Klubi i Partizanit ka përgënjeshtruar lajmet se Ilir Daja eshte infektuar me COVID-19.
Nepermjet nje deklarate zyrtare, ata njoftojne se Daja gezon shendet te plote dhe do jete ne stol ndaj Teutes.
Njoftimi i klubit:
Duke marr shkas nga lajmi që po qarkullon sot në disa media vizive dhe ato të shkruara, të cilat njoftojnë se traineri ynë Ilir Daja është infektuar me Covid-19, saktësojmë se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë.
FK Partizani garanton se traineri Ilir Daja gëzon shëndet të plotë dhe aktualisht është prezent në hotel i grumbulluar së bashku me ekipin për sfidën ndaj Teutës, ndeshje e cila do të luhet sot në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.
I tërheqim vëmendjen mediave të caktuara të jenë më të përgjegjshëm dhe profesionist në informacionet që përcjellin. Në çdo moment të kontaktojnë strukturat përkatëse të klubit FK Partizani.