Berisha: Kastriot Islami pjesë e vjedhjes së ndihmave, Baton Haxhiu përfaqësues i shquar i Kosovës

23 Nëntor 2020, 17:19Politika TEMA

Gjatë periudhës janar-maj 1999, në kulmin e mizorive të Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, ish-kryeministri Sali Berisha ‘harroi’ përkohësisht luftën me Fatos Nanon, ndërsa nisi një fushatë sulmesh kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos ndaj Hashim Thaçit.

Krahas akuzave ndaj UÇK-së, e cila konsiderohej nga Berisha si bandë komuniste-marksiste, njësi guerile që kopjonte Che Guevar-ën në Kubë dhe lojë e njerëzve të Millosheviçit, gazeta Rilindja Demokratike, praktikisht zëri i Berishës, kishte nisur edhe një fushatë denoncuese, duke pretenduar për vjedhje të ndihmave për shqiptarët e dëbuar nga Kosova dhe që kishin zbarkuar në Kukës dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Në numrin e gazetës Rilindja Demokratike të datës 1 maj 1999, Berisha akuzon edhe Kastriot Islamin si pjesë e mafies së vjedhjes së ndihmave për refugjatët nga Kosova. Sot Berisha dhe Islami janë në një front opozitar. Në artikull me titull “Stefani e ha në vend të Islamit’, flitet për një zyrtar të qeverisë që ishte shkarkua nga Pandeli Majko, në atë kohë kryeministër, për abuzime me ndihmat.

Sipas ‘RD’, përgjegjës ishte Kastriot Islami dhe jo Stefani. ‘Mbetet që fajtori të kërkohej më afër kryeministrit, dhe, pikërisht tek Kastriot Islami, që në një mënyrë krejt të befasishme u caktua të merrej me menaxhimin e miliona dollarëve që kanë vërshuar për të ndihmuar në përballimin e krizës që shkarkoi mbërritja e qindra mijërave shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur me dhunë nga rojet e tyre”, thuhet në artikull.

Në gazetën e Partisë Demokratike, të besuarit Berishës, artikulonin akuzat nga më të çuditshme me adresë të kundërshtarëve të tij të atëhershëm që nga Arben Imami, Sabri Godo, Neritan Ceka, Rexhep Meidani, Skënder Gjinushi etj.

Në 18 maj 1999, deputeti i PD, Jemin Gjana, akuzon Sabri Godon dhe Skënder Gjinushin për një plan për eliminimin e politik të presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova. Godo ishte në atë kohë një nga politikanët më aktivë në Kuvend, në mbështetje të luftës së UÇK-së në Kosovë. Godo drejtonte Partinë Republikane, e cila sot drejtohet nga Fatmir Mediu, aleat i Berishës.

Ndërkaq, disa figura që Sali Berisha sot i ka shpallur armiq dhe tradhtar, në atë kohë i shpallte përfaqësues të shquar të Kosovës. Berisha akuzon prej disa vitesh gazetarin Baton Haxhiu si agjent të Beogradit, bashkëpunëtor të Ramës dhe Thaçit, e cilëson Baton Stanishiq etj. Por, në vitin 1999, Berisha e konsideronte gazetarin Baton Haxhiun si përfaqësues i shquar i Kosovës.

Në një reagim për ‘RD’, Berisha i kërkonte qeverisë socialiste “të hapë media e saj, pasi unë jam këtu për të denoncuar këtu faktin se Bukoshi, Blerim Shala, Baton Haxhiu dhe shumë përfaqësues të shquar, për të cilët kanë mbajtur hapur ekranet RAI, BBC. Uorld, rrejte televizive gjermane, franceze etj., nuk kanë pasur mundësi të nxjerrin asnjë mesazh ndaj qindra mijërave shqiptarëve dhe njerëzve të tyre që ndodhen në Shqipëri apo në Evropë”.(Shqiptarja.com)

13 komente në “Berisha: Kastriot Islami pjesë e vjedhjes së ndihmave, Baton Haxhiu përfaqësues i shquar i Kosovës”

  1. ⚖️????⚖️????⚖️????⚖️ says:

    Berisha kriminel .

  2. Shefkiu says:

    Kjo është mënyra berishiane e të bërit politikë. Ai është aq i pavërtetë në deklarimet që bënë, sa lemerisë të gjallë e të vdekur. Por ajo që habit qëndron në faktin, se Berisha akoma shpreh një besim të patundur tek kjo mënyrë e të bërit politikë dhe as i shkon ndërmënd, se ky qëndrim dhe kjo mënyrë sjellje e ka çuar nga humbja në humbje. Të mos flasim pastaj për dëmet e pariparueshme që ka shkaktuar në jetën politike të vëndit dhe sidomos në konstruktin edukativ e shpirtëror të brezit të ri të politikanëve.

  3. Shih cfare surrati says:

    Cfare ftyre prej pacienti psiqik. Fat i keq per popullin shqiptar, qe pas nje periudhe dikature ramë ne dor te ketij. Njeri qe merrte ilaçe psikiatri. Edhe kta te Pds ia dinin dhe kur shkonin ne presidence pyesnin a i ka pi ilaçet doktori.

  4. TIRONA says:

    Kjo eshte demokracia shqiptare e gatuar nga hiena ramiz alia dhe lobi serbo-Amerikan!?⛏

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Baze & Lumani
    .
    Këto lajmet e Salehut
    Ju lutem, na i kurseni
    i dimë krimet e tij
    përmënç ne mund t’i themi.
    .
    Vetëm njoftime të tilla për sb na postoni:
    Rrëshkiti, theu qafën, ra nga ballkoni.
    E zuri rëndë COVIDi dhe u intubua
    në reanimacion është Lugati, me gjithë grua.

    … dhe Epitaf:
    Si mi fekalesh
    jeta e tij rrodhi
    nëpër kanale
    gjersa Ngordhi!

  6. Fisi says:

    E ka pi gjakun e Shqiptarëve ky Bastard.

  7. Arbërori says:

    Asgjë të re nga Saleh serbi, të shan e të akuzon kur nuk je në të njëjtën linjë me të, të përkëdhel e të lavdëron kur i lëpihesh.

  8. ⚖️⚖️ says:

    Saliu more Saliu,
    Nuk na ndahet faqe ziu;
    Nuk e ngopi kurrë pushteti,
    Nuk ju ngop kurrë dhe xhepi,
    Thotë s’kamë marrë,
    Nuk kamë në trastë,
    Fëmijët i kanë marë me thasë.
    Kanë prona kanë vila,
    Nëpër botë kanë llogarira;
    Por .. sahati po i vjen ,
    Do rrëfehet me sezbën .
    Si SPAK dhe BKH ,
    Do tja nxjerrin një më një.
    Bashkë me president mavrinë,
    Do të japin llogarinë .

  9. Lani says:

    Me qesharak se c’eshte ketu ne kete foto s’behet. Qesharak dhe hipokrit i zi?

  10. Likja says:

    Po shtyhet me hy pa rradhe si i djallezuar qe eshte…edhe ktu bo hile …mos e lini..nxirreni nga rradha…

  11. Lasgushi says:

    Fatkeqesia e Shqiperise,nuk eshte Sali Berisha.
    Fatkeqesi e saj,eshte se Sali Berisha nuk mundet te ndeshkohet e denohetxper krimet qe ka kryer,ndaj atdheut tone.
    Nuk ka gjykate ne ruzullin tokesor qe denon Berishen.Sado makabre te jene,krimet e ti.AI ESHTE I PAPERGJEGJSHEM PARA LIGJES.Sepse eshte i cmendur,i semure psikik.Te pakten ti sekustrojne pasurine e vjedhur.Dhe te pakten ta mbyllin me kurim te detyruar,ne cmendine.

  12. Fotografi , qe flet shume !
    Kaci eshte i zi apo i bardhe ?!!!
    Po Batoni ?!!!

  13. Albani says:

    Te gjithe ju miqte e mi kini degjuare se koha nuk pret!
    E pra tani ka ardhe koha qe te luftohet berishizmi si rryme me e rrezikeshme se vete Berisha ne shratin e lengimit.
    Kjo eshte çeshtja me e koklavitur per shqiptaret qe duane shqiperine dhe kombin e tyre. Se mire ideatori po jep shpirte por vjen behari filizat qe ka lene prapa kane per tu çelur ne se ne i leme te qete dhe pa ju treguare vendin as me shume dhe as me k por vetem ashtu siç e meritojne ne te vertete
    Te luftohet me renje dhe me dege rryma famekeqe dhe tradhetare BERISHIZMI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje