Ekipi elektoral i Presidentit Donald Trump tha se ka ngritur një padi në gjykatën shtetërore të Xhorxhias të premten duke kërkuar të zhvleftësojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në atë shtet, e fundit në një sërë sfidash ligjore që synojnë përmbysjen e humbjes së tij, por që deri tani kanë qenë të pasuksesshme.
Ekipi elektoral i zotit Trump tha në një deklaratë se padia e re do të përfshinte deklarata të banorëve të Xhorxhias që pretendojnë mashtrim me votat.
Sekretari i Shtetit i Xhorxhias, Brad Raffensperger, një republikan, dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë kanë thënë në mënyrë të përsëritur se nuk kanë gjetur prova manipulimi të përhapur në zgjedhjet e 3 nëntorit, ku fitoi demokrati Joe Biden.
Ekipi i zotit Trump dhe individë që e mbështesin atë, kanë pësuar një sërë humbjesh ligjore në të gjithë vendin, përfshirë paditë e ngritura në Nevada dhe Uiskonsin, ku ata kishin kërkuar urdhëra gjykate për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të atyre shteteve.
Presidenti i zgjedhur Biden fitoi zgjedhjet me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor – nga 270 që është minimumi i nevojshëm – kundrejt 232 votave të zotit Trump.
Ekipi elektoral i zotit Trump ka shpenzuar gati 9 milionë dollarë në përpjekjet e saj të pasuksesshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, përfshirë gati 2.3 milionë dollarë për avokatë dhe konsulentë.
Ekipi i tij elektoral dhe Komiteti Kombëtar Republikan kanë grumbulluar të paktën 207.5 milionë dollarë që nga Dita e Zgjedhjeve, shumica e tyre nga thirrjet për dhurime për një “Fond Zyrtar për Mbrojtjen e Zgjedhjeve”.
Por në detajet që nuk ishin vënë shumë në pah, bëhej e qartë se shuma e parave do të shkonte për përparësitë e tjera përmes komitetit të ri të veprimit politik të Trump, i cili mund të nxisë nismat e tij të ardhshme politike.
Me sa po shikojme ky TRAPI me siguri duhet te jete shqipetar….
Ajo qe ka ndodhur ne Xhorxhia nuk ndodh as ne xhungel. Valixhe rrobash te mbushuara me vota, 4 te tilla poshte nje tavoline, ne emer te kandidatit demokrat u numeruan per plot 3 ore, pasi larguan vrojtuesit republikane dhe shtypin nga salla. Terri informative pjese e planit ogurzi per Vjedhjen dhe Rezimin e demokracise amerikane nuk lejon perhapjen e lajmeve qe vertetojne krimin elektoral. Patriotet amerikane qe kane nenshkrar dh epo deponojne me guxim qytetar fakte qe provojne krimin elektoral po frikesohen dhe sulmohen, menjanohen me te njejtat mjete te luftes se klasave dhe sulmit ndaj individid te lire njelloj si ne Shqiperin e Enver Hoxhes. Duket se establishmenti demokrat eshte trainuar nga Likashenko dhe cnn ne bodrumet e erreta te KGB. Nje arsye me shume pse Presidenti Trump u votua ne numra rekord per nje mandat deri ne 2024.
Hani mut se e keni falas. Trapi do iki ne humnere por do terheqi edhe republikanet. Sa per keta brekegrisurit pjatalares shqiptare qe e mbrojne, eshte e thjeshte. Cojini mbrapa nga erdhen.