OFL zbarkon në Kukës, Berat dhe Dibër, ja 6 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh

25 Nëntor 2020, 15:26Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 6 personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.

Në rrjetën e OFL kanë rënë 6 të dënuarit: Astrit Dedja, Xhevahir Potja, Ilir Tusha, Lulzim Tusha, Amarildo Çobo, Aleksandër Kuqo.

Deklarata e OFL:

 

 

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. D., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Xh. P., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

I. T., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

L. T., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

A. Ç., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, i mbetur në tentativë;

A. K., banues në Berat, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

(TemA)

3 komente në “OFL zbarkon në Kukës, Berat dhe Dibër, ja 6 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh”

  1. Fshatari nga Baldushku says:

    Paskeni Vajtur Shume Large dhe Keni Harzhuar edhe Benzin kote se koti, edhe jeni Lodhur…sidomos ajo rruga e Peshkopise!!
    Ju te “Ligjit” Nuk thashe “Maliqit”…pse kaq Large´???Fillojne nga Ilir Meta…e keni shume afer…dhe pasta..Nga Lulezim Basha..qe eshte shume i “Varfer” ka Dy Vila dhe dy te Tjera me “Qera”…sa “Gjynah” i shkreti…!!Fillojni nga Sali Berisha…dhe Medi-Gerdeci…c´fare Shkoni ne Peshkopi dhe Korce…keta jane te FUNDIT….dhe per te Respektuar ne Krahasim me Personat qe permenda me siper…lool

  2. Luli Nishtulla, kryeministri i Shqiperise! says:

    Po nuk u arrestu Monalikja, Edi Rama, Prostituta Kombetare Sali,nuk behet ai vend!

  3. Go says:

    Perse i nxirrni me iniciale apo qe te mos preken ne seder meqe jane burra te ndershem?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje