Me shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen në “lockdown” dhe vendosjes së ndalimit të hyrjeve, udhëtarët e Krishtlindjeve që duan të provojnë sesi festohen Krishtlindjen jashtë vendit, nuk janë në gjendje të vizitojnë disa nga qytetet evropiane të njohura për atmosferën e tyre të Krishtlindjeve. Por, Agjencia e njohur e lajmeve evropiane “Schengenvisainfo.com” u sugjeron evropianëve disa mundësi mjaft të mira për ata që dëshirojnë të kalojnë Krishtlindjen në Evropë. Gjermania, Franca dhe vendet e tjera të BE-së mund të jenë të njohura për tregjet e tyre të Krishtlindjes, por vende të tjera si Shqipëria, Turqia dhe Rusia, e festojnë Krishtlindjen në një nivel krejt tjetër.
Ndërsa udhëtarët mund të marrin një shije të një Krishtlindjeje perëndimore në këto vende, ata gjithashtu do të hasin traditat lokale të Krishtlindjes; edhe Krishtlindjen e festuar nga fetë e tjera, ose në një datë krejt tjetër.
“Schengenvisainfo.com” shkruan se Shqipëria njihet për verërat e saj të gjata dhe të nxehta, bregdetin e saj të bukur dhe trashëgiminë kulturore. Sidoqoftë, është gjithashtu një destinacion i mrekullueshëm për ata që dëshirojnë të kalojnë pushimet e fundvitit jashtë vendit të tyre.
Me mbi gjysmën e popullsisë së saj të vetëshpallur myslimanë dhe vetëm rreth 10 për qind katolikë dhe shtatë për qind ortodoksë, ndokush do të pyeste veten se si është e mundur që Shqipëria të jetë një destinacion i Krishtlindjes.
Shpesh e quajtur “feneri i fundit i tolerancës fetare në Evropë”, Shqipëria është një vend i harmonisë fetare dhe të gjitha fetë jetojnë së bashku, jo vetëm pa shqetësuar njëra-tjetrën, por edhe duke festuar me njëri-tjetrin data të rëndësishme fetare.
“Schengenvisainfo.com” thekson se Tirana, është mbuluar me drita gjatë Krishtlindjeve dhe një pemë gjigante është zbukuruar në sheshin kryesor të kryeqytetit, ndërsa pemë të tjera janë vendosur nëpër të gjithë qytetin.
Gjithashtu, zakonisht, organizohen edhe tregjet e Krishtlindjes. “Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini është se aktualisht, Shqipëria nuk ka një ndalim hyrjeje. Dhe megjithëse ekzistojnë procedura të kontrollit shëndetësor në aeroporte dhe porta të tjera hyrëse, nuk kërkohet asnjë test negativ i COVID-19”, shkruan “Schengenvisainfo.com”.
Burimi: https://www.schengenvisainfo.com/news/5-european-cities-you-can-visit-this-christmas-despite-the-eu-entry-ban/
Turistet duhet te shohin se si shqiptaret me perzjerje feshë ku shumica as qe i rreh per fe festojne krishtlindjet duke imituar si majmuni vendet e tjera.
Andi-po zotrote ke cfare rrace kafshes e fut veten, se po te na pyetesh ne “majmunet”, ty te fusim tek gomeret.
Krishtlindjet shqiptaret i kane festuar edhe ne kohe te komunizmit, megjithese atehere ishte e ndaluar cdo feste fetare.
O Zot Pafytyresia e turkut nuk ka limit…..
Vatani i 90% suniteve feston madherishem Krishtlindje!?
festojme ngordhjen e janulles…..
Nje hajvan i nivelit tend nuk arrin ta kuptoje se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
I festojme te gjitha se jemi te pa fe, dhe na pelqejne festat , feja eshte futur ne SHQIPERI vetem per te perçare pasuria jone eshte toleranca,pjesa me e madhe si fe ka SHqiptarizmin dhe per kryqe e henez ne gjokse varim zhgaben e flamurit, Persa i perket komentusit me larte qe na kujton MAJMUNET i bej nje pyetje : GJithe bota jane majmuna se kan adotuar ALLUININ festen e IRLANDEZEVE, SHarja ngelet gjithmon INJORANCE.