Letër sehirxhinjëve nga fronti i Ferrit: Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin, të vetmit që lumturohen nga vuajtjet janë sehirxhinjtë e vuajtjeve

8 Dhjetor 2020, 14:51Shëndeti TEMA

Nga Prof. Dr. Perlat Kapsyzi

Me disa fletë gazete të bëra shuk, ku gjuhëzat e flakës luftonin me lagështirën e letrës, arrita të lexoj emrin tim në kollonën e mjekëve të emëruar në Mirditë, në vitin e largët 1979.

Ndonëse me mesatare 9.73 , nuk mu duk se u përmbys bota, as ëndrat e mjekut të sapo dalë. Ngushellova veten me faktin që Miredita është emër i bukur.Gjashtë vjet mjek në Malësinë e Oroshit, me pelerinën dhe çantën e ish oficeri madhor ku brenda saj ishte gjthçka që kërkohej për raste urgjente, naten, diten, në vapë me opinga, me çizme në dimërin e acart, ku dëbora zhdukte çdo gjurmë tënden për tu kthyer, me ngushëllonte fakti se si unë ishin dhe 100 mjekë, që ashtu të heshtur pa fjalë dhe pa inventar mizantropie u ndodheshin në çdo moment komunitetit ku shërbenin.

M’u shfaqën kalimthi këto copëza jete nga fillimi i profesionit, sepse deri më sot i konsideroja momente unikale për nga pesha profesionale dhe shpirtërore, të papërsëritshm. Por kisha gabuar.

Kjo pandemimë bëri të kuptoj se ato momente ishin bërë pjesë e qenësishme, “vuajtje” e shpirtit, trupit dhe, që sa here i kujton, duket sikur diçka ringjallet brenda teje…

Mars 2020… Në mbarë botën coronavirusi po fitonte terren… “këmbesorët e vdekur”, ecnin dhe shembeshin përballë shërbimeve shëndetësore më të fuqishme të BE, USA. Po ndodhte, e pabesueshme! Me mijra të vdekur, numri i të cilëve po rritej në mënyrë eksponenciale edhe në sistemet e shërbimeve më të fuqishme shëndetësore.
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, me nje eksperiencë prej 50 vjetësh në trajtimin e infeksioneve dhe komplikacioneve respiratore, me mjekë, specialistë të përkushtuar, plot pasion, u caktua nga MSH si COVID 2 . Ishte një lajm që për herë të parë e morëm nga media…

Dhe lufta filloi …

I dashur vëzhgues mizantrop… U përllogaritën, u rivlerësuan forcat… Tashmë për një betejë të vërtetë në mbrojtje të jetës, ku vdekja, si kurrë ndonjëherë bariste e shpenguar jo vetëm tek ne, por edhe në sistemet shëndetësore nga më të fuqishmet, duke i sfiduar ato.

I dashur vezhgues mizantrop!

Mundohu të heqësh nga lista jote e mizantropisë ndryshimet e shpejta në kohë reale në infrastrukturë, aparatura, medikamente dhe burime njerëzore. Falë këtyre ndryshimeve pacientët vizitoheshin dy herë në ditë me staf të dedikuar, përveç ndjekjes që bënte çdo mjek.

Dështimet e sistemeve më solide shëndetësore botërore na mprehën vëmendjen dhe shkathtësine, duke paraprirë,  shtrirë linjat te reja te oksigjenit, ajrit të komprimuar  dhe shtuar kapacitete të terapisë seminitensive…..
I dashur vezhgues mizantrop!

Në këtë vorbull pandemie gjithë personeli shëndetesor i SUSN as nuk u tremb, as nuk uli ritmin, as nuk bëri lista mizantropie. Sanitarë, infermerë, mjekë gjithmonë në levizje pranë të semurëve, duke marre pjesë nga vuajtja e tyre.
Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin. Të vetmit që lumturohen nga vuajtjet, janë sehirxhinjtë e vuajtjeve.

Korbat fluturojne me shpresën që të ndodhë gjëma, që mizantropit t’i kthehet buzëqeshja nga vuajtja e tjetrit dhe të thote “E thashë qe do ndodhte….”.

E ndërsa personeli mjekësor SUSN lufton për jetën nëpër ekrane tv shohim “ekspertë”, të cilët kanë marre persipër t’u tregojnë sistemeve më solide shëndetësore se si duhet të kishin vepruar, se sa lehtësisht mund ta kishin përballuar nëse do kishin degjuar këta këshilltarë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm, të cilët të kujtojne ekspertët që thone se rakia behet edhe nga rrush!?!?

I dëgjoj I përhumbur në përgjigjet e analizave të pacinetëve dhe më duket sikur thonë: ”Pse transheja ka zënë uje, ç’ështe ajo barrelë që i është këputur doreza, ku jane barelambajtësit për të transportuar të plagosurin, perse qellohet me bresheri..” ?!?!

Dhe pulsimet e sinjaleve të aparaturave bashkëkohore më rikthejnë ne realitet. Shqipëria gjatë këtyre 50 viteve nuk ka patur kaq shume pajisje jetëmbështetëse. Ndryshimi është i pakonceptueshëm, i dashur vezhgues mizantrop! Ti rri i kollarisur që, jo rralle xhaketa të rri shtrembër sikur do t’i përshtatet mendimeve të mbrapshta aspak optimiste!
Sa nevojë kemi për optimizëm, për sy, zemra, shpirtra që shohin përpjekjet tona si pjesë e gotës gjysmë plot.. Kjo do t’na jepte force, shprese, kurajo, duke flakur tejet panikun vrastar, që mizantropia ia shton pandemiseë.
Çfarë duhej bërë më mirë?

Shumë duheshin bërë, por, ja, që dhe sistemet shëndetësore të BE nuk kanë mundur të bëjnë më të mirën, por janë përpirë nga menaxhimi global i gabuar i pandemisë, pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Dhe me duar e këmbë dhe kamera mizantropi numëron I egzaltuar ambulancat në pritje për të shtruar pacientët. E tregon si antivlerë e sistemit shendetesor, ndërkohë që bota me dekada të tera dhe sistemi ynë shëndetesor, ka futur sistemin e triazhimit, pikërisht sistemin e përzgjedhjes së pacientëve në vartesi të gravitetit të sëmundjes.

Autoambulancat aty tregojne se sistemi po funksionon, ndonëse detyruar të përballet me “ngarkesa të tonazheve te larta” të cilat as vete sistemet shëndetesor solide nuk I përballun. Automjetet private autokolonë në Itali, ku sondat e oksigjenit futeshin nga dritaret e makinave private, ishin dëshmia e fundit, ndërkohë që ti idashur vëzhgues mizantrop, tregoje I shpenguar autoambulancat si deshtim të sistemit. Jo ato janë pjesë dëshmi, se sistemi po funksionon nën peshën e tejet të rëndë të pandemise se sistemi nuk dorezohet…

Në një nga ditët e rëndësishme të aktivitetit tim si teknicien 20 vite më parë pata fatin të isha i dobishëm për të madhin Dritero Agolli, i shtruar me insufficiency respiaratore në SUSN.

Mbasi e mori veten, me ate zerin e tij të ëmbël që dilte nga shpirti i butë u mundua të më  sqarojë për një artikull që kishte dalë ato ditë. “Doktor,- më tha- ne, gazetarët profesionistë, duhet t’i themi  të vërtetat.  Por e rëndësishme është të zgjedhim kush është me e dobishmja.Një gazetar thotë një të vërtetë kur përshkruan një shtëpi me disa tulla të thyera, ku në një cep trëndafilat janë fishkur….dhe dera oborit eshte varur nga pesha e viteve.

Ky gazetar, doktor, ka thënë të vërtetën, por që ky përshkrim kursesi nuk do kishte efektin e përshkrimit të së vërtetës tjeter. Ndonëse dera ishte varur, duket sikur  donte të tërhiqte nga mënga për të hyrë dhe befas perballesh me nje kopesht  plot lule, ku larmisë së tyre I shtoheshin zerat plot gezim te vocrrakeve të vegjël….dhe  flladi përkedhelte bimësinë manihtëse dhe shpirtat e dlire të vocarakëve”.

Edhe ti, i dashur vëzhgues mizantrop… po përpiqesh të tregosh tjegullat e thyera, bimesinë e tharë… Përpiqu nje here te vetme të paktën te përshkruash shpirtin, përpjekjet, sakrificat për të pakësuar ankthin, vuajtjen, për t’i thënë stop panikut, për të sjellë gëzimin e jetës në sytë që shohin me shpresë.., për të shtuar dritën në fundin e tunelit të pandemisë.

Dhe unë përsëri do të ndjej ato “vuajtjet”, momentet, përjetimet e viteve të para, dashurinë e atyre njerëzve në malësitë e thella të Oroshit, të cilët më mësuan të përballoj vështirësitë dhe akoma më fort pandeminë e, bashkë me të dhe mizantropinë ndjellakeqe.

32 komente në “Letër sehirxhinjëve nga fronti i Ferrit: Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin, të vetmit që lumturohen nga vuajtjet janë sehirxhinjtë e vuajtjeve”

  1. ??????????? says:

    ?????????????????????

    1. Gertruda says:

      Nje njeri human me profesionin e mjekut kurre nuk do shkruante kaq gjate dhe me nje fjalor te pa pershtatshem,si Belul Gjeraqina per te justifikuar kritikat e bera!
      Nje njeri i urte mund te spjegoje fenomenet dhe arsyetimet me pak fjale,ndersa nje njeri i mbushur me helm dhe mendjemadhesi shfryn me mllef edhe per gjera te zakoneshme!
      Vetem nje njeri,qe NUK KA TE DREJTE i …sterhollon pergjigjet!

  2. Petani says:

    Ke shume te drejte doktor Perlati. Ju po beni nje pune te papare. Kemi te shtruar aty familjaret tane dhe ju kuptojme shume mire. Vazhdoni, Jeni ekip i mrekullushem. Zoti ua shperblefte!

    1. Lakqofti says:

      BRAVO ke shum te dtejte
      Po ajde mbushi mendjen Luli Morgut qe kerkon me shum te Vdekur
      Doktor jeni Heronj ne kete dit te VESHTIR Luli Berisha MONA like le te LEHIN se ju ben mire
      E kan si terapi lehjen

  3. Pacienti nga Tropoja says:

    Shume mire DOKTOR, Zoti ju dhente fuqi dhe mendje per me shume pune per sherimin e te semureve. Ta dini, se ne populli, gjithmone ju kemi vleresuar, pavarsisht propagandes destruktive te te ashtuquajturve politikane pa pushtet, te cilet asnjehere nuk ju kane vleresuar, por perkundrazi, ju kane share sepse duan te duken sikur i u hap barku per te semuret qe ju trajtoni me aq vetmohim. Ne, populli i thjeshte, i kuptojme me shume respekt sakrificat tuaje ne sherbim te te shtruareve ne spital. Shume MIRENJOHJE

  4. Zot na ruaj says:

    Njerëz me botë të madhe….lum vendi ynë.Sa për sora….ka pylli i horrave.

  5. Zamira says:

    Mirenjohje dhe respekt

  6. Shaqo says:

    Te lumte doktor. Jeshtu jeni ju, ne frontin e pare dhe perballe nje armiku te padukshem; jeni si ajo shpatarja e verber, tek nje film japonez te viteve ’70, qe gjithmone fitonte mbi armikun e padukshem, ndonese vuante shume, ashtu si ju sot, qe sfidoni armikun e padukshem, por kini neper kembe ate qe duket dhe qe nuk u pelqen puna e lufta e juaj, nuk duan qe ju te jeni fitimtare mbi vdekjen, por ju do te fitoni mbi virusin e padukshem dhe mbi virusin njeri i keq, e ju turbullon por nuk ju mposht. Vazhdoni te mbani lart humanizmin njerzor e profesionalizmin perkundrejt cinikeve dhe atyre qe duan t’ju demoralizojne ne kete lufte per jeten. Te jeni te bindur qe populli ju mbeshtet e vlereson. Te tjeret, pacin fatin t’i perqafoj virusi dhe te vijne te falen tek ju, dhe jam i bindur se do t’i trajtoni njesoj si te tjeret, pavarsisht se mbartin helmin mbi vehte.

  7. Shaqo says:

    Te lumte doktor. Keshtu jeni ju, ne frontin e pare dhe perballe nje armiku te padukshem; jeni si ajo shpatarja e verber, tek nje film japonez te viteve ’70, qe gjithmone fitonte mbi armikun e padukshem, ndonese vuante shume, ashtu si ju sot, qe sfidoni armikun e padukshem, por kini neper kembe ate qe duket dhe qe nuk u pelqen puna e lufta e juaj, nuk duan qe ju te jeni fitimtare mbi vdekjen, por ju do te fitoni mbi virusin e padukshem dhe mbi virusin njeri i keq, e ju turbullon por nuk ju mposht. Vazhdoni te mbani lart humanizmin njerzor e profesionalizmin perkundrejt cinikeve dhe atyre qe duan t’ju demoralizojne ne kete lufte per jeten. Te jeni te bindur qe populli ju mbeshtet e vlereson. Te tjeret, pacin fatin t’i perqafoj virusi dhe te vijne te falen tek ju, dhe jam i bindur se do t’i trajtoni njesoj si te tjeret, pavarsisht se mbartin helmin mbi vehte.

  8. albani says:

    Dr. mos i lexoni e mos i degjoni palacot qe mendojne se bejne politik me jetet e humbura dhe percmimin tuaj. Ju jeni shume te respektuar nga populli mbare. Te gjithe i mbajne syte tek ju dhe te gjithe ju duan.
    Mirenjohje dhe respekt te thelle

  9. dhembeli says:

    Te lumte dora per kete shkrim , e ke shkruar si t’a ka ndjere zemera, …por hajde t’u mbushesh mendjen atyre qe ne vend te zemres kane nje cope gur te ngjyer ne farmak !?
    Flm.Dr.Kapisyzi.

  10. Www says:

    Doktor, ke shumë të drejtë.
    Ti (veçanërisht) por dhe shumë kolegët e tu, treguan këto kohë, se vlera mbijeton edhe në mes të llumit, të krijuar disa nga kolegët e tu.

  11. MERSIN MUCA says:

    Doktor juve dhe shum si ju jeni ne frontin me te veshtire qe luftohet me jeten dhe vdekjen ne kete pandemi te mallkuar ku cdo dite po na mer njerezit e dashur, ju jeni per tu shpallur heronj
    Korbat dhe Cakenjte duan ushqim qe te mbijetoje dhe politika jone eshte e mbushur me Korba dhe Cakenj.

  12. Llesh says:

    Pata rrezikun te prekesha nga covid ne fundkorrikun e fillimgushtin e ketij viti, por edhe fatin se rash ne duart Tuaja, doktor i nderuar Perlat Kapesyzi. Dhe jo vetem Tuajat, por te pothuajse gjithe atij personeli mjek-infermiere-sanitar qe i kujtoj me admirim e respekt te vazhdueshem. e ndoshta s’do t’i harroj kurre! E si mund ta harroj dr. Valentinen, buzeqeshja e se ciles bente qe veprimi i ilaceve te ishte dyfish…
    Aty pashe infermeiret te vraponin nate e dite, te pastronin te semuret me mire se te ishin familjare te tyre; ekipin e mjekeve me ne krye Ju qe benin dy konsulta te rregullta ditore prane çdo te semuri; analizat komplekse dy e tri here ne dite; monitorimin e te dhenave te te semureve 24/24 e shumecka tjeter!
    Je dhe jeni te mrekullueshem. Lerini zagaret te bejne punen e tyre, ndersa puna Juaj do te jete kurdohere e vlefshme, e nderuar e respektuar. Ju jeni engjejt ruajtes te jetes.
    Konsiderate per Ju
    Llesh ndoj, Lezhe

  13. Made says:

    Faleminderit I nderuar Profesor Doktor Perlat Kapisyzi.Falenderojme Zotin qe kemi mjeke te perkushtuar si ju,qe keni mohuar vehten,familjen,femijet tuaj per tu sherbyer ketyre njerezve ne kete fatkeqesi te madhe qe na ka rene. Mos u merni me ata mjerane lerini me mjerimin dhe ligesine e tyre . Ju uroj gjithe te mirat juve dhe te gjithe mjekeve dhe krahas sherbimit per pacientet kujdesuni pak edhe per vehten tuaj se edhe ju njerez prej mishi dhe gjaku jeni nuk jeni robote jeni bij nenash dhe kete nuk e kuptojne ata mjerane . Zoti I bekofte te gjithe mjeket

  14. kopi says:

    ka qelluar si rastesisht qe ky “heroi” eshte edhe vete profesor dr, por ka edhe gruan(!) merre me mend se qekur jane njohur skane bere asgje vec shences ne familje. ratstesi fatlume qe po aq rastesisht perkon me drejtorlleqet e shefflleqe e tij dhe gruas duke arritur kulmin e nepotizmit qe gruaja eshte zv. ministre e shendetesise dhe ky drejtor i spitalit sh ndroqi. edhe qelbesir rame edvini qe nuk e rruan kercellin fare por vazhdon pislleqet

  15. Jo realisti says:

    Qenke i nivelit shum te larte….
    Interesant eshte se deshmove nje kultivim te jashtezakonshem dijesh te cilat nuk ti jep shkolla.
    Nuk te njof por me ke lene mbresa…..si intelektual rrace….
    Ju pershendes..!

  16. Linda Gabi says:

    Profesor Perlati , jo vetem nje intelektual klasi por nje mjek , nje mik i jashtezakonshem per te gjithe duke na qendruar afer me keshilla e perkujdesje. Mjeksia Shqiptare eshte me fat qe ka nje aset si Ju dhe ne nje Profesor Intelektual si Ju.
    Ky shkrim i vecante me emocionoi shume.
    Ju falenderoj perzemersisht.

  17. Olimpia says:

    Kopi,patjeter je Dashua qe po lufton me mish e me shpirt ti bjere ne sy Lulit,qe kur te ,fitoje,, te te beje nje cope,,magazinier,,,Eh Kopi,Kopi,je teper i ndyre.
    Dr,…Ju dhe i gjithe personeli mjeksor ne lufte kunder korona virusit do te mbaheni mend si ai numeri i kufizuar i piloteve britanike qe perballuan me sukses aviacionin e tmerreshem hitlerian dhe i prene rrugen sulmit mbi Britani.Historia thote se kurre nje numer kaq i vogel njerezit i bene nje sherbim kaq te madh kombit.Edhe ju ,ne nje lufte te vertete,po i beni nje sherbim te jashtezakoneshem Shqiperise,ne radhe te pare duke shpetuar mijra njerez nga kthetrat e semundjes ,por njekohesisht duke frenuar rendimin e situates duke evituar nje katastrofe jo vetem shendetesore por edhe ekonomike,shoqerore che morale.Sa per ,doktor mortjen,,lul morgun,, dhe banden e tyre te.. mjekeve,, dhe gazetareve,leri i ne mjerimin e tyre te felliqur helmues.Shumica derrmuese eshte me Ju.

  18. Sheethead says:

    Kopi, po ti njohesh do te vije turp per ato qe vjell. Ata jane njerez fisnik, profesionalisht cilesor dhe teresisht human. Doktor Perlati ka nje jete qe u sherben njerezve, me kulture dhe profesionalizem.
    Ndersa e shoqa e ka sherbimin mjeksor ne gen, lindur e rritur ne familje mjekesh, qe po ta degjosh emrin e tyre do nxihesh nga turpi. Po kjo kohe nxori ne pa vlerat dhe antivlerat njerzore. Ai shpeton jete njerzish ndersa ti derdh helem. Turp.

    1. kopi says:

      Ti dhe mira-olimpia (se spo ju ndaj dot se shkruakeni njelloj) e dini mire qe eshte nje kokerr hajduti dhe te dy bashke bejne pislleqe sa mundin. ne cilin vend moj kellira te qelbura, te europes qe gjasme doni negociata mund te gjesh burrin e gruan ne pozitat e mires dhe perlatit?

  19. arqile says:

    Urimet me te mira profesor.Ju lumcin duart se po shpetoni hete njerzish.Fatkeqesia jone e madhe qe disa maskarenj duan pushtet duke ndhelle vdekhen .Turp i madh per kete komb kaq te vogel.Opozite e dehur e etur per te mare pushtet.Vetem ecetemper te shpetuar nga hajduterite qe ka vere.Nuk ndodh jo.Do te japin llogar.

  20. Mos llomotisni kot says:

    Ne spitalet “kovid” edhe nje sanitare qe i sherben te semurit duke i mbajtur oturakun eshte shume dhe shume me e vlefeshme se politikanet euctipit Luli e& pa zene ne goje vrastaret e tipit Meuta, Berisha, Mona e kompani. Respekte atyre qe sot jane ne vijen e pare te frontit.

  21. Ladi says:

    Kopi shkofsh ne gop te motres, bq..

  22. Gezim Voda says:

    Resekte pa fnd doktor Perlati jo vetem per misionin e mjekut qe ke kryer nw zonat e thella te Miredites edhe pse kishe mbaruar me mesatare shume te larte studimet universitare, por edhe per respektin qe ruan per ato vite me kushte te veshtira atje. Mbi te gjitha per mesazhin shume dobiprures per ata te shkolluar qe e quajne “hata” ,”persekutim”, ‘pune me inat” etj, nese i thone ose e caktojne te punoje jashte Tirane ose te nje qyteti tjeter. Kjo qe treguat ju modestisht per veten tuaj, po me kujton edhe shembullin e Prof. Dr. Myftar Barbullushit, i cili ka qene nje mjek shembullor per disa vite ne zonen e thelle te Ujmishtit rreth asaj periudhe qe ju kini qene ne Orosh. Nje zone ku ne kufijt e saj gjendet Skavica dhe qe kufizohet me Dibren, i cil mbaj mend qe nuk sherbente thjesht si mjek, por kish kryer edhe studime per semundshmerine ne zone. Iku qe andej si njeri i nderuar dhe sa kam degjuar ka patur arritje ne kerkimet e tij ne fushen e shendetesise ne institucionet shendetesore te Kryeqytetit. Respekte pa fund per cilindo nga ju qe po sakrifikoni sot dhe neveri te pa mat per mizantropet sehirxhij qe kenaqen dhe buzeqeshin me vuajtjet e te tjereve.

  23. Alba.ny says:

    Është momenti t’i themi Irfan Musabelliut, Aleksandër Frangajt, Vjollca Hoxhes, Meros, Adrianit, Engjëllit, madje dheQim Pekës etj. t’i fikin kamerat, t’i mbyllin mikrofonat, t’i fshijnë lajmet nga Dr.Vdekja SB, Lul Morgu, Monidiotja, Alfred Çak(all)o, Sazan Qymrguri, e plot nga ky stan që po zgërdhihen mbi kufoma.
    Është momenti tu themi shqiptarëve: Ruani vehten, ruani familjen, mos u bëni turmë, mos shkoni për vizita dhe mos prisni vizitorë.
    Do kalojë, punë muajsh, duroni.
    Se vetëm të vdekurit nuk kthehen mbrapsh!

    1. Realpolitika says:

      RESPEKT E MIRENJOHJE PAFUND PER PERKUSHTIMIN DHE PROFESIONALIZMIN E PROF. PERLATIT. NE SHERBIM TE SEMUREVE.
      LYLI ,SALIU DHE ATA PAK QE U SHKOJNE PAS NUK KAN FAJ …PO VDESIN PER PUSHTET. POR MEDIA JONE E PAVARUR QE U SHKON ME MIKROFON E KAMERA EDHE NE HALE.

  24. ali says:

    Shkrimi i doktor Perlatit eshte nje shperthim nga shpirti per sakrificat e medha te mjekeve, jo vetem te Sanatoriumit, sakrifica qe mundohen ti shperfillin porsi kriminela disa media ketu, dhe me kujton ne kete rast nje palo gazetar qe “i qante zemra” per te semuret qe prisnin ne ambulance duke perhapur panik ne ekranin e televizorit, ne kete rast te News 24, ku ai vegjeton. Ky televizion duhet te dale dhe te kerkoje ndjese para publikut te tij dhe te gjithe vendit per kronikat panik ndjellese qe perhap ky gazetar, natyrisht natyrisht nqs ky televizion ka marre ndonje detyre
    per te nxire punen plot mundime te personelit mjeksor per interes te politikaneve qe i qendrojne mbrapa.
    Pershendetje Doktor Perlati dhe suksese ne detyren fisnike per perballimin e kesaj pandemie, se bashke me te gjithe armaten e mjekeve ane e mbane vendit.

  25. Popull says:

    Po u perzie mjekesia me Politiken nuk shkojne si duhet gjerat. Jepini gjithsekujt ate qe meriton. Respekt per mjeket, turp per shtetin tone qe po i perze.

  26. Pensionist says:

    Shkrimi nderon mjekseine shqiptare.
    Pro. doktor Perlati eshte nje talent letrar dhe nje gjereral në sistemin e sherbimit shendetesor te vendit tonë.
    Nderim, falënderim, mirënjohje dhe urime për shëndet e jetë të gjatë, për suksese në shpëtimin e jetëve të shqiptarëve, i dashur njeriu i mirë, i pajisur me një botë të pastër shpirtërore, intelektuale dhe mjekësore.
    Mesazhi për njerëzit është fantastik! Për horrat mizantropë një vaksinë…

  27. Petrit says:

    Respekte për punën dhe përkushtimin tuaj, nga unë Petja, shoku juaj i fëminisë.

  28. Respekti says:

    Mjeket Mira dhe Perlat

    Te dy cun dhe goc Tirane.
    Ai, djali i vetem, bir gjenerali, student me 10ta.
    Mira vajza e nje nga pediatreve me te mire te Shqiperise, Prof ne fakultetin e mjekesise, Mira vete Studente me 10ta.

    Te dy mbas studimeve U emeruan mjeke ne fshatrat e Mirdites ku dhe punuan e jetuan per vite me rradhe.
    Sot nuk Jane quravit per persekutim
    Vazhdojne e punojne me perkushtim ne profesionin e tyre te nderuar te mjekut.

    Ndryshimi

    Nderkohe mjeku tropojan s. zuri tironen dhe tropojan te tjere qe luftun me laps e me bithle…si mustafa e elezi meten ne Tirane.
    Sot tropojan, pdheista te “persekutum”, merren me Politiker dhe me hudhje sh…, me falni me bomba molotov

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje