3 ndotësit më të mëdhenj plastik: Kompanitë më të dashura në botë po shkatërrojnë mjedisin

7 Dhjetor 2020, 14:17Bota TEMA

Coca-Cola, PepsiCo dhe Nestlé janë akuzuar për “zero progres ” në uljen e mbetjeve plastike, pasi u emëruan ndotësit kryesorë të plastikës në botë për të tretin vit radhazi.

Coca-Cola u rendit ndotësi plastik numër një në botë nga Break Free From Plastic në kontrollin e saj vjetor, pasi shishet e pijeve ishin më shpesh të hedhura në plazhe, lumenj, parqe dhe vende të tjera mbeturinash në 51 nga 55 kombet e anketuara. Vitin e kaluar ishte shishja më e ndotur në 37 vende, nga 51 të anketuara.

Auditimi vjetor, i ndërmarrë nga 15,000 vullnetarë në të gjithë botën, identifikon numrin më të madh të produkteve plastike nga markat globale që gjenden në numrin më të lartë të vendeve. Këtë vit ata mblodhën 346,494 copë mbeturina plastike, 63% e të cilave u shënua qartë me një markë konsumi

Coca-Cola tha se po punonte për të adresuar mbetjet e paketimit, në partneritet me të tjerët, dhe kundërshtoi pretendimin se nuk po bënte përparim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje