Kërcënuan e ofenduan arbitrat, pezullohen dy drejtuesit e lartë të Juventusit

8 Dhjetor 2020, 18:42Sport TEMA

Tensioni në ndeshjen derbi u ka kushtuar shtrenjtë dy drejtuesve të Juventusit, Fabio Partici dhe Pavel Nedved, të cilët janë pezulluar e gjobitur nga organet e Disiplinës pranë Federatës Italiane të Futbollit.

Dy drejtuesit bardhezi kanë përdorur tone kërcënuese dhe ofenduese ndaj arbitrave të ndeshjes mes Juventusit e Torinos mbrëmjen e të shtunës dhe për këtë Paratici është pezulluar deri më 14 dhjetor e Nedved deri më 21 dhjetor.

Përveç kësaj Pavel Nedved do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh, ashtu si portieri i tretë i Juventusit, Carlo Pinsoglio, që përveç pezullimit një javor, do të duhet të paguajë edhe 5000 euro gjobë.

Ky është rasti i tretë këtë sezon, që Fabio Paratici bëhet protagonist me ofendimet e kërcënimet ndaj arbitrave dhe në të tre rastet është gjobitur nga organet e disiplinës, por ka vijuar me të njëjtin reagim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje