Derbi, Nevil Dede: Tirana e dënuar të fitojë!

3 Dhjetor 2020, 13:11Sport TEMA

Nevil Dede u rikthye sërish në krye të Tiranës dhe kërkon që fitoren e parë ta marrë në derbin e kryeqytetit. Tekniku i bardhebluve doli sot para medieve dhe foli në lidhje me situatën në ekipin e tij, përballjen me Partizanin dhe për tema të tjera.

“Mendoj se në aspektin psikologjik nuk ka nevojë për shumë koment. Në aspektin mediatik rezultatet bëjnë që të duket situata jo e mirë. Më vjen se ekipi është paraqitur mirë.

Kthesa në derbi? Gjithmonë i mëshohet se fillimi nuk është i mirë. Po të ishte i mirë nuk do të isha as unë këtu. Do rikthehemi shumë shpejt. E rëndësishme është që të kthehen lojtarët dhe më pas edhe rezultatet e mira.

Goli? Nuk kemi shënuar pak, është perceptim i gjithkujt. Na pret një ndeshje e vështirë, historike për ne dhe rivalin. Do e përjetojmë shpirtërisht dhe do mundohemi të paraqitemi sa më mirë.

Tirana është e dënuar të fitojë ndeshje dhe të fitojë tituj. Të gjitha brezat edukohen me këtë mendim. Ne duhet të mendojmë të bëjmë më të mirën dhe të kënaqim njerëzit që na ndjekin në ekrane dhe që po kalojnë momente të vështira.

Luajmë në një kampionat të ngjeshur dhe duhet të bëjmë më të mirën. Duhet të përmirësojmë ato probleme që kemi shfaqur në çdo ndeshje.

Ngacmime me Dajën? Nuk jemi shkëmbyer në lagje. Kemi respekt maksimal dhe kemi punuar së bashku. Në fund duhet të jemi krenarë që do u përcjellim tifozëve momente të bukura. Uroj të fitojë më i zoti.

Nuk e kam vendosur unë dënimin e Tiranës për fitore, por këto figura të mëdha që shihni përreth. Të dy ekipet do jenë të ekuilibruara dhe do të mundohen të gabojnë sa më pak.

Stadiumi? Organizatorët kanë vendosur kështu. Nuk jam agronom, nuk vendos unë kush është fusha më e mirë apo më e keqe. Stadiumi “Air Albania” është një reklamë për ne. Kujt nuk i pëlqen të luajë aty. Ofron kushte më të mira.

Debutuesit në derbi? Gjithmonë ka një herë të parë. E rëndësishme është të jenë me motivimin e duhur dhe të kenë angazhimin si të gjithë të tjerët. Të gjithë do e provojnë një herë. Mbi të gjitha duhet të jenë krenarë që marrin pjesë në një ndeshje historike të futbollit shqiptar”, u shpreh Dede.

4 komente në “Derbi, Nevil Dede: Tirana e dënuar të fitojë!”

  1. Tironsi says:

    Po nuk u distancuat nga Ilir Floriri si gjoja tifoz i tirones terslliku do vazhdoje nuk e dime se deri kur.Qe nga dita qe presidenti flori veshi fanellen e tirones 9 humbje 2 barazime 2 fitore.
    TERSLLIKU VAZHDON.

  2. bastexhiu e thekur says:

    e di gjithë shqipëria që do të fitoni
    po të lejoheshin bastet do ta vija 1 të sigurt pa frikë
    do fitoni me partizanin dhe do të humbisni me ndonjë gjysmë ekipi tjetër

    skema e njohur e aston vilës

  3. bastexhiu e thekur says:

    e di gjithë shqipëria që do të fitoni
    po të lejoheshin bastet do ta vija 1 të sigurt pa frikë
    do fitoni me partizanin dhe do të humbisni me ndonjë gjysmë ekipi tjetër

    skema e njohur e aston vilës

  4. bastexhiu e thekur says:

    e di gjithë shqipëria që do të fitoni
    po të lejoheshin bastet do ta vija 1 të sigurt pa frikë
    do fitoni me partizanin dhe do të humbisni me ndonjë gjysmë ekipi tjetër

    skema e njohur e aston vilës
    po pate bythë trego që ndeshjet trukohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje