SHORTI i Botërorit Katar 2022: Shqipëria në grupin me Anglinë dhe Poloninë e Levandovskit

7 Dhjetor 2020, 18:43Sport TEMA

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët që do të ketë përballë për eleminatoret e kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Shorti i hedhur pak minuta më parë nuk ka rezuvuar kundërshtarë të lehtë për kuqezinjtë e Edi Rejës.

Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit I me kombëtaren e Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorres dhe San Marinon.

Takimet e para të eleminatoreve fillojnë me datën 24 mars 2021 dhe do të përfundojnë më 29 mars 2022.

Ndërkohë, sa i përket fillimit të Botërorit 2022, bëhet fjalë për datën 21  nëntor të atij viti, ndërsa finalja e tij do të luhet 18 dhjetor 2022.

GRUPI I: ANGLI, POLONI, HUNGARI, SHQIPERI, ANDORRE, SAN MARINO

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje