Uvil Zajmi: “Unë, Belul megalomani i sportit”

7 Dhjetor 2020, 17:24Sport TEMA

Një libër të ri, ka përgatitur publicisti Uvil Zajmi, që shpejt do të dalë në treg. Pa ndryshuar linjën sportive nga botimet e tij ku trajtohen, kujtohen personazhe, histori, ngjarje, nostalgji sportive, për njerëz të shquar në vite, me “Unë, Belul magalomani i sportit”, Zajmi i ofron lexuesve një libër humoristik dhe argëtues.

Sipas autorit, idea i referohet një figure komike të ngjashme me atë të Belul Gjeraqinës të shkrimtarit të njohur Qamil Buxhelit, por në këtë rast, bëhet fjalë për një tjetër Belul, një Belul të sportit.

Unikal, shumë i ditur, i gjithanshëm, krijues (deri edhe poet këngësh), kritikues, akuzues, hulumtues, që të godet për gjithçka, një figurë e sjellë me satirë që flet për karrierën e tij, që komunikon me lexuesit, i përgjigjet letrave të tyre, një mëndjemadh që jep këshilla, orientime, një pafundësi “Unë, unë dhe unë”.

Ndonëse i ardhur, i trashëguar nga sistemi që i shërbeu për shumë vite, sot ai shfaqet me të tjera ngjyra, një Belul fodullo-megaloman kamaleon por modern. Sipas Zajmi gjithcka në libër është vetëm fantazi dhe nuk i referohet askushit, as dikushit, as tjetërkushit, as shumkushit dhe as kërkushit.

1 komente në “Uvil Zajmi: “Unë, Belul megalomani i sportit””

  1. Shaqo says:

    Brabo Uvil, por mos ki frike te thuash se nga je frymezuar per Belulin e sportit.
    Eshte ligj se asgje nuk krijohet nga asgjeja, pra leri pallavrat “askush, kurkush, askund, kerkund etj etj.
    Kohet qe jetojme i sjellin dhe frymezimin per te krijuar dicka atij qe ka dell krijimtarie, mos e trego frymezimin, por lexuesi eshte ne gjendje te beje komentet, per vepren, mire apo keq, po te jete fantazi, do te kesh shkruar idiotizma, nuk je Zhyl Vern , dhe nuk ta blen e lexon njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje