Short i vështirë për Kosovën, “peshkon” Spanjën dhe Suedinë

7 Dhjetor 2020, 18:58Sport TEMA

Sot në Cyrih është zhvilluar ceremonia e hedhjes së shortit për ciklin kualifikues të Botërorit “Katar 2022”.

Për shkak të pandemisë COVID-19 kjo ceremoni këtë herë është mbajtur pa praninë e përfaqësuesve të federatave dhe të mediave.

Kosova në këto kualifikime të përfshihet në Grupin B, ku do të ketë rivalë Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Në fakt, De Rossi e tërhoqi Kosovën për në Grupin 1, por për shkak se në atë grup bënte pjesë Serbia, FIFA paraprakisht e kishte paralajmëruar se do të shmangte një përballje të tillë dhe kësisoj Kosova u zhvendos në Grupin B.

Ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar 2020” do të nisin më 25 mars të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllen më 16 nëntor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje