450 të zhdukurit e Shkodrës

8 Dhjetor 2020, 10:12Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Që nga rënia e regjimit kriminal komunist në Shqipëri kanë kaluar 30 vjet. Janë krijuar dhe janë larguar qeveri socialiste e demokrate. Kanë ardhur e kanë shkuar kryeministra të ndryshëm, adhurues të komunizmit apo kundërshtarë të komunizmit (varësisht nga këndvështrimi i tyre personal). Gjatë këtyre dekadave nuk është bërë pothuaj asgjë në ballafaqimin e Shqipërisë me të kaluarën e saj të errët. Pothuaj të gjithë krerët e Byrosë Politike kanë vdekur apo po vdesin të pashqetësuar fare, madje as pa brenga financiare, sepse jo rrallë bijtë e kësaj elite kontrollojnë degë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Është dënuar Nexhmije Hoxha për keqpërdorim të buxhetit me rastin e importimit të kafesë. Mbajti pak vjet burg dhe sërish e shijoi lirinë. Sivjet shoqja Hoxha vdiq në moshën 99-vjeçare në Tiranë, e patrazuar fare nga sistemi i ri i quajtur demokratik. Në këtë sistem kuazidemokratik ajo mund të thoshte për mediat e huaja këso perversitetesh: “Ne kemi pasur njëlloj demokracie të shumicës. Tash kemi një demokraci kaotike për të gjithë”.

Ose: “Armiqtë tanë të jashtëm u bënë bashkë me kundërshtarët tanë brenda vendit. Për këtë arsye ne qemë të shtyrë t’i shkatërrojmë familjet e tyre dhe sabotuesit dhe familjet e tyre t’i dëbojmë nga Tirana dhe t’i mbajmë si pengje”. Ose: “Vëllezër, kushërinj, prindër – të gjithë këta i kemi bërë të vuajnë për të arritur qëllimin tonë të drejtë. Ky ka qenë edukimi ynë”. Ose: “Por ne s’kemi vrarë kurrë pa arsye. (…) Të gjitha ekzekutimet janë kryer në kuadër të ligjit”.

Këto deklarata janë identike me deklaratat e udhëheqësve nazistë në Gjermani, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore thoshin se ata vetëm kanë zbatuar ligjin, kur i kanë vrarë e mbytur hebrenjtë në dhoma gazi në Auschwitz dhe në kampe të tjera të shfarosjes. Një pjesë e udhëheqësve nazistë dolën para gjyqit në Nürnberg dhe disa u dënuan me vdekje, të tjerët me shumë vjet me burg. Nexhmije Hoxha dhe udhëheqës të tjerë të komunizmit shqiptar vdiqën në rehati të plotë. Citatet e lartpërmendura janë shkëputur nga një intervistë që e veja e diktatorit ia dha revistës gjermane “Der Spiegel” në vitin 2004. Me deklaratat e saj ajo ia shkroi vetes aktakuzën. Vetëm duhej një prokuror në Tiranë që do të bënte një përmbledhje të deklaratave dhe do të publikonte aktakuzën. Natyrisht që kjo nuk ndodhi.

Javën që shkoi “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe (ndër mediumet e pakta që ende e trajton të kaluarën e patrajtuar komuniste) njoftoi se Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka nisur në Shkodër bashkërendimin e punës me strukturat vendore për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e varreve të kundërshtarëve politikë të kohës së komunizmit.

Drejtoresha e Autoritetit, Gentiana Sula, tha se nga dëshmitë e familjarëve deri tani janë identifikuar 73 vendvarrime të kundërshtarëve politikë të kohës së komunizmit, por, sipas saj, ka edhe të tjera që duhen kërkuar, identifikuar dhe ruajtur për të mos u tjetërsuar. Ajo deklaroi se do t’i kërkohet Parlamentit shqiptar që të mundësojë ngritjen e një strukture të veçantë që të merret me mostjetërsimin e vendvarrimeve të periudhës së komunizmit.

Kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Shkodrës, Zenel Drangu, njoftoi për “Zërin e Amerikës” se zhdukja e varreve të kundërshtarëve politikë të regjimit komunist është një nga krimet më të rënda të periudhës së diktaturës në Shqipëri. “Në Shkodër janë 450 persona që nuk iu gjenden eshtrat, pra nuk e kanë një varr. Këtu janë shumë vende ku janë pushkatuar. Janë pushkatuar tek Rrapi, brenda varreve katolike, dhe i kanë transportuar me makinë ushtarake dhe i kanë sjellë këtu, në Zall të Kirit”.

Drejtoresha e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, bëri të ditur se rreth 6 mijë persona u ekzekutuan gjatë regjimit komunist dhe se po bashkëpunohet me Komisionin Ndërkombëtar të të Zhdukurve, që është i pranishëm në Shqipëri, për identifikimin e vendvarrimeve të tyre duke përdorur teknologjinë e kohës. 6 mijë të ekzekutuar – kjo është një Srebrenicë shqiptare, për të cilën nuk është interesuar pothuaj askush në 30 vjetët e fundit. Gjetja e eshtrave të këtyre viktimave dhe dënimi i vrasësve do të duhej të ishte prioritet i Qeverisë së Tiranës dhe i autoriteteve të drejtësisë.

Por Qeveria socialiste ka tani një prioritet elektoral: do të themelojë komision hetues parlamentar për të dëshmuar se askush nga UÇK-ja “s’ka kryer asnjë krim në territorin shqiptar”, ndonëse këtë e ka konstatuar një gjykatë në Kosovë. Keqpërdorimi i Kosovës për agjenda elektorale në Shqipëri është ndër veprimet më të shëmtuara të Qeverisë socialiste. Dhe duket se ky keqpërdorim do të vazhdojë deri në prill, kur do të mbahen zgjedhjet. Ka pak gjasa që anëtarë të Qeverisë së Shqipërisë të shkojnë në Shkodër dhe të vendosin lule në njërin nga 73 vendvarrimet e viktimave të komunizmit. Bëhet fjalë për 450 njerëz. Shqiptarë.

9 komente në “450 të zhdukurit e Shkodrës”

  1. Cufi says:

    Shko o qen se do tregosh ti se cfare bejn qeverit e parlamenti ne Tirane se ngele tu hanger mut gjithe andej,koqovare i piste

    1. vezhguesi says:

      Me ne fund Robelli u kthye ne vijen e tij te kritikave te qeverise shqiptare, mbas disa artikujve realiste.
      Komunizmin e kemi ne krye te PD-se ku shoku Sali Berisha ben luften e glasave, me falni, desha me then luften e klasave.

  2. Loku says:

    Perralla me antikomuniste e te zhdukur.

  3. armand says:

    Vetem nje debil mund te krahasoje Srebrenicen me ate qe ndodhi ne 45 vite komunizem ne Shqiperi. Deshira per te bere bashke Enverin me krimet e serbeve ne Ballkan eshte gjetja e fundit e Robellit . Qe te kuptosh dhe te analizosh me qetesi dhe vertetesi ate qe ndodhi ne Shqiperi gjate viteve te komunizmit duhet te kesh jetur ne kete vend gjate atij rregjimi . S’kemi nevoje per lapsaxhinj te vonuar qe te na mesojne se c’ka ndodhur brenda ne shtepine tone . Njohim te keqijat por edhe te mirat e atij sistemi . Anali ben lemsh kontekstin historik . Kafet , Srebrenica , te zhdukurit , zgjedhjet ,PS , UCK e terci e verci , thjesht nje diare mentale .

  4. saleh says:

    Sigurisht jane bere shume krime gjate regjimit te enverit, me gjyqe e pa gjyqe dhe per to po punohet per gjetjen e kufomave, e shperblimin e te perndjekurve (mos harroni se jane parate tona, ne qe ne fakt nuk i kemi ersekutuar) po perse nuk na thote ndonje gje ky gazetari torobole per 5000 te vraret e ’97-’98, a thua do te demshperblehen edhe keto dhe nga kush???

    1. Ai gazetar toroboli nuk po shkruan historine e Shqiperise, qe te te thote ty koke mushke se sa veta u vrane 97/98. Ai po te tregon ty qe qeveria e Tiranes me mire te krijoje nje grup hetimore per te zhdukurit e komunizmit se sa te krijoje grup hetimore per UCK, qe ka vrare njerez ne territorin e Shqiperise apo jo.
      E keqja eshte se nje pjese e mire e ju shqiptareve te Shqiperise jeni tutkune qe ju duket vetja te zgjuar e qe nga ana tjeter nuk interresoheni as per njerzit tuaj. Edhe lopet keshtu si ju veprojne.

      1. Idlir says:

        Prishtinalija ke te drejte! Jam dakort me ty!

  5. loni says:

    Enver Robelli ben mire qe me pare te shikoje halene e vet pastaj halene e tjetrit.

  6. Kendrevica says:

    Ky klysh serb, shembelltyra e Agron Tufes, kerkon te luaje “me eshtra” te qena e te paqena, per te lare llogarite me te majten shqiptare atdhetare, perfshire edhe UCK. Ne historine shqiptare, mor TUAF, luftrat per lirine dhe progresin i ka bere vetem e majta. Keshtu ndodhi me Rilindjen, keshtu me Pavaresine e keshtu me Luften II. E keshtu me luften per clirimin e Kosoves. UCK luftonte e vritej, kurse “e djathta” kosovare kurveronte me Miloshevicin ne Beograd! Ate kohe Uck bashkpunonte me SHBA e NATO, qe cuditerisht ishte e gjitha e majte (Clinton, Blair, d’Alema, Rubin, Schroeder, Fischer, Robinson). E djathta tradicionale, e tipit Verlaci e Miraka ne Shqiperi, dhe ajo e tipit Deva, Cernogllaviq (Kryeziu) e Morina ne Kosove, kane qene skllever te te huajve dhe i kane sherbyer vetem atyre. Ka patur edhe Shkodra mjaft te tille e disa prej tyre (por jo 450) mund te jene vrare ne fund te luftes per krimet e tyre, me shume se nga shteti komunist, qe ende nuk kishte lindur, nga individe qe jane hakmarre per te dashurit qe Cernogllaviqet tane u kishin marre jeten per llogari te pushtuesit. Sic ndodhi edhe ne Kosove ne 1999 ne ditet e para pas clirimit. Nuk te sherben historia per te perligjur kalbesiren tende morale, or Tybell! Kush me shume se e majta duhet te flase e te marre ne mbrojtje UCK? Mos valle PD e Berisha? Kujto o Robell-Tortybell se c’kane bere Berishat e Shqiperise dhe Berishkat e Kosoves ne vitet 1998-1999. Nga idete qe percjell, ky shqiptaro-zvicerani Robell me ngjan shume me serbo-zviceranin Oliver Schmitt. Ndoshta keshillohen bashke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje