëndësishme që i caktoi Partia:
Nuk i rrahu as i vrau kundërshtarët e Berishës brenda në PD, as Gramozin, as Azemin, as mua… kurrë, megjithë presionin që do të kishte pasur. Kjo e para, por që e shembi politikisht saqë sot PD nuk i bën një kurorë fjalësh në ditën e vdekjes.
E dyta, nuk doli në fshatrat e Veriut në mars 1997 për të mbledhur militantë, t’i armatoste dhe t’i dërgonte në luftë kundër popullsisë në Vlorë.
Po kot! Më mirë ta kishte bërë Bashkimi pisllëkun se ata që e bënë.
Gjithmonë ka a të tjerë që e bëjnë punën e pistë. ‘Kopilëve’ në PD dhe popullit në Jug iu sulën Tritani, Safeti, Gazidede, Spahia…, nuk e gjeti gjë ‘makinën’ e PD që ushtroi dhunë dhe bëri pis njerëz, pse nuk desh Bashkimi.
Nxitja e vllavrasjes Veri-Jug eshte Krimi me i madh i Sali Karaxhicit.
Burre( me faln mashkull se burre seshte) me te piste se Cupi nuk e gjen ne gjithe malcine.
O PAL…emrin e ke puro nga toka ime(shqiptare)….në shkrimin që ka bërë FRROKU për ato vite eshte e vërtet(janë kohët e fundit që une jetoja në token time) dhe jam deshmimtare i atyre ngjarjeve!!!!O PAL…nuk eshtë FRROKU e keqja jote,e imja,e shqiptareve…AI shkruan dhe jep mendimin per kë e kupton!!!!Me miresjellje dhe sinqerisht shqiptari jot pyka!!!
Or Pal, malcori injorant vegel qorre partishe. Cupi asht tamam BURRE se nuk i mban besen besepremit, sic ben ti mor mjeran, miop minus njezet, me t’marr perdore dreqi i mallkuem…
Saliu së shpejti do të përgjigjet .
Do ti lajë gjynahet në këtë botë.
Ashte e vertet dikur nje krytar komune shefi i nje idiotit qe ishte deputet ne loznim me te dhe ai kujtonte se è donim me jete partine demokratike na thoshte me krenari se kishte thane doktori ne kofidenc se do qeverisim nja 10 vjet rrjesht e zgjedhjet do ti bajme fallso.
Flet vet dhe pergjigjet vet. Bashkimi kishtet meritat e veta, s kishte nevoje per nje kurore nga partia qe e anatemonte cdo dite e cdo ore. Keshtu funksionon demokracia ne tere boten. Sigurisht te vjen keq kur konstaton se ne funeralin e tij ishte edhe nje parti demokratike vendore e vdekur, bashke me kunatin e tij. Po ketu fali eshte kolektiv. Ashtu sic thoshte i ndjeri ish politikan qe s e ngjeu gishtin ne pasurine e popullit te tij sic beri shumica.O Frrok, mjaft me keto paradigma bajate. Jo se po genjen. Po ashtu ishte shumica e juaj qe u ngarkuat me hir a me pahire te krijonit nje gjallese artificiale per te kundershtuar partine kriminale ku po shumica juaj kish kerkuar strehim ne kohen e diktatures, Ku ishe futur ti o Frrok? ne shtepine e sekretares se pare, apo jo. Ku ishte futur i ndjeri Bashkim” Ne shtepine e sigurrimsit kriminel Konica… Po keshtu Pashko, bir i njeriut qe futi me urdher ne dhe gjithe eliten perendimore shqiptare, Ruli gjithashtu, e te tjere me radhe. Ndaj nuk realizohet pluralizmi, demokracia. Se ju jeni ujqer te vertete qe hani njeri tjetrin , shqyeni njeri tjetrin dhe populli i shkrete ose ju ben sehir, ose merr kembet ne krahe dhe iken ne drejtim te paditur. Si ke guximin te dalesh neper ekrane akoma, ti sherbetor i shume zoterinjeve. E ke pare veten ne pasqyre me ato rrathet e nj nen sy si ngjan, si nje kukuvajke e vertete.Mero, beji sherbimin e fundit fjales se lire.Mos i nxirr me keto fytyra, bashke edhe me ate rubiksin Ndreca se na vjen per te vjelle kur i shohim.
