Vendi që po përjeton valën e tretë të pandemisë COVID

7 Dhjetor 2020, 11:00Bota TEMA

Koreja e Jugut ka regjistruar 615 raste të reja të infeksionit me koronavirus, raportuan Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ndërsa numrat e të infektuarve e çojnë këtë vend drejt valës më të madhe në nëntë muaj.

Autoritetet njoftuan të dielën futjen e masave më të rrepta të distancës sociale për kryeqytetin Seul dhe zonat përreth, të cilat do të zgjasin të paktën deri në fund të muajit.

Koreja e Jugut deri më tani ka shmangur mbylljen, por ka përdorur një sistem të fortë për të monitoruar, testuar dhe izoluar rastet e infeksionit, duke ndaluar kështu dy valë të mëparshme.

Por me ardhjen e valës së tretë, autoritetet po përballen me kritika ndërsa numrat vazhdojnë të rriten pavarësisht masave të rrepta të tilla si mbajtja e detyrueshme e maskave, ora e ndalimit për restorantet dhe kufizime të tjera.

Autoritetet shëndetësore kanë vlerësuar se nëse trendi i rritjes vazhdon, spitalet mund të mbipopullohen.

1 komente në “Vendi që po përjeton valën e tretë të pandemisë COVID”

  1. L says:

    Hajde shtyp hajde,koreja me 615 raste qenka shqetesim??
    Vala e tret kur atje skush as Val te dyt?
    Prandaj njerezit besojn be teori konspirative per shkak te genjeshtrave te shtypit dhe te obsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje