Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Teutës, e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Daja vlerësoi maksimalisht skuadrën durrsake, ndërkohë që shpjegoi edhe faktin se pse Partizani ka një nisje të avashtë të ndeshjeve.
Teuta?
Daja: Është një ndeshje që do të zgjidhet nga episodet, për vetë faktin që Teuta nuk ka humbur ende dhe ne kemi shumë ndeshje që nuk pësojmë. Kjo do të thotë që të dyja ekipet në fazën e mbrojtjes, për mënyrën se si luajnë, do jetë një ndeshje e luftuar në mesfushë. Kjo do të sjellë vështirësi për të dyja skuadrat në ndërtimet e aksioneve sulmuese. Ndeshja mund të zgjidhet me episode, pasi u bënë disa ndeshje radhazi dhe u pa që po shënohet pak javën e kaluar. Kondicioni nuk është ai i fillimit të kampionatit.
Momentalisht, me ngjeshjen e klasifikimit, më e rëndësishme është marrja e tre pikëve. Nëse merret me lojë të bukur do të thotë që ke më shumë elementë për vazhdimësinë, sepse lojrat e mira do ta çojnë ekipin drejt marrjes së pikëve. Nesër, duke qenë ndeshje e vështirë, marrja e 3 pikëve është gjëja kryesore për të cilën futemi në fushë kundër Teutës.
Teuta ka deklaruar si objektiv titullin kampion
Daja: E thashë edhe më lart. Kemi edhe një seancë sot, por nuk kemi vendosur. Ka pak kohë për ta përgatitur ndeshjen me detaje, qoftë nga ana teknike, qoftë në strategji. Rotacioni bëhet edhe për të motivuar ata që kanë luajtur pak. Do të thoja, duke menduar pikat e forta të Teutës, do na duhet të tregohemi të kujdesshëm. Sot vendosim nëse ndryshojmë formacionin ose jo.