Mimi Kodheli është zgjedhur zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Mësohet se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme.
Asambleja Parlamentare e NATO-s, në seancën e saj ka vendsour që në unanimitet të plotë të zgjedhe Mimi Kodhelin në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Aktualisht, Kodheli është Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO.
Ajo tashmë është bërë e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare. Kodheli ka publikuar edhe vetë një foto në rrjetet sociale, në lidhje me vendimin e marrë gjatë kësaj mbledhjeje.
Shume e rendesishme dhe historike per Shqiptarine.
Nje politikane model,nje deputete serioze,nje intelektuale dhe shtetare me vlera,nje grua dhe bashkeshorte e perkushtuar ndaj punes dhe familjes.
E paimagjinueshme per nje vend te vogel qe deri dje nen nje regjim te dhunshem,sot me nje perfaqesuese te larte ne organizaten e Atlantikut te Veriut.Nje kontribut me shume i grave shqiptare ne institucione shume te rendesishme.
Suksese Z. Mimi!
Tani shpetuam, NATO nuk ka me nevoje per USA ,cdo gje do te behet me perpikemeri…!!???
Who cares…anyway Congrats ?..!!!
Urime Mimi, e meriton, suksese. ????????…
Urime nga zemra burrnesh
Vetëm mirë e ma mirë, të dëgjojmë e shikojmë për njeriun e mirë, Mimi KODHELI.
Të lumtë, të lumtë.
Urime Zj.Kodheli !