Rrjedhja e LSI-së? Sondazhi për 25 prillin dhe precedentët në politikën shqiptare

10 Dhjetor 2020, 12:21Blog TEMA

Nga Ylli Pata 

Një sondazh i publikuar dy ditë më parë nga instituti i njohur italian Piepoli paraqiti një fotografim të perceptimit politik në Shqipëri, katër muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ky institut, i cili ka një përvojë në Shqipëri që në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ka qenë përgjithësisht afër realitetit, në parashikimet që ka publikuar përpara zgjedhjeve, por edhe ditën e votimeve.

I njohur në Itali si klient i televizionit publik italian Rai, Piepoli gjithashtu ka një përvojë që i kanë dhënë një lloj besueshmërie në sondazhet e tij. Sondazhi i dy ditëve më parë, i cili ishte i ndarë në shumë nëndarje, si element final kishte gjithsesi fotografimin e perceptimit popullor në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Së bashku me fotografimin në rang kombëtar Piepoli publikoi dhe një fotografim për qarkun e Tiranës. Si edhe në rastet e tjera, sondazhi kombëtar thuajse ishte i njëjtë me atë të qarkut të Tiranës, i cili realisht është dhe Shqipëria në miniaturë, jo vetëm në numrin e banorëve por edhe me shtresat që banojnë në kyrqytet dhe zonat urbane e rurale rreth tij.

Në sondazh, PS-ja paraqitej e rritur nga 48% në zgjedhjet e 2017-s, në 53-59% në rang nacional dhe deri në 60% në qarkun e Tiranës. Partia Demokratike si subjekt paraqitej e rritur nga 29% në 2017-n në 30-34%, rezultat që ishte i njëjtë me qarkun Tiranë.

Por ishte LSI-ja ajo që fotografohej si subjekti që humbte më shumë konsensus, nga 14.28% në vitin 2017, në 2-4%, rezultat që gjithashtu ishte i ngjashëm me qarkun Tiranë.

Në fakt ky është edhe rezultati më i bujshëm i këtij sondazhi që natyrisht do të sjellë polemika të forta në opinionin publik, e sipas gjasave edhe nga vetë LSI-ja që është edhe më e prekura në këtë rast.

Po a mund të ketë bazë reale një “shkrirje” masive e partisë që prej vitit 2009 ka qenë poli i tretë politik në vend?

Në fakt pikërisht këto zgjedhje janë prova reale për ta vërtetuar këtë fenomen, ku ndër vite LSI është rritur edhe nga koalicioni që ka krijuar me dy partitë e mëdha PD dhe PS.

Rritja dhe ulja e partive në bazë të qenies në pushtet në Shqipëri, nuk se është fenomen i ri dhe nuk ka ndodhur me LSI-në. Përpara saj, dy parti të tjera në vend Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit dhe Partia Republikane e Fatmir Mediut, kanë përjetuar një rritje të konsiderushme kur kanë qenë në koalicion me një prej partive të mëdha dhe më pas janë shkrirë si kripa në ujë.

Në vitin 1997 dhe 2001 për 8 vjet, partia e Gjinushit kishte pozitën e LSI-së në 2009 e 2013 ku njëherë mbante postin e kreut të Parlamentit e më pas atë të Zv.kryeministrit, çka solli edhe poste vendore që rritën aksionet politike në zgjedhje të përgjithshme dhe ato lokale.

PSD në 1997 kishte 23 deputetë. Ndërkaq, në vitin 2005 PR e Fatmir Mediut pësoi një rritje të madhe falë taktikës parazgjehdore me PD-në ç’ka i dha një grup të madh parlamentar. Por kur partia e madhe ka ikur nga pushteti, deputet ka ngelur vetëm Fatmir Mediu.

A do të ndodhë një precedent i tillë me LSI-në më 25 prill siç e thotë sondazhi i Piepolit? Natyrisht që zgjedhjet janë ato që do ta japin vulën përfundimtare, por edhe publikimi i një sondazhi tjetër alternativ mund t’i japë debatit edhe më shumë argument.(Shqip)

16 komente në “Rrjedhja e LSI-së? Sondazhi për 25 prillin dhe precedentët në politikën shqiptare”

  1. Ratko Mladic says:

    Partia dhjerokratike islamike PD dhe Partia karakurve Lesh e Lis duhen zhdukur nga faqja e dheut. PARTIA SOCIALISTE do fitoje thelle ne Zgjedhjet e Prillit 2021.

    1. Lakqofti says:

      Lesheli Like Flori MONA Germania
      Jan duke Shkateruar
      Opozit nuk ka ne Shqiperi
      Antishqiptare po

    2. Nje qytetar neutral says:

      Bravo Ratko, dhe kryeminister do te jete Vucici, apo ajo lesbiania si e ka, Karakurvovic.

    3. ben says:

      1. Sondazhet qe ben Karlo edhe mbas zgjedhjeve prape rilindja fiton.
      2. Analiza eshte e trashe, super e trashe.
      Sepse ky analizuesi haron 1 fakt te thjeshte ,LSI ne zgjedhjet e fundit u fut e vetme ne zgjedhje dhe mori 19 deputete, as me PS, as me PD, bile ne fushate e sulmuan te dya.
      Tani qe dine te gjithe qe rilindja eshte grahmat e fundit patjeter qe do kete me shume deputete.
      Po nese nuk eshte dakort Karlo ,kuptohet qe nuk mer asnje deputet.

  2. Usa says:

    PD dhe Lesh e Li duhet ta kuptojne mire se nuk vihet ne pushtet me me barbarizem ndaj intitucioneve.
    Edhe ne qofte se pushteti po kalbet ne duart e PS, kjo qe po ndodh e forcon me shume ate.

  3. TONI says:

    Hajdutet e lsi i ke ke Ps….drejtore apo zyrtare ktd e di dhe bufi……

  4. rexha 10 says:

    FRIKA ESHTE SE TE GJITHA PARTITE E VOGLA TE PD DO TE BASHKOHEN ME PARTITE E VOGLA TE MAJTA DHE DO TE MIRRET PUSHTETI ME NDIHMEN E KOMISIONEREVE TE EUROPES. KETA QE ISHIN NE PUSHTET JANE TE KONSUMUAR ,SI NGA ANA POLITIKE ASHTU EDHE NGA ANA E KRIMINALE EKONOMIKE.

  5. shpellari says:

    Ishin pikerisht rezultatet e ketij sondazhi qe terbuan Saliun, Meten, Bashen dhe baxhellen qe ndersyen kokepalaret per te djegur Tiranen.

    1. Nje qytetar neutral says:

      Po sidomos ndersyen ate policin qe te vriste nje djale te pafajshem ne rruge.

  6. Titvasil shkollëshumi says:

    Prandaj dhe hajdutët e LSI do votojnë për PS. Kaq nuk kupton? Nuk e di shprehjen: “Mirëmëngjes me interes!

  7. Shabono says:

    Njerezit shikojne ça pune eshte duke bere dhe kane bere Erjon Velia Partia Socialiste ke Tirona dhe ne te gjithe Shqiperine ene bojne krahasimin me Lulin e PD qe nuk rregulloi dot dhe Oren e Tirons ene pastaj t puth halla ne te dyja faqet

    1. ? says:

      Ke shume te drejte o kokrra e idiotit.

  8. sokol says:

    Lsi do marri shum pak per mendimin tim diku te 6-7 deputete.Ps do jete force e pare me 66-67 deputete dhe pd me aleatet pdiu pbdnj etj do marrin te tjerat.Me ke force politike do beje koalicion rama pas zgjedhjeve per te formuar qeverine?

  9. raul says:

    Shkofte ne te s’emes cizmeparticka e degjenerimit c’njerezor te rinise ne haremin erotiko naziskin te Jales me shkuma party dhe hardallosje, cizmeparticka e ministrave dhe drejtoreve superhajdute te gjithe sot te pandehur qe gerryen buxhetin e shtetit me tendera fallco dhe i lane rruget rrugeve si ajo Elbasan Tirane, cizmeparticka sharebajgave me te shpifura te planetit, Nafije dybeku fallxhorja horoskopike leshelike, babaxhike, kembeshtrembeta, shalepiprra, trularaska, sygerdoqja Kejdi dhembcakallja, surratnallonja, surrattepsia , gjatoshja dymetroshe Klajda shalegjata, Erisa hundpinokja, Floida surratufoja.

  10. k says:

    Prisni kur të shpërthejë presidenti katnar injorant, me gabelen që ka për grua këto ditë.

  11. Bravo says:

    Prape beri PORDHE Merua dhe tifozet u turren pas aromes !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje