KED ndalon 3 kandidatë për Kushtetuesen

26 Nëntor 2020, 21:05Kronika TEMA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A: Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:

1. Aldona Sylaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

2. Ardita Buna, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

3 . Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

4. Ardita Buna, vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

1 komente në “KED ndalon 3 kandidatë për Kushtetuesen”

  1. Lanabregesi says:

    Bravo Vitore Tusha,je vene ne sherbim te dyshes Berisha-Meta,me cdo kusht ne kushtetuese futur futur sherbetoret e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje