Mos ua merrni për të madhe këshilltarëve të Kukësit

27 Nëntor 2020, 19:42Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

“Çdekretimi” i titullit qytetar nderi për Veton Surroin nga këshilltarët e Qarkut të Kukësit, më shumë se tragjikomik, është vetëdenoncues.

Por jo aq shumë për ata të keqkuptuarit, të cilët ngritën dorën apo firmosën atë akt qesharak në qytetin verilindor, se sa për sistemin e antivlerave, që kemi ndërtuar në këto 30 vjet.

Ndaj edhe distancimi i paqortueshëm i kryeministrit Edi Rama prej asaj që ndodhi është i pamjaftueshëm dhe nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe.

Sepse, në finale, nuk duhet kërkuar faji vetëm tek ata kuksianët, të cilët u penduan papritur për “nderin” që i kishin bërë Veton Surroit para pak vitesh.

Sepse kjo punë tashmë është shndërruar në mendësi sunduese për politikën dhe për jetën publike në Shqipëri.

Ndaj edhe mos u merrni shumë me ta, se nuk kanë ndonjë përgjegjësi të madhe. Sepse në gjithë këto vite kanë parë dhe dëgjuar shumë më keq se ç’kanë bërë vetë.

Fjala vjen, çfarë kanë thënë në kohë të ndryshme Edi Rama për Ilir Metën apo Fatos Nanon, Ilir Meta për Sali Berishën dhe Edi Ramën, Sali Berisha për Ilir Metën, Fatos Nanon dhe Rexhep Meidanin, Lulzim Basha për Ilir Metën dhe Edi Ramën e kështu me radhë, pa u futur fare në raportin me figurat e Kosovës.

Ndaj edhe mos ia merrni për të madhe atyre burrave të provincës, që e dinë se historia varet prej konjukturës politike, ku i njëjti person mund të jetë brenda ditës edhe hero, edhe tradhtar i kombit, në varësi të asaj që mendon apo vendos për momentin partia.

3 komente në “Mos ua merrni për të madhe këshilltarëve të Kukësit”

  1. Ladi says:

    Edhe ti Astrit je thjesht super konjukturalist dhe bythelepires gjithe kohen.

  2. miresi says:

    Si çdo çudi edhe kjo do te shkoje; jo se thote Astriti se sipas tija e paska merituar Veton Surroi, por se ai nuk e meritonte per mua dhe eshte nje inisiative mbreselenese korigjimi i nje gabimi qe ka bere dikush me perpara. Ja psh presidenti Shqiperise, qofte Nishani apo ky pa nishan, Meta, kane bere dekorime sa asnje dekorate nuk ka me vlere, asnje varrim ne vorrezat e deshmoreve s’ka me vlere kur atje varrosen dhe ordinere deri ne kriminele dhe kundershtare te atyre qe luftuan eç’mund te themi? Une Veton Surroin e njoha atehere kur ju kushtua politikes, atehere kur dhe deklaroi 40 miljone eurot dhe mendova se ky do jete ndonje politikane i mire ti sherbeje popullit se s’ka nevoje per parà, por doli qe populli nuk e perfilli fare dhe s’mund te dal une mbi popullin sot se ai ka pase nje aresye. Pastaj e njoha nepermjet shkrimeve dhe publicistikes se tij qe me duke teper intrigante dhe dashakeqese, kritikonte me vend e pa vend, por thelbi ishte nje fare inati qe kishe per t mos thene njeri tendecioz. Prandaj nuk e meritonte nderimin se i ka sherbuer me shume perçrjes se sa bashkimit. PO pashe dhe Reagimin e Rames apo te atij kryetarit te Kukesit dhe m’u duk feminore per te mos trazuar ujrat. Puna e tyre, mua as me hyne e as me del, ama vlersimin e ben me mire nje nga jashte kur te ndjek.

  3. ?? says:

    Astritit qefi ja ka po bytha s’ja mba.
    Pemë pa koqe mo, çfarpret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje