OFL i dërgon formularët tre të dënuarve nga Tirana: Deklaroni burimet e pasurisë brenda 48 orëve

24 Nëntor 2020, 13:07Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 3 personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.

Në rrjetën e OFL kanë rënë  Fabjon Lamja, Fatjon Kodra, Erland Markola.

Deklarata e OFL:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Fabjon Lamja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

Fatjon Kodra banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;

Erland Markola banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

2 komente në “OFL i dërgon formularët tre të dënuarve nga Tirana: Deklaroni burimet e pasurisë brenda 48 orëve”

  1. Luli Nishtulla, kryeministri i Shqiperise! says:

    Hahahahaha!

  2. Lul dordoleci nuk eshte i afte as per te trembur zogjte ne fusha says:

    OFL do te kete kujdesin dhe respektin tone kur tu kerkoje llogari jo vetem ordinereve , trafikanteve , dhe shkelesve te thjeshte te ligjit , por kur tu kerkoje llogari dhe hetoje ne menyre radikale politikaneve nga me i vogli deri te presidenti e kryeministri , ti thote Metes : brenda 3 diteve te justifikosh pasurine , po keshtu dhe Saliut , Rames , dhe karabushit Lul . Dhe besomeni me ta OFL -ja do ta kete me te kollajte , e para , u duken te gjitha ckane e cnuk kane , u futen ne politike me nje xhskete e kapardine ngjyre krem fhe u bene sa te hapesh e mbyllesh syte miliarders , duke mos patur reth tyre as fabrika dhe as biznese qe tu japin te ardhura , dhe e dyta do kene mbeshtetjen e pafundme si brenda por dhe nga jashte , partneret tane …..Atehere po , do te themi me plot goje se dicka leviz , treni i drejtesise se re ecen perpara , do kete pengesa ???? Ska pse te kete pengesa , mjafton te votohet ligji ku kush do qofte i neneshtrohet hetimit dhe kontrollit ligjor qe nga Presidenti i Republikes , te Kryeministri dhe deri tek qytetari me i thjeshte , asnje te mos kete imunitet sic nuk kane edhe ne shtete potente USA ose Gjermani ,Britani , France e gjetke , keshtu ka kuptim OFL , BKH , apo SPAK , nese nuk vazhdohet keshtu atehere OFL te nderoje emer , ta quajm OVK …….operacioni vari karin ……dhe mos te mari kaq roga te majme por nje rroge si gjithe te tjeret , punonjesit shteterore …….jo per gje , po u shqepen duke mbushur bankat me roga gjigante , thua se na tepronin dhe tua japim atyre , Prokurori i pergjithshem ron ??????????? Shqetesohem per shendetin e tij , gjall eshte ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje