Nga Alba Malltezi
Është një humnerë që në gjithë këto vite nuk po mbushet dot në shoqërinë tonë: respekti për gruan në të gjitha ngjyrat, format, mendimet, cilësitë që ajo shfaq e përfaqëson.
Për disa nga ne është e pamundur përballja me të kundërtën; nuk e di se çfarë shkakton në karakterin tonë, por një mendim i kundërt, ndryshe, trasformon edhe më të mësuarin e qyteruarin në një individ që humbet format njerëzore, që shndërrohet në një pikturë absurde të Francis Bacon.
E kur kjo “e kundërt” është grua, fjala, forma, etika dhe estetika, rrëzohen. Mijëra vite qytetërim, ndërtim, shkatërrohen për të dalë në origjinën e mundimshme të epokës së shpellave. Gruaja në Shqipëri nuk ka fituar ende vendin e duhur, nuk them postin e duhur, por vendin e duhur si një bashkëfolëse e barabartë dhe dinjitoze për t’u dëgjuar, pavarësisht mendimeve dhe përkatësive ideore.
Që në fillimet e mia gazetareske jam vetëpërjashtuar nga tavolina e biseda publike pikësëpari nga frika nga vetvetja, se mos sedra ime shqiptare reagon me të njëjtën mënyrë ndaj përbuzjeve burrërore siç përsëritet përdarkë, prej qindra darkash njësoj, këtej e 25 viteve në diskurset publike, por, edhe nga frika dhe vrazhdësia e arroganca e kujt qëndron përballë: Kjo! Kush është kjo! E tha kjo! Foli dhe kjo! Një gjuhë që për fat nuk e kam provuar në rrethin tim familjar. Por kjo nuk mjafton dhe nuk më inkurajon.
Siç nuk më inkurajojnë programe e programe institucionesh prestigjoze ndërkombëtare, ndërgjegjësime e financime të shkuara kot, të cilat thërrmohen çdo ditë në shtëpitë, zyrat, tavolinat e mjediset shqiptare duke treguar se nuk kanë pasur asnjë rezultat. Aq më tepër kur fjalët e rënda përdoren nga vetë ata/o që në këto programe kanë qenë herë promovues e herë zbatues të drejtpërdrejtë.
Kur flasim për një grua e me një grua, secili është i lirë të thotë nëse nje punë, një fjalë, një veprim e bëri pëlqyeshëm ose jo, qoftë politikane, mjeke, artiste, shkencëtare, aktiviste, gazetare, por përbuzja, ofendimet, etiketimet, përndjekjet nëpr rrjete sociale, cilësdo spektri të jetës i takojnë, duhet të largohen përgjithmonë nga shoqëria jonë: E kjo përbuzje kaq e dukshme dhe lënduese duhet të zhduket sëpari në familje, pastaj në punë e në vende publike. Asnjë grua shqiptare nuk e meriton.
You are right!
Roza Trendafili-per cfare ka te drejte kjo zonje qe ka shruar nje artikull pa krye e pa fund?
Me duket si qarje per fatin e saj te te qenurit grua. Nje individ e ka ne dore vete qe te jetoje si qaraman apo qaramane apo te jetoje me dinjitet.
Askush nuk e ka persekutuar kete zonjen per te qenurit grua. Te gjithe ne jemi bijt e nenave tona, te cilat i respektojme tere jete. E pra edhe keto nena jane gra qe per sejcilin nga ne jane qeniet me te respektuara ne bote.
Historia shqiptare njeh shume gra qe kane udhehequr burrat ne luftera e ne kuvende. Ndryshimi midis qaramaneve si zonja Maltezi me keto gra te famshme eshte se ato kane patur kurajon qe te hyjne ne nje bote te dominuar nga meshkujt dhe te dalin fituese.
Pa diskutim qe ka raste te abuzimeve ndaj grave, ashtu sic ka raste abuzimesh te grave ndaj burrave, por ne pergjithesi shoqeria shqiptare ka respektuar dhe respekton gruan, si pjese shume e rendesishme e kombit tone. Nga an tjeter, gra te tipit Grida Duma, te bejne te perbuzesh disa individe si ajo per fjalorin rrugacor qe perdor. Keto lloj grash jane turpi i gruas dhe i shoqerise shqiptare.
Kjo mund të jetë e vërtetë në shtete të tjera ,jo në shqipëri.
Kur gruaja është maskareshë,e paedukuar dhe pa asnjë etikë qytetare
si ajo groda që ishet mbrëmë në TV,respekti humbet çdo vlerë dhe gruaja duhet
trajtuar si delinkuent ordiner.
Alba, ke tê drejtë aman për GRATË, dhe jo për
ndonjë grua që del jashtë të qenit grua.
artikulli eshte i sakt per cdo vajze apo grua shqiptare por, jo per grate e pd-se dhe sidomos per grida dumen
po per mamane tende eshte i drejte artikulli ?
grate pd-s dhe grida duma te duken jo shqiptare more karafil ?
Alba dakort! Gjuha e denigrimit te individit, pamvaresisht nga seksi, duhet te ndaloje sa me shpejt. Ne kemi nevoje per me shume civilizim dhe sidomos ndaj gruas.
Cdo njeri, dhe kjo vlen edhe per grate, i ben vete vend vetes ne familje dhe shoqeri. Ne duhet t’a merritojme respektin duke respektuar veteveten ne rradhe te pare. Nje njeri me dinjitet nuk ka frike nga pergojimi, poshterimi, seksizmi dhe denigrimi sepse e mbron Dinjiteti. Dinjitet do te thote Kush Je dhe jo C’fare Moralizon.
Ne parim te perkrah, kemi nevoje per respekt ndaj njeriut si qenie shoqerore, duhet te japim doren dhe te ngerem ate qe ka rene dhe jo t’a shkelim dhe poshterojme kolektivisht.