Shume bukur Ideali. Eshte koment i goditur. Respekte
??
Z.Frrok ka jetuar realitetin e trishte te krijimit dhe funksionimit te opozites se pare shqiptare dhe si gazetar ai ju rrefen shqiptareve te verteten dhe per kete kemi nevoje me shume se per çdo gje tjeter, per te verteten dhe transparencen. Por dembelet dhe hajdudet e urrejne te verteten dhe transparencen dhe keto per fat te keq perfshi edhe korrupsionin qe kane lidhje zingjir me dy te parat jane njesh me administraten shteterore. Nuk di qe Frrok Çupi te kete mbajtur kurre poste shteterore, megjithese kultura,arsimi,inteligjenca,respektimi i ligjit i normave shoqerore dhe bindjet e tij properendimore ja lejojne te jete nder perfaqesuesit me te denjte te ketij populli te vuajtur. Ai kritikon opoziten e pare shqiptare se ne vitin 92 kishte ne realitet perkrahjen e me shume se 70 % te shqiptareve, por me te marre pushtetin me injorance e dinakeri,apo edhe nga mungesa e pervojes, ajo qeveri e pushtet ndoqi rrugen e Enver Hoxhes, antiperendimore per shqiptaret, megjithese çirreshin per liri demokraci. Ishte nje shans i humbur per shqiptaret dhe i beri dem me te madh popullit shqiptar edhe me shume se R.Alia e F.Çami ne 85 kur gjermanet kishin plan konkret per shqiptaret. Pasojat e politikes antieuropiane te qeverise se pare demokratike duan vite te rikuperohen, kaluan 28 vite e prap jemi larg. Ja ketu eshte i gjithe mllefi i Frrok Çupit si deshmitar i ngjarjeve te vitit 92-97.
Kushedi si terbohet aty ku eshte Bashkimi, kur degjon se e lavderojne spiunet.
Relitet i hidhur z.Frok!Bishat te drejtuara nga kryekrimi Berishe ishin te gateshme te digjin jo vetem ç’do kundershtar brenda Partise se Dallaukeve (PD),por perse jo edhe Shqiperine siç edhe tentuan disa here!Ndaj vertetesia e disa individeve qe kishin hyre ne “Partine e dallkaukeve”binte ndesh me programin vrastar te kryekrimit ndaj edhe i ndjeri Kopliku braktisi kete tufe injorantesh e lapanjozesh siç ishte Tritan Shehu me nofken “kuqi” apo nje fare Safet Zhhulali qe pasi pervehtesuan e bene kerdine ne emer te “Partise se Dallkaukeve” moren ate qe meritonin ngordhjen e tyre nga kanibali Sali!
Eshte disi e habiteshme qe kush e braktisi kete tufe shpetoi nga jeta e kush qendroi si ze i kundert kunder bishes Sali ,morri me vehte “infarkt miokardin” ne kliniken Italiane!
Je nder te paktet “Demokrate” me kuptimin e plote te fjales ne ate llum idiotesh e hajdutesh qe edhe pse dogjen ,vodhen e vrane Shqiperine,as u hyri ndonje gjmb ne kembe e sot si gjarprinj kerkojne te nderojne lekuren per zgjedhjet e 2021!Fatkeqesi e ketij vendi.
Frrok, spo ndihesh me per ate qe han keneta9Trumpin), Apo i ke me situata gjerat …
Nuk ka dale ndonje president i keq amerikan. Dikush me pak e dikush me shume, te gjithe kane qene te shkelqyer per popullin shqiptar. Trump ka patur nje veçori, ka qene i drejtperdrejt dhe ka perdorur fare pak diplomaci dhe ky karakter ndoshta e beri me te ndershem ne raportet nderkombetare. Ate qe e thoshte e bente,dhe ç’eshte me kryesora ai nuk ishte hakmarres,pamvaresisht sjelljeve prej kaposhi.