Është kohë bllokadash në Bashkimin Europian. Pas krizës së buxhetit, tani është Bullgaria që vë veto për Maqedoninë e Veriut. Përpjekja e re për negociata shtyhet për në vitin 2021. Zhgënjim në Berlin.
“Nuk kemi mbërritur aty, ku duhet të kishim mbërritur prej kohësh”, pranoi ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth. I zhgënjyer, Roth, i cili drejtoi konferencën me video të ministrave të Europës konfirmoi, që BE për të satën herë nuk ia doli dot të çelë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Si vendi i vetëm i BE, Bullgaria bllokoi çeljen e konferencës ndërqeveritare për fillimin zyrtar të negociatave. “Kjo është një goditje e rëndë”, tha Roth. Kancelarja Merkel është angazhuar personalisht tek bullgarët për Maqedoninë e Veriut. Pa sukses. Roth pranoi se është “i zhgënjyer”.
Pretendimi i Sofjes
Jo-ja e bullgarëve ngre dyshime për premtimet e BE, është shprehur më tej ministri Roth. Një bllokadë e re është e rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit. Që në mars të vitit 2020 të gjitha vendet e BE, përfshirë edhe Bullgarinë, ishin pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vetëm datën nuk donin ta përcaktonin saktë.
Kur në verë Bullgaria kërkoi papritur, që Maqedonia e Veriut duhet të njohë gjuhën maqedonase si një dialekt të bullgarishtes. Maqedonia e Veriut e refuzon këtë dorëzim identiteti. Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë të vështira për t’u kuptuar nga vendet e BE, shprehen diplomatët europianë në Bruksel, pasi të dyja vendet në vitin 2017 nënshkruan një marrëveshje miqësie.
Ministri i Shtetit, Michael Roth edhe njëherë kujtoi, se Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të mëdha në rrugën e procesit të anëtarësimit. Madje edhe emri i vendit u ndryshua nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut për të zgjidhur konfliktin e emrit me Greqinë.
Shkupi nuk duhet të dorëzohet
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Maros Sefcovic që mori pjesë në videokonferencë, kërkoi që maqedonoveriorët dhe shqiptarët të mos e humbasin kurajon. “Nuk bëhet fjalë, për “nëse” tek negociatat e anëtarësimit, por për “kur””, tha ai. Edhe Michael Roth i bëri thirrje qeverisë në Shkup të mos dekurajohet. “Bëhet fjalë vetëm për një vend që është në opozitë.” Vitin e ardhshëm do të arrijmë suksesin në presidencën portugeze. Vërtet vetëm një vend? Diplomatët e BE bëjnë të ditur, se Holanda ka rezerva si edhe më parë për çeljen e negociatave me Shqipërinë. “Këtë ata nuk e thonë tani fare hapur, por fshihen pas Bullgarisë”, tha një diplomat. Holanda ishte ajo që kërkoi në nëntor, që Shqipëria duhet të përfundojë reformat e shtetit ligjor, megjithëse Komisioni Europian i atestoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut “pjekuri anëtarësimi”.
Edhe vendet e tjera të Ballkanit, që kanë filluar ndërkohë procesin e negociatave shënuan pak progres në negociata gjatë presidencës gjermane. Serbia për shembull nuk hapi as edhe një kapitull të ri nga 35 kapitujt. “Progresi në negociata nuk varet nga ne, por kryesisht na vendet anëtare”, tha Michael Roth. Përparimi i Serbisë në reformat ligjore, mediat e lira, zgjidhjen e konflikteve rajonale nuk ka qenë i kënaqshëm.
Polonia dhe Hungaria bllokojnë buxhetin
Bllokada dhe vetot e vështirësojnë suksesin e presidencës gjermane të BE. Negociatat për buxhetin disavjeçar të BE, fondet për Coronën dhe mekanizmi i verifikimit të shtetit ligjor kanë ngecur në vend edhe dy ditë para samitit të BE. Hungaria dhe Polonia e bllokojnë arritjen e një ujdie, sepse për to është e papranueshme futja e një mekanizmi për verifikimin e shtetit ligjor. “Pas kuintave po punohet”, siguroi ministri për Europën, Michael Roth. Por ajo që është e qartë, është se teksti i mekanizmit të shtetit ligjor dhe paketa e përgjithshme buxhetore nuk ndryshohet më pas. KE po verifikon ndërkohë mundësinë e dytë: Nëse bllokohet kuadri buxhetor, atëherë të 25 vendet e BE, pa Hungarinë dhe Poloninë, mund të krijojnë një fond ndihme të Coronës, me qëllim që të investohen 750 miliardë eurot e planifikuara për rimëkëmbjen e ekonomisë në vitet e ardhshme.
BE duhet tu heqe te drejten e vetos te gjithe vendeve ish komuniste qe jane pranuar ne BE..Kjo per tre arsye…
Akoma nuk kane arritur pjekurine e funksionimit te demokracine.
Per konflikt interesi ato priren per te bllokuar pranimet e reja sepse mendojne se shtohet konkurenca per ndarjen e fondeve zhvillimore.
Per aresye gjeopolitike….Shpesh ka konflikt te pazgjidhura te vjetra apo te reja per minorancat,kufijte,ceshtje te trashigimise historike etj..
Kur u shtrua ceshtja e zgjerimit objektivi kryesor ishte krijimit i nje Europe te re ,te fuqishme perballe synimeve ruse dhe konkurences se superfuqive. Por askush nuk parashikoi egoizmat nazionale dhe idiotizmat e politikaneve euurolindore.P randaj eshte kusht heqja e te drejtes se vetos dhe marrja e vendimeve mbi bazen e shumices se cilesuar,numer shtetesh plus mbi 50% e popullsise.
Dikush duhet te pyeste Hollanden, nese kishte ndonje kundershtim per Shqiperine. Nuk duhej ta linin te rrinte “fshehur pas Bullgarise”, sic ndenji fshehur Franca pas Hollandes heren tjeter.Kush tjeter ndenji fshehur pas Bullgarise? Pastaj, me 2021, Kush do te fshihet prapa kujt? A ja vlen ti lutemi nje familjeje te tille, apo mos duhet te luajme edhe ne me te njejtat marifete?
Wow bashkimi Evropjan Ka nje problem shume te madhe si do Mose ne keto vitet e fundit mire negocjatat me Shqiprine dhe Macedonia se estate nje hap i veshtire politik!!! Por kure NUK arrine te miratone as bugjetin e vet ne ket kohe krize e pandemije koj na tregone se ky instutisone po shkone dret shkatrrimir
Si perhere turkoshqipfolesit moren…….te gjatin!
Beni mutin BE se eshte e deshtuar dhe kurr nuk do te bashkohet, eshte bashkim pleras qe kurr nuk do te behet si SHBA….
kerkoni llogari Rames dhe jo BE-se…BE eshte vend demokratik me ligj dhe rregull…
A te lumte pena, o Fuck! Titulli i shkrimit duhet te ishte: “… zhgenjim ne Berlin, gezim e hare ne Tirane!
A si ,pse s’thua Metes e Berishes,po thua Rames . Nese ka qene kush qe na ka bere pak kryelarte ne emigrantet ka qene Rama ,se saper Berishen e Meten ,te marrin svarre ne Europe per prestigjin qe kane ketej jashte
mjafton qe rama nuk ka faj – por edhe bar hame
mjafton qe rama nuk ka faj – por edhe bar hame
mjafton qe rama nuk ka faj – por edhe bar hame
Hipokrizi me okë!!! Ju ça barku Berlinit! Po të dojë ai, aq i fortë sa është, u pret ujin e çezmës cilitdo që hedh vickla dhe i bën të votojnë si Çeçoja.
O te kam dhij bash ne EU. I kena ba detyrat e shpise, tana kushtet qe na kane vu, ja kemi plotesu e si shperblim morem… BRRYLIN
I nderuar refiku…
Kushtet jane qe ne tirane te behet ajo qe u be ne prishtine pra krejt paria e ketyre 30 vjeteve ne burg kur kjo te ndodhe zdo kete nevoje shqiperia te jargavitet zyrave te brukselit por do ja hapin vete portat
Gjer atehere ska gje, kjo propagande qe jep politika e tiranes ska te beje me ralitetin askush nuk denon veten
nuk ka faj prap ky hajduti Anetes
Vendi i fundit ne europe ne ballkan jemi ne cdo drejtim.Negociatat hapen pas 25 prillit kushdo qe ti fitoje ato por te tregojme veten qe dime te bejme zgjedhje normale se jena bo gazi botes.
buj: .Edhe me te vdekurit do beni politike?
Kjo eshte llindja. Vende te pazhvillusra dhe inatcinj. Europa e zhvilluar dhe e fuqishme varet nga bota bullgare. Pastaj ankohemi pse nuk na pranojne. Vari lesht.
Drejt Olimpia ! Dhe mos haro ne vet jemi e keqe e madhe mes nesh e sabotojn me helmin qe hedhin neper koridoret e BE, E cdo presesh nga kjo kjo lloj “fare e mbjell ” ne ate mut sistemi ! Na dhe kjo BE kurva , qe sa me shum fut e ju jep te drejten e vetos ksi lloj plenash, aq ma keq do shkoj ! Bullgaret, klyshi perjetshem i Rusis, po i con uj ne mulli rusoserbit qe spo lejn gur kunder Kosoves me ato gjygjet e ndyra,mbas pilafit,!
Te dhjefsha Be mir e ke o drino !……..
Ne fakt gjeja qe duhet te bejme jane 2, shtet berje dhe bashkepunim bashkim rajonal, duke u bashkuar bashkepunuar keshtu ne shkojme drejte nje bashkesie me te madhe qe eshte Bashkimi Europian. Pse e vrasim mendjen ne kot, ne jemi ne Europe. Kur duam te shkojme ne Europe shkojme kur te duam pa viza, kur na ndodhi termeti gjithe Europa erdhi per 24 e na ndihmoi, me mbrapa ndihmuan me 1miljard e ca miljon euro falas per te demtuarit e termetit etj. Varet nga ne
kam nje pyetje a u be referendum ne shqıperı kur u be antare e lıges myslymane. perse u futem . pse kerkonı europe kur jemı ı vetmı komb europıan ne ate lıdhje. pa dale nga ajo lıdhje harrojenı euopen kurre nuk futemı.po edhe futja e shqıperıse ne ate lıge u be qellımısht qe te laroje shqıptaret nga europa
Mos pritni shumē nga BE keni dy miq shumē te mire që ju presin me krahe hapur te vendosen ne ballkan Rusia dhe Kina europa gjithmonë ka luajtur rolin e kurves nje here thote po dhe tre here jo, fl.
Nuk te pranon asnje formacion nderkombetar pjese te tij nese nuk ndeshkohen te pa ndeshkueshmit.
SHQIP :po nuk u qeruan halite si Sali Berisha, Ilir Meta and co harrojeni nuk ka BE.
AH EVROPE O KURVE E VJETER…!?
– Shefja e diplomacise evropiane ben avokaten e Beogradit ne Brukseli…
– Me evropian se vet evropianet !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kambana alarmi per Brukselin…
Sipas te dhenave te shtypit evropian dhe amerikan qe u referohen agjencive ligjzbstuese, rreth 500 deputete dhe zyrtare deri ne nivele te larta politike te vendeve anetare te BE -se dhe Britanise se Madhe perfshi edhe dhjetra anetare te Parlamentit Evropian jane te pickuar , te kapur ose rekrutuar nga Ish- KGB dhe GRU sovjetike ruse.
As shtylla kryesore e BE -se dhe miku me i fuqishem perendimor i Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb, kuptohet pas SHBA-se, Gjermania nuk ben perjashtim.
Ishin KGB -ja dhe GRU-ja sovjetike qe kishin depertuar deri tek kryesekretarja e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmidt, neper duart e se ciles kalonin te gjithe sekretet madhore te BE-se, NATO-s, SHBA-se !
Ish- kancelari tjeter Gjerman Shrojder punon tash sa vite per Korporaten me te madhe ruse te Naftes se Putinit, Lukoil !?
Kryetari i Komitetit te Ceshtjeve Evropiane te Bundestagut gjerman Gunter Krischbaumeshte, i anatemuar prej vitesh edhe nga vete shtypi gjerman, me seriozi dhe me i sakti ne BE, si dore e zgjatur e Putinit dhe sherbimeve sekrete ruse ne Gjermani., pa u futur ne aferat korruptive te bashkeshortes se tij rumune, nje nga fidanishtet e rendesishme te spiuneve te Kremlinit ne Evropen Lindore dhe ne BE nepermjet femrave bukuroshe me te cilat si KGB-ja, RÍA sot, dhe GRU-ja kane care rrugen e historise me p. jeshkat e tyre ne dore !
Kur kjo dukuri ka permasa te tilla ne vendin dhe shtetin me te fuqishem e me te disiplinuar ne BE nuk eshte e veshtire te merret me mend se cfare ndodhe ne shtetet e tjera anetare te Evropes se Bashkuar .
… e aq me shume per shqiptaret
Kjo eshte nje kambane alarmi jo vetem per BE-ne, por per mbare Boten, ne menyre te vecante per nje vend te vogel si Shqiperia si shtet e shqiptaret si komb i sakatuar, copetuar e gjakosur ne menyren me te perbindshme tash e 150 vjet !
Ishin politika albanofobe ruso- sllave dhe pazaret e felliqta te Portes se Larte te Stambollit dhe Sulltan Abdylhamitit me Shen Pjeterburgun, ishin Kongresi i Berlinit, Konferenca famekeqe e Londres dhe deri diku edhe Jalta qe krijuan Golgoten Shqiptare, genocidin dhe “token e djegur “ te Kosoves, Camerise e gjitheshqiptare !
Ishte lapsi i kuq i Winston Churchillit dhe jo “ Ylli i Kuq “ i Stalinit qe e perplasi Shqiperine e sakatuar nen “Draperin e Cekanin” stalinist, qe Enver Hoxha ia kaloi edhe atij vete me luften e klasave, me luftes kunder fese, me kolektivizimin e tufezimin jo vetem te bujqesise e blegtorise, por edhe me “njeriun e ri” ala Stahanov e ala Lej Fen qe tjetersoi edhe vete njeriun shqiptar !
Eshte politika e sterkorruptuar, atdherrenimet dhe atdheshitja e Sali Berishes dhe “Bandes se Gangstereve” politike e biologjike te tij qe e lan per 27 vite popullin me properendimor e me proamerikan ne Evrope e ne Bote jashte familjes se tij natyrore, Bashkimit Evropian.
Me properendimor se vete perendimoret !
Eshte i vetmi popull evropian qe u ngrit dhe shkallmoi diktaturen komuniste me te eger komuniste ne Evrope me kushtrimin mbare popullor:
– E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
– E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
Ishte populli shqiptar me Gjergj Kastriotin Skenderbeu ne krye, qe per 25 vjet mbrojti me gjakun e vet jo vetem Atdheun e vet, por edhe kristianizmin dhe qyteterimin evropian nga Perandoria Otomane dhe ne vend qe te ndihmohej e shperblehej, u shit si mall pa zot e u shperdor si monedhe kembimi per te permbushur oreksin ruso- sllavo- grek ne kurriz te tij e trojeve historikisht Shqiptare!
Ishte diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha, dhe shqiptaret qe perzune me bisht nder shale luftanijet e nendeteset, floten ushtarako- detare te BRSS-se e te Traktatit antiperendimor te Varshaves ne vitet gjashtedhjete nga e vetmja baze ushtarake e saj ne Mesdhe duke i kursyer Perendimit demokratik miliarda dollare perballe kercenimit rus…
Mirepo ne kohen qe populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires rrenimtare te viteve 60 dhe asnje vend perendimor, as Italia as Franca… askush nuk pranoi ti shiste grure apo miser as me valute e flori ne dore.
Vetem bujaria e Kines qe i ktheu nga rruge vaporet me grure, oriz dhe miser per popullin e vet drejt Durresit dhe shpetoi popullin shqiptar nga vdekja masive per buken e gojes !
Keto jane faktet historike !
Jo rastesisht shqiptaret dhe zemra e plasur nga genocidi 130 vjecar serbo- sllav e popullit te Kosoves thuri kengen “ O Evrope o kurve e vjeter …. “
E cfare ndodhi e si po e trajton Evropa e Bashkuar pranimin e Shqiperise e Kosoves ne gjirin e saj natyror e shpirteror!?
Miliardat e BE-se per Beogradin e Meka e Nena e Serbise !
Iu hap drita jeshile e bisedimeve per anetaresim perpara Serbise e Malit te Zi, te bombarduara nga avionet e NATO-s e BE-se per shkak te genocidit ne Kosove, dhe i pari shtet jashte BE-se me flamur shteteror kopje e Flamurit te tij e qe perdori si monedhe te saj Euron, shteti drejtesia e te cilit kontrollohet nga Brukseli, e Evropa akoma nuk ia ka hequr as vizat per te udhetuar si evropiane ne Evrope !
BE “e mencur” investon miliarda euro ne Serbi, nderkohe qe Beogradi e Vucici shpenzojne miliarda euro per te blere raketa e aeroplane, tanke e pajisje luftarake nga Putini e Moska !
Politiqyqaret vendímarres evropiane kakarisin nate nate e dite per te mos lejuar depertimin dhe influencen ruse ne Serbi, ndersa zhvillojne manovra te perbashketa, kane baza ushtarake, e qendra spiunazhi e dizinformacioni ala Sputnik ne Nishin ish- shqiptar e ne mbare Serbine , udheheqesit me te larte serbe e kane kthyer Mosken njesoj si Haxhijte Meken ku falen dite e nate
Evropa investon miliarda euro ne Serbi… Beogradi falet tek Nene Rusia !
E mua ketu ne Nju Jorkun e larget se si me kushtrojne si himn vargjet e zemres se zhuritur te folkut kosovar , te kombit tim:
Ah Evrope o kurve e vjeter … !
E ndjehem krenar per popullin kombin tim te lindjes ! Pse !?
Edhe perballe ketij mali padrejtesish e intrigash, lumenjesh gjaku e genocidi, perballe rrezikut te shfarosjes, mbijetoi e mbetet populli 95 per qind properendimor e proamerikan !
Tash e 550 vjet jemi populli me evropian ne Evropen qe po vonon e po na lene duke pritur para deres se shtepise sone te perbashket ne themele te se ciles jane jo vetem lumenj gjaku dhe sakrificat tona, por edhe qyteterimi yne i lashte qe gjithmone i ka pasur mendjen e syte. shpirtin dhe zemren nga Perendimit, nga Evropa e SHBA-ja!
Me evropian edhe se vete evropianet!
From: Alban Dega
Date: May 31, 2018 at 2:17:55 PM EDT
..po me shqipnin ç paten,mir me maqedonin per gjuhen..
Apo,ajo çeshtja e maqedonis esht loja…
BE nuk di ku ka koken e jo me te mbledhe kembet e dhive te Ballkanit.
Te befsha naften mu ne BE qe e beri Shqiperine corap me ata komiket qe dergon ne Tirane dhe ne i besojme me symbyllur.
Hajd te dhjefsha ne te!
Kercen krimi valle per shtate pale qejfe, presidenti eshte cmendur, kryeministri mendohet dhe shkon ne Ha mer ik , Lului po si…Luli nani-nani, Monika pas Ilirit per psikiatri dhe dhit ne te.
O tipa !
Se fut kush shqipnin se jan kriminela shquptart.
Ja kush jan kategorit e kriminelve :
1.vrasesit
2.hajnat
3.drog dealers
4.shitsit e kurvave.
5.zaptuesit e pronave
6.trafikantet e njerzve
7.fallsifikatoret
8.mospaguesir e taksave
9.mashtruesit
10.t korruptumit
11…ne kte kategori ben pjes veç nji sasi e vogel njerzish ,qe jan frikacaket,budallenjt,t pazotet,antikapatet,…kta jan ata qe s kan mundsi me bo krime,por edhe kta jan kriminel si moskallzues krimi pasi dijn se kush bo krime por s tregojn.
..perfundimi?
100 per qind e popullit shqiptar del kriminel.
Dhe kemi kte demokraci.:
Kriminelat votojn kriminelat te cilet bejn krime sipas hierarqis,dhe lufta per pushtet esht konkurrenc krimi,luft bandash kriminale per territor.
SHQIPËRISË I LIPSET TË FUTET REALISHT NË EUROPË, JO TË FIRMOSË LETRA FIKTIVE!
Nuk e kuptoj gjithë këtë padurim për të nënshkruar letra, sepse toka e Shqipërisë gjendet në Europë e s’ka Perëndi ta lëvizë! Dakort, letrat politike që duhet të firmosen janë të vlefshme edhe për lëvizje fondesh etj., por, po nuk lëvizi mentaliteti politik i instituzioneve tona shtetërore e politike, po nuk lëvizi mentaliteti ynë si popull, ato letra zor se do firmosen, madje më mirë të mos firmosen. Përse? Sepse firmosja pa lëvizje faktesh do ta dëmtonte Shqipërinë. Shqipërisë i lipset të futet realisht në Europë, jo të firmosë letra fiktive!
Përse do ta dëmtonte firmosja fiktive Shqipërinë? E thjeshtë, sepse do duhet të dënohen:
1. Të pandëshkuarit e mëdhenj të ngjarjeve kriminale të vitit 1997, (pa lëre, është futur në fjalorin politik e gazetaresk si “viti i mbrapshtë”, thua se këtë vit e solli Zoti dhe jo papërgjegjëshmëria politike e njerzore!!!), të cilët vazhdojnë të bëjnë ende politikë, madje me intensitet maksimal dhe do duhet të marrin ndëshkimin demokratik, siç e ka e gjithë Europa;
2. Të pandëshkuarit e mëdhenj të ngjarjes kriminale të Gërdecit, të cilët vazhdojnë të bëjnë ende politikë, madje me intensitet maksimal dhe do duhet të marrin ndëshkimin demokratik, siç e ka e gjithë Europa;
3. Të pandëshkuarit e 21 janarit, ngjarjes kriminale të vrasjeve të demostruesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, të cilët vazhdojnë të bëjnë ende politikë, madje me intensitet maksimal dhe do duhet të marrin ndëshkimin demokratik, siç e ka e gjithë Europa;
4. Tradhëtitë Kombëtare:
a- nëpërmjet thyerjes së embargos ndaj ish-Jugosllavisë;
b- nëpërmjet firmosjes së marrëveshjes me Greqinë për detin;
c= nëpërmjet luftës ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të saj;
d- nëpërmjet denigrimit të historisë së shqiptarëve, figurave historike dhe trashëgimisë kombëtare,
të cilët vazhdojnë të bëjnë ende politikë, madje me intensitet maksimal dhe do duhet të marrin ndëshkimin demokratik, siç e ka e gjithë Europa;
5. Vjedhjet kriminale:
a- të votave më 1996, ku edhe u masakrua opozita e asaj kohe;
b- të tokave;
c- të pasurisë publike nëpërmjet privatizimeve kriminale,
të cilët vazhdojnë të bëjnë ende politikë, madje me intensitet maksimal dhe do duhet të marrin ndëshkimin demokratik, siç e ka e gjithë Europa;
6. Abuzimet kriminale me deklarime vetjake të rreme të pasurisë e që, pasi verifikohen duke shkuar pas gjurmës së pasurisë, sekuestrohen në favor të publikut, sepse ata vazhdojnë të bëjnë ende politikë, madje me intensitet maksimal dhe do duhet të marrin ndëshkimin demokratik, siç e ka e gjithë Europa.
Vetëm pasi të vendoset kjo drejtësi demokratike, pas një lëvizje të madhe mentaliteti e funksionimi, atëhere ne jemi gati edhe faktikisht për të hyrë në Europë, pra me letra.
Me respekt: F. Pazoku.