Igli Tare analizon shortin e kuqezinjve: Shqipëria për vendin e dytë

8 Dhjetor 2020, 15:03Sport TEMA

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Botërorit, teksa do të përballet kundër Anglisë, Polonisë dhe Hungarisë. Nëse këta të fundit e kanë vlerësuar Kombëtaren tonë, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me kokat e grupit.

Por Igli Tare në një intervistë për “Gazeta Sheshi” është shprehur se Shqipëria do të luftojë për vendin e dytë duke paralajmëruar hapur Poloninë. Gjithashtu drejtori sportiv i Lacios nuk ka lënë pa komentuar edhe shanset e Kosovës:

Do të jetë shumë e vështirë, pasi që Kosova përballë vetës do të ketë kundërshtarë shumë të vështirë, mirëpo nëse gjen shpirtin e para dy viteve mund të jetë surpriza e grupit.

Edhe Shqipëria ndodhet në një grup më të vështirë. Mirëpo, unë besoj që do të luftojë për vendin e dytë, i cili realisht është i arritshëm me këta kundërshtarë që ka”, ka thënë Tare.

8 komente në “Igli Tare analizon shortin e kuqezinjve: Shqipëria për vendin e dytë”

  1. Denisi says:

    Akoma me pallavra,mos fluturoni me presh….
    Thoni njehere te vetme te verteten.Nuk ka bythe kombetarja shqiptare te dale as ne vendin e trete.

    1. tifozi says:

      Denisi-a e dini se perse sporti yny kurre nuk ka patur suksese?
      Pervec qitjes, ku kemi patur kampione, qe jane perballur me kundershtare te forte dhe kane ditur te dalin fitues duke marre medalje, sportet e tjera kane vuajtur historikisht per rezultate positive dhe kjo pasi sportistet tane hynin ne fushe per tu mundur.
      Objektivi i tyre gjithmone ka qene qe te mos munden keqas.
      Ne futboll, p.sh., nje humbje minimale me 1 apo 2 gola quhej sukses.
      Ishte De-Biazi qe futi i pari konceptin e fituesit ne kombetaren tone. Ishte ky koncept qe rriti shirtin e gares tek futbollistet tane, qe e dergoi kombetaren tone ne France ku pati nje paraqitje te mire. Ne France vetem fati e denoi ne dy ndeshjet decisive kundrejt Frances ku deri ne minute e 91 rezultati ishte 0-0 dhe kunder Zvicres ku humbem nje rast ideal per te barazuar. Ndeshjen e fundit e fituam kunder Rumanise qe ka shume me teper experience ne ndeshjet nderkombetare se sa ne.
      Po gjate eleminatoreve te K.Euroian te Frances, ne mundem 1-0 ne Portugali ekipin e ketij vendi qe u shpall Kampione e Europes.
      E pra, djemte tane luajne te gjithe jasht Shqiperise, ne kompeticionet e vendeve Europiane dhe kane eksperiencen e duhur per te gjetur menyren per te fituar edhe ndaj emrave te medhenj te futbollit si Anglia apo Polonia.
      A nuk ishte ekipi yne qe mundi ekipin grek, qe u shpall kampione e Europes ne Portugali? Ishte motivimi qe i beri djemte tane te pa perballueshem per ekipin grek qe mundi Portugaline ne vendin e vet ne finale e K. Europian.
      Po hyne ne fushe me mendimin tend se do humbasin, me mire te mos luajne fare.

  2. Shqiptar says:

    Ku i dihet, topi eshte i rrumbullaket!
    Por me qen edhe me qoshe,ku i dihet!!!!

  3. Na myten says:

    Duke marrë 3 pikë me kundershtaret direkt, duke perfituar nga sherri mes më të medhenjve si dhe me ndonje plumb qorr eshte e mundshme.

    1. Cudia says:

      Do kemi me shume shanse sikur te kemi ndonje lufte fizike, penallti, ngritje flamuri te Kosoves apo djegje te flamujve te Serbise apo cdo shpikje tjeter… Vetem keshtu mund te ecim perpara. Ishim shume me mire se Serbet! Do fitonim po te vazhdonte ndeshja!!… bla bla bla. Erdhi Serrbi ne Shqiperi dhe na rrasi golat sic kishte qejf. Gazetat jepnin lajme nga Bangladeshi,,,
      C’na gjeti …

  4. ana says:

    Me keto ekipe qe na ka rene eshte shume e veshtire te blihen ndeshjet, sic ndodhi kur u kualifikuam per ne Europianin. Po ku i dihet, sa te jete Duka kryetar i ferderates cdo gje eshte e mundur!! Zanatin e matrapazit ai e qan!

  5. Sportdashes, por jo tifoz. says:

    Ne europian, duam apo nuk duam ta pranojme, na coi Ballisti Morina. Tani per ne boteror na duhet nje Komunist Morina. Nje parrulle komuniste ne mes te Polonise ose Hungarise besojme do kete efekt te perafert me ate ne Beograd. Ndryshe, te jemi te sigurt se do na lere pas edhe Andora. Kam parasysh qe ky vend i vogel na ka mundur dhe ndeshjet me te kane paraqitur gjithmone veshtiresi per ne.

  6. sancho panca says:

    Maksimumi 13 pike marrim ne kete grup.
    Anglia dhe Polonia do na rrahin paq ne te dy ndeshjet, shpreso per nje barazim brenda me Hungarine.
    Andorren dhe San marinon duhet t’i rrahim, por te shohim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje