Argjentinë, një kartëmonedhë do të ketë figurën e Diego Maradonës

8 Dhjetor 2020, 14:27Sport TEMA

Grupi i mazhorancës në Senatin e Argjentinës ka propozuar një tjetër nismë për të kujtuar figurën e të madhit Diego Armando Maradona. Senatorët argjentinas kanë propozuar që 50% e kartëmonedhave nga 1000 pesos (110 euro) që do të realizohen gjatë vitit 2021, t’i kushtohen mitit të futbollit botëror.

Sipas tyre, kartëmonedha duhet të ketë nga një anë fytyrën e futbollistit dhe nga ana tjetër momentin e shënimit të golit ndaj Anglisë, në vitin 1986, që cilësohet si një ndër golat më të bukur të të gjitha kohërave.

Krahas kësaj nisme, është propozuar edhe krijimi i një koleksioni pullash postare që kujton momentet më të veçanta të Maradonës.

Sipas tekstit të propozimit në Senat, “karriera e jashtëzakonshme e tij, ku nuk munguan edhe limite dhe gabime, e fusin Maradonën në kontekstin e traditës së heronjve të tragjedisë greke. Personazhi i tij përmban të dyja dimensionet e çdo krijimi artistik”.

1 komente në “Argjentinë, një kartëmonedhë do të ketë figurën e Diego Maradonës”

  1. Bato Mato says:

    Ishte “DORA E ZOTIT” që shënoi gol……
    Shprehje LAPIDARE…
    Maradona, ka qënë tamam i MADHËRISHËM.
    ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje