Pas një serie të gjatë pa fitore, skuadra e Tiranës është rikthyer tek suksesi në javën e shtatë të Kategorisë Superiore.
Kjo është fitorja e parë për trajnerin Nevil Dede në stolin e bardhebluve, duke triumfuar në një transfertë mjaft të vështirë siç është ajo në Laç.
Një fitore minimale me rezultatin 1-0 u mjaftoi kampionëve në fuqi për të dal me pikët e plota nga kjo transfertë.
Super goli i realizuar nga mesfushori Idriz Batha në pjesën e parë ishte vendimtar në këtë takim për kryeqytetasit që ngjiten në kuotën e nëntë pikëve.
Një fitore të pastër me rezultatin 0-3 mori në transfertë dhe skuadra e Kukësit që drejtohet nga trajneri Skënder Gega.
Eze që në fillim të ndeshjes dhe Ibrahimi në fundin e pjesës së parë dhe Limaj në fund të takimit ishin tre autorët e golave të fitores në sfidën që verilindorët morën në fushën e Bylisit.
Me këtë sukses Kukësi renditet në vendin e dytë në renditje me 13 pikë të grumbulluara.
Vllaznia nuk është më një surprizë në këtë edicion, pasi arriti sërish që dhe në ndeshjen e sotme kundër Kastriotit në Kamëz të marrë një fitore të merituar.
Shkodranët fituan me rezultatin e thellë 0-3 në një 90 minutësh që e dominuan totalisht për të marrë me meritë pikët e plota.
Autorët e golave për Vllazninë ishin Dunga, Dilaver dhe Imeri, që i dhanë fitoren ekipit të tyre që kryeson i vetëm renditjen me 16 pikë.
Sfida tjetër mes Apolonisë dhe Skënderbeut u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm të takimit për fierakët e shënoi Gjata me anë të një 11 metërshi.
Ndërkohë, java e shtatë e Superiores mbyllet me ndeshjen kryesore që luhet në orën 16:45 mes Partizanit dhe Teutës në stadiumin “Elbasan Arena”.
(TemA)
Sa sharlatana jeni you gazetaret e panorames….. Ne gjithe boten lajmero
I pare ashte per skip in kryesues te kampionatit . Por per ekipin e Vllaznise shkruani tre rreshta ashtu kalimthi ?. Ju jeni rracista jo gazetare ju jeni turpi I gazetarise . Turp turp per ju dhe per gazeten Panorama . Jam I augurate qe s’do ta botoni por nuk munde te rrija pa ju shkru