Nga Skënder Minxhozi
Në një nga mesazhet e shumta me kod që Ilir Meta hedh brenda jashtë Shqipërisë, kryetari i shtetit shqiptar sapo u ka kërkuar zyrtarëve të Parlamentit Evropian që të bllokojnë çdo shans të nisjes së procesit të negociatave për anëtarësim në BE, të paktën deri në pranverën e ardhshme. Presidenti njoftoi se ka diskutuar të martën me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian dhe i ka deklaruar se “…Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”! Asnjë fjalë në lidhje me vullnetin normal të një kryetari shteti, për ta parë vendin e tij sa më shpejt në tryezën e negociatave me Brukselin.
Nuk duhet as shkollë dhe as shumë mend që të lexosh në mendimin e Presidentit, në lidhje me momentin e hapjes së negociatave. Të cilat në fakt janë formalisht të hapura, në pritje të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Mesazhi që Ilir Meta i dërgon Strasburgut, në mesin e një debati të brendshëm evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është që të shtyjnë çdo përpjekje për të gjetur një kompromis për datën e Konferencave Ndërqeveritare brenda këtij fundviti. Presidenti nuk arrin të thotë as ato që ministri gjerman për çeshtjet evropiane tha sot, në lidhje me mosgjetjen e një kompromisi për Shqipërinë e Maqedoninë gjatë Presidencës gjermane të BE, duke shprehur keqardhjen për bllokimin!
Prisni sa të bëjmë zgjedhjet dhe sa të ndërtojmë shtetin ligjor, thotë Ilir Meta! Të gjithë e dimë se të dyja këto elemente, janë dy “kova pa fund”, nëse sheh ç’ka ndodhur në Shqipëri, ku asnjë proces zgjedhor (me përjashtime shumë të rralla), nuk është njohur nga pala humbëse këto 30 vjet. Sa për “ndërtimin e shtetit ligjor”, vetë Meta është një ndër protagonistët e rreshtit të parë, për batakun ku ndodhemi tre dekada pasi rrëzuam komunizmin.
T’u japësh ndërkombëtarëve mesazhin e kushtëzimit, para mesazhit të fortë të përfshirjes sa më shpejt të vendit në procesin e integrimit evropian, do të thotë të bësh një hile të vogël ballkanike, nga ato që as raporterja Santos e as të tjerët në Berlin, Paris apo Romë, nuk i hanë. Kur kryetari i shtetit theksin e vendos jo tek procesi, por tek kushtet, nuk bën vetëm një sofizëm të pafajshëm (hë mo se edhe plotësimi i kushteve në Evropë të çon), por vendos një metodë sjelljeje që sipas Metës, evropianët duhet të aplikojnë ndaj nesh.
Sjellja e politikanëve shqiptarë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë gjatë tranzicionit, ka qenë një manual i vërtetë hilesh dhe vënieje të interesit të ngushtë politik, mbi nevojën urgjente të Shqipërisë për t’ju bashkuar Evropës. Të gjithë krerët e djeshëm dhe të sotëm politikë, pa asnjë përjashtim, kanë menduar siç mendon tani Ilir Meta: që bllokimi i procesit, e jo vënia e tij në vijë, që lënia jashtë e Shqipërisë, e jo ulja e saj në tryezë me të tjerët, do të ishte në interesin e tyre imediat politik.
Nuk ka gabim më të madh se ky. Është provuar tashmë sa e sa herë. Kur Shqipëria lihet jashtë dere, qeveria e saj e rradhës gjen sheh e bën përshesh. Kur vendi ynë pengohet të ulet në panelin e vendeve ku kërkohet llogari e vihen afate konkrete për reformat, të gjitha qeveritë shqiptare tundohen të abuzojnë me ligjin dhe paren publike, sepse e dinë që askush s’po u kërkon hesap e s’po u tërheq veshin.
Kushtëzimi që Meta vendos me zgjedhjet dhe nocionin fluturak të “shtetit ligjor”, është mesazhi më i gabuar që mund t’u jepet skeptikëve evropianë, nga Parisi në Kopenhagen. Kemi një kryetar shteti që i gëzohet dështimit të procesit të vendit që përfaqëson. Nuk ka cinizëm më të madh se ky!
Por Meta gabon edhe në këtë pikë. Sepse integrimi ka pushuar së qeni barut elektoral qysh nga momenti që shqiptarët kanë marrë lëvizjen e lirë dhjetë vjet më parë. Jashtë BE kemi qenë e do të jemi edhe për shumë vite, e kjo vështirë se do të lëvizë nga vendi ndonjë votë në 25 prill. Ky është një standart me të cilin jemi mësuar të jetojmë prej shumë kohësh. Sepse, veç të tjerash, kemi politikanë që urojnë ditë e natë që të mbetemi jashtë dere…
PSE?!?!?!
Spaku? Keto dite po zhvillohet gjyqi kunder Sarkozy,akuza: KORRUPSION,E TRAFIK INFLUENCASH.Prokurori ne gjyq,”Si çdo qyetar tjeter, edhe ish presidenti ka te drejtat e tij,qe duhen respektuar,por ka edhe ai detyrim te respektoje ligjin”.Akuza kerkoi 4 vjet burg per Nikolla Sarkozi,ish president i Frances,te shofim si do mbaroje.Ajo qe me ben pershtypje eshte sa seriozisht e merr bota trafikun e influencave per pushtetaret,e meqe Lulushit ju gryka se bertituri,”e duam Shqiperin si gjith europa” imagjinoni sa i perhapur eshte ky fenomen ne Shqiperi,”ti me bej kete,une te emeroj gruan drejtoreshe ne kete vend”. Imagjinoni si do kish perfunduar Lulushi po ta kish bere rrugen e kombit ne France,Apo likja ta kapnin me presh ne dore,si e pane gjith bota ne are video,apo Saliu,qe trajtonte privatizime te
peonave publike,duke pasur si ndermjetes te birin, Imagjinoni sa lehte e kane keta te Frances,Italise,Anglise,Gjermanise,pa e egzagjeruar,edhe Greqise,per te vene para drejtesise pushtetare e ish pushtetare te korruptuar.Sarkozi eshte nen akuze pikerisht per nje gje te tille,kerkoi informacione hetimesh mbi llogarine e tij,ne kembim te nje emerimi.Une personalisht kuptoj, qe SPAK,do kohe te kollaudohet,por shija qe po me japin me aksionet kunder korrupsionit,apo me mire kunder tentativave per korruptim te policise rrugore, nuk eshte e mire,pritshmerite jane krejt ndryshe,dhe nuk kuptohet pse humbasin kohe!!!!!!!!!
Bravo bravo bravo!
Ky legen qysh sot ,e ka ne Plan mosnjohjen e zgjedhjeve ,per te realizuar Planet e vera djallezore,ka gjet nje gjumash qe i shkon mbrapa. Dhe ka hall ta lidhi me integrimin gjojam ky asht hajdute tradhetuar e kokra e kriminelit
Super analize! Ilir Meta pervec hallit te vet nuk ka hall tjeter.
E Rama bam e Minxhozi ham.
Meta eshte haxhiqamili i koheve moderne, duhet te zhduket nga politika nese duam te jemi pjese e evropes.
Ky maskara kerkon ti shpetoje burgut se bashku nesvalen. E di se do ti mbroje pasurite e cjedhura e do ti shpetoje drejtesise.Ky eshte fatkeqesia e vendit dhr sigurisht do paguaje nje dite .Ishalla sa me shpeht.
Zot i Madhe:”Presidenti” Ilir Meta..kerkon qe BE-ja te vere KUshte..qe te Qendroj ne Karrigen e tije te KOrrupsjonit, dhe Krimit POlitike..
Vetem ne Shqiperi Presidenti Thote Brockulla te tilla:Nuk pame Presidenti qe online te THerase Kreret e P-POlitike, si Opozita dhe Qeveria,dhe te Diskutojne online per Negocjatat..per Integrimin e ct…shikojme vetem Dizinformime..dhe Protestat e Bashes, qe i Ngazellyer thoshte Nuk Hapen Negocjatat..si dhe shikojme ne Ekstaze Ilir meten-qe thote Negocjata nuk Hapen edhe me 2025-en??????????Po kujte ja thone kete??Popullit..qe ne Emer te tije Flasin,dhe ,dhe po ne Emer te tije Shkerdhejne kushtetuten, dhe vete thone se po “Mbrojne” Kushtetuten????????
Spiunat e UDB-se ne krye te Sjhqiperise,qe Gezojne me Vujatjet e Shqipetareve, sepse njeri Banone ne Hollande, dhe tjeteri ka Vajzat ne Shkolla Luksi ne Angli….po, keta vete jane “Integruar”..pse u dashka “Integrimi i Budallen jeve” Shqipetetare??????????
Nese Minxhozi mendon se vertet ne na pengon nje njeri shqipetar — cilido qoft ai — qe ne , nuk mund te futemi ne BE , atehere i bie qe ky shqipetar qenka me i madhi i BE-se . Nuk e dinim qe Minxhozi e ditka se ne krye te BE-se qenka Meta !. Po mir more zoteri Minxhozi , vertet beson se BE-ja vepron si e urdheron Meta ??!!.. Po kush e pyet Meten , per vendim marrie ne BE , po c’jane keto fantazira fare ne hava !.. Po pse politike eshte kjo qe ben ti !!??.. Po kush i ha keto brrockulla fare aguridh , more intelektuali yne . Shqiperia eshte nje popull i varfer , pa ndonje prespektive zhvillimi afatshkurter , dhe si rezultat BE do na afroje ne ate moment qe e ka menduar e percaktuar ajo , kohe me pare . Po kete e dim mir gjithe shqipetaret , nukse kane probleme vetem qeverisiet tona , sepse perparimi muk vjen me urdher te peshkut , do kohe pune dhe mundesi ; por edhe zhvillim qytetar e emancipim shoqeror , e atehere do te na futin ne BE ..