Gjoba e Metës në ditëlindjen e Bes Kallakut, dhe në mediat greke

24 Nëntor 2020, 12:13Politika TEMA

Gjobitjes së Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi pasi hapur dhunuan çdo rregull dhe ligj të mundshëm për masat anticovid te ditëlindja e aktorit Bes Kallaku i kanë bërë jehojnë edhe mediat greke.

Protothema shkruan se Meta u gjobit me 80 euro pasi shkeli rregullin e mos grumbullimit të më shumë se 10 personave në një vend, ndërkohë që tek ditëlindja e Bes Kallakut ishin rreth 30-35 të tillë.

“Presidenti i Shqipërisë, gruaja e tij, një kryebashkiak lokal (Erion Isai sh.r) u gjobitën pasi morën pjesë në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku duke thyer masat anti-Covid”, shkruan Protothema

Gazeta greke i referohet edhe gjobës së vendosur ndaj restorantit, i cili duhet të paguajë rreth 8 000 euro.

Mbrëmjen e djeshme Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për gjobën që vendosi policia në lidhje me organizmin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, duke i konsideruar si marrëzi dhe lojëra pasi ai është shembulli i përgjegjshmërisë, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.

1 komente në “Gjoba e Metës në ditëlindjen e Bes Kallakut, dhe në mediat greke”

  1. Plugu says:

    E ku pyet Meta dhe Monka per 80 euro? Ata jane multimiljarder.T’i heqesh Metes nga xhepi 80 euro,eshte e njejta sikur te me heqesh mua nje qime nga bytha.Ama gjobe i thençin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje