PD nuk i ndahet "morgut": Janë raportuar 62 të vdekur në qark, vetëm në Shkodër kanë humbur jetën 80 persona nga Covid-19

6 Dhjetor 2020, 12:52Politika TEMA

Partia Demokratike i është rikthyer edhe njëherë tjetër situatës nga pandemia dhe pikëpyetjeve të ngritura në lidhje me numrin e viktimave. Në një deklaratë, Bardh Spahia u shpreh se Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria.

“Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit.  E bën për të përfituar politikisht duke falsifikuar të vërtetën.

Dua të sjell para jush sot një shembull të fshehjes së numrit të fataliteteve në Shkodër. Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19.

Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit.

Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe. Vetëm Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19.

Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë regjistruar 80 vdekje Covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun. Asgjë nuk është më kriminale se kaq. Të fshehësh numrin e viktimave për politikë, është përtej çdo norme njerëzore”, u shpreh Bardh Spahia.

Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19, tha Spahia, për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi.

“Dështimi i Edi Ramës mund të mbulohet përkohësisht nga prokuroria, por njerëzit e dinë të vërtetën. E dinë që ndihma e qeverisë mungon, që testet mungojnë, që personeli mjekësor nuk është i mjaftueshëm, që masat nuk u morën në kohë, që me jetën dhe shëndetin e njerëzve Edi Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë propagandë. Kjo qeveri po manipulon të dhënat për të mbuluar dështimin dhe përgjegjësinë e saj”.

12 komente në “PD nuk i ndahet “morgut”: Janë raportuar 62 të vdekur në qark, vetëm në Shkodër kanë humbur jetën 80 persona nga Covid-19”

  1. Lush berbali says:

    Deri dje sikur thate se japin kaq apo aq para per tu deklaruar si vdekje me Covid 19 sepse qeveria merr kaq e aq fonde per nje te vdekur.
    Tani po thoni qe qeveria nuk merr me fonde per te vdekurir me Covid 19 ,bile po i fsheh ata.
    Cilen rradhe genjyet ?
    Atehere ?
    Tani ?
    Apo ne te dyja rastet ?
    Sa te pafytyre e sa te pabesueshem jeni ?
    Pas 8 vitesh ne opozite akoma s’keni bindur askend me kauzat tuaja.
    Thjesht enderroni qe Edi tu thote : Eja qeverisni ju !
    Dhe jam i bindur qe ju keshtu besoni vertet…

  2. xhepi says:

    PD eshte parti e vdekur prandaj ne morg e ka vendin.

    1. harajdani says:

      PD nuk ka bythe te krahasoje sherbimin shendetsor te viteve ne pushtet po merret me kritika per te tjeret.

      Le te nxjerri PD fotografi te spitaleve dhe statistika ose opinione si sherbehej ne kohen e PD, dhe le te krahasohet me sot. Po PD nuk ben dot krahasim as me spitalet nje vit mbas qeverisjes se PS e jo me mbas 5 vjetesh.

  3. gjergji says:

    Nuk ka vend ne bote qe nje opozite merret me numrin e te vdekurve e kur suksesi i maxhorances eshte pikerisht tajtimi i mire e ne kohe ne fazen e pare e natyrisht ne fazen e dyte te pandemis qe argumenton me se miri numrin me te vogel ne rajon e nder me vegjlit ne Europe te vdekjeve per 1 milion banor.Por nje opozite krejtesisht e perseris krejtesisht e paafte pa nje strategji e platforme elektorale per zgjedhjet e ardheshme caktuar qe me budallalleqe te tilla e krejtesisht te pavlefeshme per te krijuar sa do pak nje “kinse opozicion” e demton PD e pergjithesi opoziten e forcon dukshem PS e vecanti E.Ramen
    Merruni me te gjallet se i vdekuri ka ikur e nuk kthet me.I gjalli ju voton e percakton edhe mos kthimin tuaj e pergjithesi te opozites ne qeveri.Rindertimi i programuar e i drejtuar mire pas termetit katastrofik si dhe trajtimi i pandemis korona virusit C-19 jane treguesit te qarte te punes qeveris Rama per fitore thellesisht bindese me zgjedhjet e ardheshme.Me gjithe te metat e qeveris se tanishme e jane jo pak ,askush ne popull nuk mendon per mundesin e rikthimit te qevesjes PD, por ajo e ka te qarte se vetem PS eshte e afte te qeveris Shqiperin edhe per nje mandat tjeter

  4. Zano Prifti says:

    Ky eshte Bardh Spahia ??? Patrioti i Lul bythqirit qe diqte shkolla ne Shkoder ???
    Perfundimisht jemi shtet vari lesht , shtet pa piken e pergjegjesise , ky ne vend te ishte brenda ne burg , si cdo kush qe do vepronte si ky , u denua enkas me burgim shpie , dhe me presionin e opozitrs se qelbur te rrugeve te kryesuar nga Lul sumcpuari doli jashte, dhe jo vetem kaq , por vazhdon akoma veprimtarine keqberese te dizinformimit me dem per popullaten .
    Nuk kuptoj , cduhet te bej dikush me teper ta rasin brends ?????????
    Dhe vete lamashet e PS nuk harijne ta kuptojne se mos denimet e kesaj shkalle me teper bejne dem se sa nder , u jep krah opozites te vazhdojne veprat e tyre pa ju dridhur syri, dhe me bindjen e plote se : cdo veprm negativ si perfundim nuk ndeshkohet ……turp turp i madh si per qelbesirat e opozites se rrugeve , por dhe nje ptuuuu suratin e mszhorsnces pisanjoze qe ne vend te veproje sipas premtimeve qe na dhane , mundohen me kolpa dhe ligje te sofistikojne veprimtarine e hajduteve dhe ndyresirave shteterore…….

  5. Olimpia says:

    O idiot,ke marre diplome ne mjekesi….Shkakun e vdekjes nuk e percakton Voltana por mjeku kurues ose ai mjek qe jep certifikaten kur fatkeqesia ndodh ne rrethana jashte spitalore.Kaq e thjeshte eshte.Nderkohe per percaktimin e numerit te vdekjeve nga Kovid19 ne te gjithe boten ka menyra te ndryshme..PD nuk e ka kuptuar akoma qe jetojme ne epoken e internetit dhe njerezit me nje chat informohen menjehere.

    1. Lush berbali says:

      Kush ka marrë diplome ne mjekesi !!!!!! Bardhi !!!!!
      Po te ishte mjek do te kishte punuar nje here ne jeten e tij.
      Po, ai u be politikan ngaqe si mjek do te vdiste urie.
      A nuk e shikoni qe ka 20 vjet ne televizione e akoma s’ka mesuar te lexoje !!!!
      E ju mendoni qe ky eshte mjek ?!
      Nje mjek di te lexoje .
      Po ky sapo ka mbaruar Abetaren.Edhe ate me rrokje.

  6. gazetar i trashë says:

    po ti mero qe u jep ze ketyre te pd per morgun – nuk e kupton qe po ben te njejten gje?

    pd nuk i ndahet morgut
    mero nuk i ndahet pd dhe morgut (te pd)

  7. gazetar i trashë . says:

    .po ti mero qe u jep ze ketyre te pd per morgun – nuk e kupton qe po ben te njejten gje?

    pd nuk i ndahet morgut
    mero nuk i ndahet pd dhe morgut (te pd)

  8. gazetar i trashë . says:

    .po ti mero qe u jep ze ketyre te pd per morgun – nuk e kupton qe po ben te njejten gje?

    pd nuk i ndahet morgut
    mero nuk i ndahet pd dhe morgut (te pd)

  9. Van me det,me kete opozite says:

    Cfare mjeku eshte ky mo?Jane bere qesharake.Nuk ka nje te arsyeshem ne PD,tu heq veshin ketyre karabushave.Nuk krijohet besueshmeri politike me kete argoment.Ishte me mire ajo zonja prej Shkodre,qe tha ne fillim te pandemise,qe tha qe karavirusi nuk ne ben gje ne malesoreve,se jemi rraces e forte.

  10. DOKTOR KLLUFI says:

    Ke shume te drejte ti djali aliut.thone qe dhe ytate vdiq nga kovidi.ne porosi te doktorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje