Një shtyllë e reagimit monetar ndaj tronditjes pandemike, Banka Qendrore Europiane pritet të forcojë të enjten ndërhyrjen e saj për të mbështetur ekonominë në zonën e euros, ku plani i stimulit fiskal të të 27-ve vazhdon të vonohet.
Në takimin e tij të fundit dhe të shumë pritur të vitit, institucioni i kryesuar nga Christine Lagarde do të zbulojë rikalibrimin e instrumenteve të tij, i premtuar në tetor.
Ai do të bazohet në parashikime të reja makroekonomike, të rishikuara ndoshta në rënie ndërsa kriza shëndetësore vazhdon dhe në pritje të shpë rndarjes së vaksinave të para.
Që nga fillimi i pandemisë, BQE ka luajtur një rol kryesor duke blerë masivisht borxhet e lëshuara nga qeveritë europiane për të qetësuar tregjet financiare dhe për të lejuar shtetet të marrin hua me kosto të ulët.
Programi i saj i pandemisë emergjente (PEPP), i nisur në mars dhe me vlerë 1,3trilionë euro, ishte instrumenti kryesor i kësaj mbështetje.
Ekonomistët presin që Këshilli Drejtues të vendosë rritjen e këtij program të blerjes së borxhit privat dhe publik me të paktën 500 miliardë euro dhe ta zgjasë atë përtej qershorit 2021, deri të paktën në dhjetor.
Covid – 19 eshte nje kohe e arte per Banken Boterore , si fat qe i ra nga qielli , per te peshkuar pa grep , ne ujra te turbullta ! Tashme BB do te haje “pilaf” jo me luge , por me duar , duke ua shtrenguar fort lakun pas fyti te gjithe vendeve huamarrese .
Ra nga qielli apo nga duart e atyre qe drejtojne bankat !? Bankat ne Globalizmin e sotem po ushqehen me parat e taksapaguesve, vetem e vetem per te mbajtur gjalle sistemin e kapitalit. Po si, me kapital privat apo me te ardhurat e shoqerise. Si spjegohet qe firma te medha po ndimohen me miliarda nga te ardhurat e taksapaguesve, e pabasueshme, e perseri keto firma po heqin puntoret !!!! Po sikur te hiqet paraja e te futet karta elektronike. Perse kerkon Trump qe po behet gazi i botes te qendroi me force dhe nje mandat tjeter. Mendonin se do ta shpetonin sistemin e kapitalit me iformalitetin e Globalizmit. Perse princi para disa dites tha se natyra po hakmeret ndaj njeriut dhe nuk foli drejt perse drejti se kush vec Globalizmit po ndot planetin. Njerzit nuk mundet te heshtin me, sepse planeti nuk eshte prone e disave . Eshte e turpeshme kur sheh qe opozita ne Shqiperi gjemon te vdekurit e nuk pyet perse Rama shkon kaq larg per imfungun , pse duhet vet kryeministri apo perse nuk behet trasparence,pasi ne jemi ne Europe.