Ilir Meta "harron" shuplakën e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor, apeli: Qeveria të ketë kujdes për personat me aftësi të kufizuar

3 Dhjetor 2020, 15:28Politika TEMA

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, presidenti Ilir Meta i bën thirrje Qeverisë, veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, “të mbajnë parasysh nenin 11 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti shqiptar, që përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të kësaj kategorie në raste emergjence apo fatkeqësie”.

Sipas kreut të shtetit, pndemia COVID-19 “ka thelluar akoma më shumë pabarazitë, që ekzistonin më parë, duke bërë që Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve të shtuara në këtë periudhë”.

Postimi i plote i Metes:

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara na ndërgjegjëson sot për të nxitur promovimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të tyre në jetën ekonomike, sociale, kulturore e politike, si dhe për të ndërmarrë veprime konkrete për përfshirjen e tyre në çdo aspekt të zhvillimit të vendit.

Pandemia COVID-19 ka thelluar akoma më shumë pabarazitë, që ekzistonin më parë, duke bërë që Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve të shtuara në këtë periudhë.

Edhe në kushte normale, Personat me Aftësi të Kufizuar kanë patur më pak mundësi për akses në sistemin shëndetësor, në shkollim apo në punësim, ndërkohë që në kushtet e pandemisë, kjo situatë përkeqësohet shumë më tepër.

I bëj thirrje Qeverisë, veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti shqiptar, që përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të kësaj kategorie në raste emergjence apo fatkeqësie.

Realizimi i plotë i të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara është pjesë thelbësore, e pandashme dhe e pamohueshme e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

7 komente në “Ilir Meta “harron” shuplakën e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor, apeli: Qeveria të ketë kujdes për personat me aftësi të kufizuar”

  1. Ne kete foton e tre musketireve , duket qarte qe metes i jane varur cicat, ka filluar te pirdhet nga trupi dhe mendja

  2. KB vl says:

    Prap ky qoftelargu? Nuk e ka vrare veten ky? Jep meraket e fundit. Fatziun se pyet njeri. Me mire te bej realitet ate qe ka thene Vetvrasjen.Gjynah as mona nuk e llogarit. Shkrepe kot torturohesh me ata 2 lakuriqet e fotos qe ke dale.

  3. Agron says:

    Te pakten keto dalin me breke. Kurse kryeminstri na del pa breke.

  4. Luli Nishtulla, kryeministri i Shqiperise! says:

    Tre personat me siper jane me aftesi te kufizuara?!
    i Qimi i Pekajve eshte figjure, vjen nga nje familje hasjane antikamuniste!
    Ne krejt Qarkun e Kukesit, hasjanet vijne te paret per te zgjuar!

  5. dulla says:

    Sa qejf i ka maloket Like floriri….

  6. Usa says:

    Hajde dru me pre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje