Nga Tik Tok-u, në shesh: A është e besueshme kjo revoltë adoleshentësh?

12 Dhjetor 2020, 18:36Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Sido që ta interpretoni, ajo që po ndodh prej disa ditësh është revolta e adoleshentëve. Nga 120 personat e arrestuar dje nga policia, 56 ishin të mitur, disa madje edhe nën moshën 14 vjeç. Policia i identifikoi dhe më pas i la të lirë pikërisht për shkak të moshës së tyre, madje duke ditur që sot ata do të gjenden përsëri në shesh, me gurë dhe fytyra të fshehura nga kapucet e maskat. Por a është i besueshëm spontaniteti i kësaj revolte? A vendosën me të vërtetë këta fëmijë të periferive të kalonin papritmas nga Tik Tok-u në vandalizëm urban nga dëshpërimi pas vrasje te Klodjan Rasha apo shqetësimi politik? Apo dikush i shtyu ata ta bënin këtë?

A mund ta imagjinoni një 14-vjeçar i cili pasi mori vesh dorëheqjen e Sandër Lleshajt vendosi që ai nuk është i mjaftueshëm dhe gjithashtu kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut? Pothuajse të gjithë ata adoleshentë nuk dinë as emrat e ministrave në detyrë, nuk i dallojnë funksionet e qeverisë dhe pothuajse me siguri nuk kanë lexuar kurrë një gazetë apo një portal informacioni në jetën e tyre. Ata dinë gjithçka për Instagramin apo Tik-Toku, por asgjë për politikën. Dhe kështu, nga buron gjithë kjo gjullurdi sociale e orientuar kaq mirë politikisht?

Analistët e PD-së, të gjithë që papritmas janë bërë sociologë, nuk kanë dyshime. Adoleshentët në revoltë janë fëmijë të zemërimit të shkaktuar nga korrupsioni qeveritar, varfëria, arroganca, padrejtësia. Por nëse do të ishte e vërtetë, përse ky zemërim shpërthen vetëm midis moshave 14 dhe 15 vjeç dhe jo mes studentëve të universitetit për shembull? Dhe ku janë prindërit e tyre? Vëllezërit e tyre më të mëdhenj? Xhaxhallarët e tyre? Pse nëse kanë të njëjtin zemërim i lënë ata vetëm në shesh për të shkatërruar vitrinat e dyqaneve, semaforët dhe institucionet në vend që të qëndrojnë pranë tyre, qoftë edhe vetëm për t’i edukuar ata të protestojnë me qytetari?

Por nëse të pranishmit në këtë revoltë janë të dyshimtë pikërisht për shkak të moshës së tyre të re, e cila zakonisht përkon (kudo, jo vetëm në Shqipëri) edhe me kulmin e indiferencës, dyshimi më i madh lind nga të munguarit. Pse PD dhe LSI nuk marrin pjesë në protestë? Ku janë demonstruesit që ish-pushtetarët shpesh paralamerojne si një armë gati për të pushtuar sheshet? Pse nuk shihen më përreth? Pse nuk shihni një flamur të vetëm të partisë te tyre në protesta? Pse populli që Ilir Meta tha se përfaqësonte kur erdhi puna për të mbrojtur privilegjet e tij, pikerisht tani që ka nje kauzë të fortë qëndron në shtëpi?

Këtu, pra e pranishmja dhe mungesa, shfaqen si dy anët e së njëjtës medalje që zbulojnë misterin. Adoleshentët dalin si mjeti me të cilin opozita nga anonimiteti përpiqet të ndezë qytetet, ndërsa në të njëjtën kohë shmang çdo përgjegjësi politike përballë akteve të vandalizmit. Ambasadorët perëndimorë bëjnë thirrje për qetësi, por PD dhe LSI janë të lirë t’i injorojnë këtë herë, duke thënë se “nuk janë ata që protestojnë”. Pasi organizuan protesta të dhunshme për dy vjet duke u përpjekur të paraqisnin militantët e tyre si  “popull” por pa bindur askënd, tani ata kanë gjetur këta adoleshentë, si një pjesë të”popullit” pa uniformë partie. Nje strategji e re lufta e shpikur cuderisht pas një sondazhi serioz dhe te besueshëm tregon se si PD dhe LSI, madje edhe të bashkuara, rrezikojnë të humbin zgjedhjet e ardhshme.

Mendjet djallëzore të Berishës, Bashës dhe familjes Meta (shtypur nga perspektiva e një humbjeje tjetër elektorale) besojnë edhe një herë se ata mund ta përmbysin pushtetin me dhunë, kësaj here duke deleguar rolin e “ushtarëve” në një ushtri adoleshente. Por loja tani është zbuluar dhe ashtu si ajo që ndodhi me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve më 30 qershor, edhe kjo lëvizje do të kthehet në një tjetër bumerang. Dhe do të godasë edhe këtë herë mungesën e vizionit të politikanëve dhe mungesën e logjikës së analistëve të tyre.

18 komente në “Nga Tik Tok-u, në shesh: A është e besueshme kjo revoltë adoleshentësh?”

  1. vlora says:

    Keshtu veprojne dhe teroristet nxjerin femijte perpara.Gabimi i ndonje polici me keta femije do jete fatal.PD=LSI e quan fat po ndodhi kjo

    1. Kaculi says:

      O eksrement i shoqeresi qe mbasi bere leke sa deshe dhe jeton me löuksit ne lalez na ca bythen neve. Ik kthehu atje nga erdhe dhe na li neve ti zgjidhim vete problemet tona. Te kujtohet kur haje peshk me ilir meten ne lalez apo tu prishen pazaret me te. E ke kuptuar qe sje me i lexueshem dhe na del tek tema. Se mero mundohet here pas here te shkruaj ndonje artikull ne interes te popullit.

      1. ben says:

        Kaculi-Karlo Bollino ka shtetesine shqiptare dhe si i tille ka detyrimet dhe te drejtat qe kemi une apo zotrote, keshtu qe juve apo dikush tjeter nuk ka te drejte ti kerkoje zotit Bollino te largohet se me demek ne i zgjidhim vete punet tona, kur keto te ashtuquajturit “punet tona” jane dhe punet e Karlos.
        Nga ana tjeter, per ne eshte fat qe kemi nje gazetar te kalibrit te zotit Bollino, pasi eshte nga ata pak zera te mediave qe nuk eshte blere me parate e pista te SHQUP-it apo familjes Meta. E verteta eshte se ne kemi nevoje per Karlo Bollinon dhe jo e kunderta.

  2. Milanisti says:

    ti na thuaj kush e i shet ndeshjet e Interit etj ne Atdheun tënd Italinë?
    se nuk ka evropa e korruptuar deri ne palce te na bej moral

  3. Milanisti says:

    ti na thuaj kush e i shet ndeshjet e Interit etj ne Atdheun tënd Italinë?
    se nuk ka evropa e korruptuar deri ne palce te na bej moral ….

  4. Milanisti .. says:

    ti na thuaj kush e i shet ndeshjet e Interit etj ne Atdheun tënd Italinë?
    se nuk ka evropa e korruptuar deri ne palce te na bej moral ….

  5. Milanisti .. says:

    ti na thuaj kush e i shet ndeshjet e Interit etj ne Atdheun tënd Italinë?
    se nuk ka evropa e korruptuar deri ne palce te na bej moral ….

  6. Drini says:

    Nje gazetare si Carlo Bolino duhet pershendetur dhe falenderuar jo vetem per profesionalizmin por edhe per kurajon qe ka per te verteten.
    Sigurisht qe nuk eshte aspak e besueshme.Eshte kriminale qe nje parti politke paguan femije per te potestuar.Ne vend te femijeve duhet te ishin ne burg pikkerisht ata qe i rekrutojne dhe paguajne keta adoleshent.E perderisa ata organizuesit nuk paguajne per ato qe bejne shqiperia keshtu do vazhdoje

  7. xhoxhi says:

    Adoleshentët duhen arestuar dhe menjëherë duhen gjobitur prindërit që i lënë si zarba rrugëve.Këta duhen rahur me shkopinj gome sepse po shkatërojnë.Në shkodër u dogj dynjaja dhe Voltana thotë e udhëheq unë.Bukur por ai që udhëheq nuk udhëheq me 100 vetë po me mijra dhe pa shkatëruar.Ppolicia duhet ta arestojë këtë lloj marke e cila ri në atë karike se ska shtet…Rama duhet të tregojë forcën e shtetit pa vrarë po me të gjitha mjetet që ka policia në të tilla raste.Policia ka përballë uliganë dhe jo qytetarë të ndershëm prandaj duhet shkopi,gazi e uji për ata që vjedhin e shkatërojnë..Këta persona që janë arestuar duhet të paguajnë gjithë ato që kanë shkatëruar me para dhe duke punuar me detyrim..

  8. betixho says:

    Këta janë paraushtarakët në stërvitjet fillestare,për tu bërë gati ti shtohen ushtrisë të organizuar per vjedhje e shkatërrime kur të fillojnë sulmin e organizuar nga Meta-berisha e kompani.Po mësohen si shëmbëlltyrat e tyre shkatërruese.

  9. NË BURG KRIMINELËT E KURDISUR NGA OPOZITA E PASHPRESË !?????????? says:

    POPULL JEPJANI PËRGJIGJEN ME VOTË,
    KËSAJ OPOZITE KRIMINALE!

  10. Te "Miturit" Berishjane-Meta,duan nje Dru ne B says:

    Respekt i Nderuar Bollino,por edhe per keta “Adoleshente” ka nje Zgjidhje…Le te Pyesin Autoritetet Shqipetare,se si behet ne Gjermani per Kriminele te tille,qe thone jemi MInorene??Edhe per keta ka nje Burge,ka Pune qe te “Edukohen”…
    Mos valle, ne Emer te asaj se jemi te “MItur” do te leme te Djegin Shqiperine??????????????

  11. xhemal says:

    jane e ardhmja e kemishzinjve…

  12. Benet Beci says:

    Bolino alias Bolja që kur Alba hyri ne menopause ka rënë rehat ne nje andropauze shteruese, dhe ben sikur merret me gazetari. Ne fakt paraziton mbi friken qe I ka futur Rames, deri ne palce, se po nuk e ushqeu mire ( ai Rama) me leke buxheti dhe te drejta abusive, ky (pra Bolja) e shkatëron brënda muajit me mediumet e tij. Dhe I kujton gjunjezimin qe Gazeta Shqiptare I beri Rames ( Arian Çani kryeredaktor) që e detyroi ti jepte leje ndertimi sa ti donte klitorisi Alba Malltezit. Ka gjetur pabythsa kriptokomuniste, me komplekse inferiority, dhe Bolja ben kerdine ne euro. Deri sa ta marrin peng krahu I te forteve te rilindareve dhe tja rrjepin lekuren. As leke per tu kthyer ne Itali sdo ti lene. Alba I ka fshehur ca te padeklaruara per dite te keqia. Por I erdhi parakohe menopauza dhe po I shpenzon me dashnore nga Senegali qe e kane veglen si kembe karrige te prodhuar ne Nikël të Krujës.

    1. vezhguesi says:

      Benet Beci-eshte e turpshme qe individe si puna jote komentojne me nje gjuhe rrugacesh ne forumet tona. Per shumicen tone qe lexojme rregullisht gazeten TEMA, eshte me se e qarte se idjote te kalibrit tend e kane origjinen ne SHQUP dhe LSI, qe jane epiqendrat e llumit te kombit tone. Fjalori jot nuk e ben pis zotin Karlo Bollino. Ai tregon nivelin tend te IQ, qe per fatin tend te keq eshte ne nivelet minimale.

  13. realisti says:

    keta duhet te jene femije te braktisur qe jane lene te shfrytezohen per qellime te liga. nje prind i pergjegjshem nuk do ta mesonte dhe nuk do ta lejonte femijen te digjte e te shkaterronte

  14. Pacavurja e Partise says:

    Kur Karlo Bolja flet per sherbetore, shpifes dhe per korrupsion Zoti i Madh ne Qiell qe mban planetet ne ajer: Gajaset se Qeshuri!
    Ne Italia kaq shume leku 1 milion euro nuk ka mundesia se ka giovanni Falcone, ketu ka saje qorri dhe arben hundetynel horri
    Ne Shqiperia po i lepive bythen pushtetit shuma leku dhe sufllaqe plota per populli shqiptari
    Blini bileta per bunkarti ke gazetarja shoqja malltezi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje