Fatura e shtrenjtë e PD me emrin Halim Kosova

7 Dhjetor 2020, 12:15Blog TEMA

Nga Roland Qafoku

Jozefina Topalli shkeli mbi PD-në. Astrit Patozi shkeli parimet. Arben Imami një herë andej e një herë këtej. Besart Kadia një riosh që shkeli statutin. Romeo Gurakuqi nuk ka besimin e Komisonit të Vlerësimit të Kandidatëve. Zyrtarisht në PD thonë se të gjithë këta punuan kundër PD dhe e merituan largimin. Po mirë. I marrim të mirëqena të gjitha këto. Por ikja, largimi apo përjashtimi i doktor Halim Kosovës çfarë është? Përgjigja është afër mendjes: Është kulmi i kulmeve të largimeve me turp që Partia Demokratike ka bërë në historinë e saj të drejtuar prej afro 8 vjetësh nga Lulzim Basha.

Nuk ka asnjë personalitet tjetër në PD-në aktuale që të ketë staturën, formatin dhe mbi të gjitha autoritetin dhe vlerësimin masiv që ka një figurë si Halim Kosova. Nuk ka asnjë figurë në PD-në aktuale që të jetë kaq i pranueshëm nga të gjithë, në kupolën e partisë dhe në bazë sa Halim Kosova. Nuk ka asnjë figurë tjetër në politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë që të jetë kaq konsensual sa Halim Kosova. Ata të zonës gri dhe ata të zonave me ngjyra qofshin. Njerëz të njohur e të panjohur, e deri te militantët e partive kundërshtare. Si Halim Kosova nuk ka.

Por cila ishte arsyeja e këtij largimi? Të paktën sipas vetë Kosovës, sebepi ishte se “ai nuk shante Partinë Socialiste”. Besojmë se do ishte skandaloze të ishte kjo arsyeja e vërtetë. Por e marrim të mirëqenë. Po si mund t’i kërkosh në vitin 2020 një politikani të shajë kundërshtarët? Si mund t’i kërkosh një politikani të sillet ndryshe nga çfarë është? Si mund t’i kërkosh një politikani intelektual të bëhet i vjetër kur ai bën të riun? Si mund t’i kërkosh një personaliteti të bëjë atë që nuk e ka bërë kurrë por të bëjë politikën e vjetër të gërr-mërreve dhe të përçudnimit të kundërshtarit? Si mund ta bëjë këtë Partia Demokratike? Si mund ta bëjë këtë partia e cilësuar e brezit të ri me kryetar Lulzim Bashën?

Marrim edhe një aspekt tjetër. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës Halim Kosova mori 116.219 vota kundrejt 160.029 vota të Erion Veliajt që u zgjidh kryetar i Bashkisë. Por që ta kuptojmë këtë rezultat më mirë kujtojmë që në zgjedhjet lokale të vitit 2011, pas vendimit të Gjykatës, Lulzim Basha mori 124.786 vota me të cilat u bë kryetar i bashkisë së Tiranës kundrejt Edi Ramës me 124.705 vota. Pra, Basha ka marrë afërsisht 8567 vota më shumë se Halim Kosova.

Nëse vëmë në peshore situatën, rrethanat, kushtet, kuotat e PD-së në opozitë, duhet thënë se edhe pse humbi, Halim Kosova korri një fitore për numrin e votave që mori. Ai mori shumë më shumë vota se Partia Demokratike dhe të mos harrojmë se kuotat e kësaj partie kanë qenë në minimumin e saj historik. Pra kjo garë tregoi se Halim Kosova përveç një rezervuar votash ishte një shpresë për ringritjen e PD-së pas kalimit të saj në opozitë. Halim Kosova tregoi se është një figurë që jo thjesht i duhet PD, por do ishte në nderin e saj ta kishte. Ishin jo të paktë ata socialistë që deklaruan hapur ato ditë, se kishin votuar Halim Kosovën, një gjë që kurrë nuk kishte ndodhur më parë në historinë politike të Shqipërisë.

Po a e ka luksin PD në këtë situatë që ndodhemi të përjashtojë pikërisht këtë që është rezervuar votash dhe që ka cilësitë që përmendëm më lart? Sigurisht që jo. Kjo nuk është figura e parë dhe ndoshta edhe e fundit që është larguar nga partia e brezit të ri. Ka dhe do ketë efektet e saj hemorragjia e disa figurave nga PD. Por, bindja është se largimi i Halim Kosovës është fatura më e shtrenjtë që Partia Demokratike po merr. Një faturë që do ketë doemos ndikimin e vet në zgjedhjet e 25 prillit. Jo më kot disa socialistë fërkuan duart kur dëgjuan ligjërimin e Halim Kosovës për përjashtimin e tij. Ishte si një dhuratë surprizë për ta, pesë muaj përpara zgjedhjeve.

Ndoshta Lulzim Basha ka kohë ta rregullojë këtë që nuk e teprojmë ta quajmë deri krim politik brenda partisë së vet. Nëse ekziston dëshira, kjo mund të përmbysë peshoren. Halim Kosova është një personazh që ka nevojë jo vetëm PD, por e gjithë politika shqiptare. Ai që ka sukses në profesionin e tij, patjetër që do ketë sukses edhe në politikë. Halim Kosova aty është.

24 komente në “Fatura e shtrenjtë e PD me emrin Halim Kosova”

  1. Doktori i plageve te armeve te zjarrit nga afer, Sami Dollapi. says:

    Po kur do ta kuptoni qe H Kosoven nuk e ka hequr L. Basha, ate e ka hequr Sali Ram Berisha, pasi nuk sheh te njeriu Halim Kosova, njeriun e ri, qe prodhoi partia e familjes Berisha. Dhe mereni pak me avash, se na e bete kete Kosoven si supermen, si gjyryk qe thith vota, ai te kish pak mend, merrej me punet e veta, te cilat ne kushtet qe jemi, i shkojne fjolle, nuk antaresohej tek partia e fshatareve maskarenj te Bathores. Fakti qe u be antar i ketij klani kanibalesh, flet qarte per ndonje allishverish te Halimit.

  2. Kosovari says:

    Na bëre të qajmē o Qafok…

  3. Www says:

    Si komunist parimor, si mjek me xhepa të fryra, do i bënte nder PD-së, që është katandisur të ketë “star” në 66 vjeçar. Hallall!

    1. viktor says:

      koment perfekt

  4. Cipini says:

    Zoti oficer Qafoku. Shko bej ndonje pune tjeter, je zero so intelekt e gazetar. Aman ore c’na e bere kete Halimin si ata ” guret e qoshes se shtepise”. Do shembet PD…PD e shembur eshte me Salinjanin, Vokshin, Griden e co.

  5. Drejtesia e munguar says:

    Mendoj se PDja i ka bere nder Halimit qe te mos merret me me politike se e thene troc fare ai nuk ja ka fare haberin qekur eshte anetar i PDse. Te shfytezoje kohen qe ka tani e te me rret me zanatin se keshtu mund ti sherbje me mire popullit. Nje doktor qe kishte PDja te gjithe e dime se ci beri popullit qe kur ra komunizmi e deri tani.

  6. Shenjestra says:

    More njerez! Se ç’fare bene kryetari i partise per partine e tij,ai e di vete.Por edhe keshilli drejtues e di vete se ku u rrjedh shtepia dhe do bejen me te mire.Mori buj kaq te madhe puna e Halim Kosoves sikur Halimi te jet pejkamberi i fundit dhe nuk ka tjeter. Nuk eshte aq i mire sa duket Halimi.Edhe ne profesionin e tij si mjek gjenekollog te ripte ,te merete qindra mijra leke per nje lindje.Kete e thon ata qe e njohin dhe keshtu eshte.Prandaj Basha dhe kryesia mire kane bere per Halimin jashte listes.

  7. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Or qafok,akoma nuk e kuptuar se po nuk qe sali,nuk te duan ne partine e derrave.
    Ti a e shikon qe nga muli te vokshi thithlopa,e paloka me gjokun e markajve…… qe imirojne saliun,shajne e fyejne si saliu e shemtohen si saliu,vetem e vetem te jene cecene te vertete

  8. genti says:

    Halim Kosova mjeku me medioker, vetem une do mbi 50 shtatezani qe ju thote e ke djale apo vajze dhe nuk ka pare zhvillimin femijes spsh ne zhvillimin e trurit te dimesioneve te tij etje. Dhimbja e nenave ka qene e madhe dhe shume te zhgenjyera nga cilsia e trajtimit ,diagnostikimit etj te grave shtaezane.
    Halimi ,njihet si njeri qe ka investuar shume ne imaxhin e tij qe ne fakt eshte fallco jo real, krijoi nje dhome shtrimim lindje e luksi vetem per rracen e Monikes, Argites dhe politikaneve te larte , duke rritur bursen fallco ne eliten politike shqiptare, por sa nena qajen prej Halim Kosoves femijte e te cileve kane lindur me probleme te shumat anomalish dhe ta diagnostikuara nga Halim Kosova. Ky bashke me kllounin tjeter Orion Gliozheni (perse nuk behet fekondimi invitro ne shtet por vetem ne privat etje etej ) , Mentor Petrela jane fatqkeqesi qe mbajne peng shendetesine shqiptare. Keta duhet te ikin nga politika dhe dalin ne pension te mos kene me lidhje me shendetesine, jane vjedhes dhe ndikues te ligj per afera korruptive ne mjekesine shqiptare!
    NUK duhte te kihet shprese me ke keta, te jesh i mire ne dukej nuk do te thote se di te besh gjera per popullin dhe komunitetin !!!

  9. PD says:

    Halim Kosova me votat qe mori si qytetar dhe profesionist, shpetoi surratin si petull te nje leshkoje te deshtuar si Basha dhe PDne nga rrenimi, duke kandiduar per kryetar bashkie i Tiranes. Edhe pse ishte i ndergjegjshem per humneren ku ishte reputacioni i Bashes dhe Berishes qe la pushtetin si hajdut, si tradhetar dhe me duart me gjak, zgjodhi te kandidonte reputacionin e tij, duke e paguar politikisht per dyshen mafjoze Berisha-Basha, por duke fituar personalisht me qindra mijera vota vetem per ate qe eshte; nje njeri i civilizuar dhe profesionist i zoti.
    PD vazhdon me politikat berishiste terroriste e tribale, duke shkuar drejtesi vdekjes perfundimtare dhe per Halim Kosoven eshte momenti qe ti tregoje dyshes mafjoze qe mban peng partine, vleren dhe forcen e tij politike duke kandiduar i pavarur vlerat e tij qytetare dhe politike, per te cilat u flak nga sekti hajvan tribal qe mban peng PDne. Sa per H. Kosoven, PDja e se nesermes do kthehet ta kerkoje me qiri ne dore ndersa bagles shpellare qe se leshon nga thojnte, do ti shkule kockat e qenit nga varri.
    KOsova nuk ka pse ti qendroje besnik nje partie terroriste tribale, por virtyteve dhe vlerave qe ka dhe per to duhet te kandidoje. Per kete ka nevoje Shqiperia!

  10. Pertefi says:

    Cben keshtu Qafok. Kosova nuk eshte ai qe shkruan ti. E pe si u hakmor ndaj Nishanit. Nje mjek nuk mund te flas me kete gjuhe. Lereni te merret si gjinekolog, se per politikan nuk e ke.

  11. leo says:

    na shkruani pak per investigimin e PE qe thote se top chenel ora news dhe gazeta tema dizinformojne

  12. Like Espinoza-La Piovra says:

    Doktori Halim Kosova, i gjithepranuar si personalitet me figure te paster ne radhet e bandes se madhe te PD-se eshte perjashrtuar nga listat per deputet sepse…nuk i ka cilesite te jete anetar i bandes! Ai nuk eshte as i djallezuar,as rrugac ekranesh televizive,as vrases e kriminel dhe as i korruptuar qe te konkuroje e te jete ne radhet e 70 briganteve te ardheshem qe synojne kete mandat.Kjo eshte aresyeja pse ai nuk do te jete ne listat e deputeteve te te dyshuarit per agjent te UDB-se e te KGB-se ne shqiperi.Te tjerat s’kane rendesi.Dhe ne fakt,pa e kuptuar atij i bejne nder,sepse do te kete mundesi te fleje rehat e ndofta mund ta gjeje veten ne ndonje formacion tjeter politik,qe nuk ka keto kerkesa per tu bere deputet.

  13. ZIGUR QARRI ( i verteti ) says:

    Po, eshte e vertete ajo qe thote komentuesi “leo”, por ai per modesti nuk thote qe PE ka vleresuar si te paanshem, “SyriTv”; “Klan Tv”; “Shijak Tv”; “A 2 CNN”, gazetat “55”; “RD” “Panorama”; “Bulevard”, e plot te tjera. Per modesti nuk i permend.

  14. Sabiel says:

    Ne reagimindeputetit e Dr. Halim Kosoves ka dy probleme. E para revolta e dyta reagimi. Halimi ka te drejten e zotit te revoltohet pasi la mandatin e deputetit per kryetar bashkie. Kjo nuk eshte ndonje sakrifice shume e madhe. Gjithsesi ai sakrifikoi. Halim Kosova nuk eshte absolutisht politikan, madje ka mangesi ne te shprehur, mbase e ka be dhe profesioni. Ai thjesht duket si babaxhan. dhe asgje me shume. Si politikan nuk ben fare po fare. Por ajo qe Qafoku nuk preku ne reagimin e Kosoves eshte reagimi i ndyre dhe aspak me etike i Kosoves ndaj Komisionit. Ai reagim qe ai beri per Nishanin eshte turp dhe automatikisht e le jashte listave. Te fyesh tjetrin per semundje te denon dhe zoti. Edhe per Rulin nuk ka te drejte, ne se di dicka ta coje ne prokurori. Ne se do ishte ne liste a do fliste? Dhe e fundit poshtersia arrin kulmin me Gazmend Bardhin. Me cte drejte ai e fyen. Edhe ne se eshte e vertete ai futet ne burg me kete fyerje publike qe i beri. Pastaj ku e di ai, qe nuk eshte burre apo grua. Ky yhjesht eshte maskarallek dhe PD duhet te mbaje qendrim. Harram Bardhit ne se ben problem dhe e fal Halimin apo te tjere qe ekane fyer. Ai eshte serioz ne punen e tij dhe kaq. Halimi dhe te tjeret le ta gjejne fajtorin gjetke per mbetjen jashte listave. Veprimi nuk eshte njerezor por i denueshem. Respekte Nishanit dhe Bardhit.

  15. iksi says:

    Halim Kosova eshte i pranuar ne 167 partite politike perveç Partise Demokratike . Po pse thoni ju . Po atij mund ti ken kerkuar qe dil ne rruge e gjuaj Ramen me domate ose gjuaj ramen me çizme , ose dil ne foltore e shaje me nene e liber shpie partine socjaliste , ose shko merr nje thes miell me gjujt Ramen etj . Po si kujtoni ju qeben ato veprime nje intelektual si Kosova . Per ato veprime jane te specjalizuar ” intelektualet ” Flamur Noka , Edi Paloqa , Nard Nokja , Klevis Balliu , Salianji , Strazimiri , Lela ( por ky qysh e ka rrah policia eshte bere i urte ) , etj .

  16. uskania says:

    Që të rrijë Halim Kosova në PD duhet të ikë Lulushi. Prandaj e largoi.

  17. Agimi says:

    Ju mendoni se Basha ka mission Te sjelle PD ne pushtet??? Gaboheni ai po I krijon vehtes nje dalje Te bute nga kjo histori.duke lene pas vehtes nje tufe idiotesh qe te thote me keta nuk fitohej. Eshte me mashtrues sec duket.

  18. Drini says:

    Jam dakort me Sabiel, Kosova u shpreh si rrugac, nga ku rrjedh dhe komenti i Gentit me siper. Kosova synon te kete kembe ne politike sepse eshte zhytur ne llum koke e kembe. Humanizem, as qe behet fjale per te. eshte komplet kellire. Nuk kam ndonje respekt per Nishanin apo Bardhin, por ne kete rast, i kane bere nder PD sadopak.

  19. Gruaja e Azemit says:

    Jam shume dakort me Sabiel, Kosova u shpreh si rrugac, nga ku rrjedh dhe komenti i Gentit me siper. Kosova synon te kete kembe ne politike sepse eshte zhytur ne llum koke e kembe. Humanizem, as qe behet fjale per te. eshte komplet kellire. Nuk kam ndonje respekt per Nishanin apo Bardhin, por ne kete rast, i kane bere nder PD sadopak.

  20. Jam shume shume dakort me Sabiel, Kosova u shpreh si rrugac, nga ku rrjedh dhe komenti i Gentit me siper. Kosova synon te kete kembe ne politike sepse eshte zhytur ne llum koke e kembe. Humanizem, as qe behet fjale per te. eshte komplet kellire. Nuk kam ndonje respekt per Nishanin apo Bardhin, por ne kete rast, i kane bere nder PD sadopak.

  21. Pensionist says:

    @Shenjestra, Pershendetje!
    Ke te drejte per halimin, qe halimi eshte ashtu sic eshte, por me thua ndonje fjale per lulziun? Kur kryetari eshte nje njeri i zi, anetaret e partise, posht ketij katranit, si do te jene?! Gradoje shenjestren ne objektiv! Lulziu eshte kriminel, vrases dhe hajdut! Mban dy shtetesi dhe drejton partine me te ”madhe” opozitare destruktive. Perse i duhet nje partie njeriu me dy shtetesi? Nuk ka nje shqiptar autokton, por duhet shqiptaro-hollandez(?!), per te qene ne krye te nje partie shqiptare? Qe ketu nisin problemet ne pede. Ne kete bande ”te gjithe jane vellezer dhe kane nje baba” – ka konstatuar zoti Frrok Cupi me te drejte, ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit… Cfare mundet te prese populli nga kjo glase politike, pervec plehut te qelbur te derrave?
    PD dhe bishtat e saj me ls per interes, pr per korrupsion me c4, nenproduktet e pd me patozin, zhelefinen, rudinen, muhrriziun e Co jane alergjia kronike e shqiptareve dhe kjo nuk do te thote se PS eshte ne lartesine e duhur… Ne lexojme, shkruajme ndonje koment, por nuk eshte se ne e kemi ne dore, per te vendosur. Pa nje drejtesi efektive, pa zbatim te ligjeve, pa nje siguri jete dhe prone ne vend, pa luften e vendosur kunder korrupsionit, kunder shpifjeve etj – vendi nuk ben dot perpara, njerezit do te kerkojne te largohen dhe vendin e shqiptareve do ta zene sirianet, afganet, irakenet, afrikanet dhe shume shpejt Shqiperia do te jete si Evropa, multietnike, ku shqiptaret mund te jene ne minorance.

  22. Velo says:

    Diskutime koti. Ca e lavdërojnë e ngrenë në qiell, ca e nxijnë e bëjnë blozë fare. Kot fare. Halimi është një mjek që me profesionin e tij ka bërë pare. Kaq. Për politikë nuk mbahet mend për asgjë. Çfarë humbje e madhe është kjo për PD? Çfarë do ti bënte PD-s Halimi, do ta transformonte? Hiç, asgjë. Një njeri i urtë që do flinte në parlament. Kaq

  23. votuesi says:

    Ah Velo me kenaqe. Edhe paret i ka bo kot se nuk eshte mjek kalibri, i zakonshem. Nw parlament do flinte gjume do shlodhej nga vizitat qe do bente per grate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje