Ministri gjerman: Dështimet në zgjerim me pasoja për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë

8 Dhjetor 2020, 11:11Rajoni TEMA

Ministri Gjerman për çështje Evropiane, Michael Roth, e ka quajtur si “gabim serioz politik” dështimin që të miratohet korniza negociuese për nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe, me disa kushte, edhe me Shqipërinë.

Ai këtë e ka thënë të martën para nisjes së diskutimeve në Këshillin e Çështjeve të përgjithshme të BE-së, të cilin e kryeson Gjermania.

Ministri gjerman ka thënë se, lidhur me procesin e zgjerimit “për fat të keq deri më tash nuk ishim në gjendje të arrijmë progres për gjërat që më parë ishim pajtuar”.

“Ne po bëjmë gjithçka në mundësitë tona si presidencë që të arrijmë deri tek pajtimi sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të mundësohet konferenca e parë e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe, poashtu, varësisht nga përmbushja e disa kushteve të mbetura edhe me Shqipërinë. Çfarëdo tjetër do të ishte një gabim serioz politik në dëm të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor që poashtu do të dëmtonte shumë edhe sigurinë e Evropës në tërësi. Secili do të duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë ai.

Vendimi për të miratuar kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut është bllokuar nga Bullgaria e cila kërkon që disa çështje bilaterale që ka me Maqedoninë e Veriut, e që lidhen me identitetin dhe gjuhën, të jenë pjesë e kësaj kornize.

Diplomatët evropian kanë thënë se, nëse nuk kalon vendimi për Maqedoninë e Veriut, atëherë disa shtete anëtare të BE-së kundërshtojnë çfarëdo shqyrtimi të vendimit për Shqipërinë.

Të dyja këto shtete kanë statusin e vendit kandidat dhe tashmë është marrë vendimi që të nisin procesin e negociatave të anëtarësimit. Por, për të ndodhur kjo, BE-ja duhet të miratojë kornizën e saj negociuese, e kjo bëhet vetëm me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare.

2 komente në “Ministri gjerman: Dështimet në zgjerim me pasoja për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë”

  1. remarku says:

    Nje largim nga BE-ja do te ishte me mir,shqiptaret apo maqedinsit kush ka dashur ka ikur drejt vendeve te BE-se, tani ska me njeri interes,na duhet veten nje qeverisje e mir ne kete vende qe eshte me i begat se cdo vend i BE-se.Kemi klimen dhe natyren me te bukur qe per nje kohe do te luten italjan dhe gjerman te vine ketu,vetem kush na shpeton nga keto vemje ne politik..

  2. Shabono says:

    Problemi i Shqiperise dihet qe eshte sistemi gjyqesor qe nuk ben drejtesi. Gjithe llafet e tjera jane fukarallek, arrihet te denohet vetem nje njeri qe ka vjedhe energjine elektrike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje