Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara, ka dhënë autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës së Pfizer dhe BioNtech gjatë ditës së sotme.
Dy dozat e vaksinës fillimisht kanë marrë autorizimin nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse edhe vaksina e Moderna kundër coronavirusit sipas të gjitha gjasave do të marrë lejen për përdorim nga FDA gjatë këtij muaji, shkruan Business Insider.
Pas shumë muajve testime, vaksina është konstatuar se është 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19, dhe këtë e kanë treguar edhe testimet në masë të madhe.
Procesi i zhvillimit të vaksinës ishte shumë i shpejtë sa që asnjë vaksinë tjetër në histori të njerëzimit nuk është krijuar dhe prodhuar në fabrikë me një shpejtësi të tillë. Vaksina që para kësaj konsiderohej si më e shpejta që është zhvilluar ndonjëherë, kishte kërkuar hiq më pak se katër vite punë të palodhshme.
Bashkëthemeluesi i BioNtech, Ugur Sahin, ka dizajnuar vaksinën brenda pak orëve në janar, sipas Wall Street Journal. Në anën tjetër zëdhënësi i BioNtech, ka konfirmuar për Business Insider që Sahin – që themeloi kompaninë me gruan e tij Ozlem Tureci, “mori një vendim të vështirë kur dizajnoi vaksinën gjatë fundjavës”.
Arsyeja që dy kandidatët arritën ta dizajnojnë kaq shpejtë vaksinën, është fakti që ata mbështeten shumë në teknologjinë që e përdorin: RNA apo mRNA. FDA kurrë më parë nuk kishte aprovuar vaksinën e bazuar në trajtimin e mRNA-së.
Por tani kjo agjenci ka miratuar përdorimin e vaksinës së Pfizer dhe BioNtech, ku më pas pritet të ndodhë miratimi edhe i vaksinës së Moderna ku mRNA mund të vë standarde të reja në këtë industri.
RNA-ja është material gjenetik që i tregon qelizave të prodhojnë proteina. Vaksina kandidate e Pfizer kundër COVID-19, funksionon duke injektuar një pjesë të vogël të mRNA-së së coronavirusit në trupin e njeriut.
Kodet e RNA-së për virusin nxitin prodhimin e proteinave, që ndihmojnë të sulmojnë dhe pushtojnë qelizat e infektuara. Në këtë mënyrë edhe antitrupat fusin në cak qelizat e infektuara dhe i neutralizojnë.
Uallahu akbar . Mos perdorni vaksina korrakesh . Vetem helenet din te bejn vaksina .
Pune shume e bukur, por edhe kjo e ka nje mangesi, qe keta qe e prodhuan nuk ja tregojne publikut.
RNA eshte nje kopje e kodit tone gjenitik e cila duke u ndare ne tre e nga tre baza, formon proteinat qe ka nevoje qeliza per tu rritur e me ne fund per tu ndare, dhe duke perdorur information te nje kodi tjeter gjenitik, influencohet prodhimi i ketyre proteinave, pra qeliza detyrohet te vihet ne prodhim te proteinave qe i duhen, por me nje informacion te ri, duke ju pershtatur sulmit te te gjitha informacioneve qe jep kodi gjenitik i korones. Me pak fjale, eshte njelloj sikur te shartosh nje Molle me nje Dardhe, rezultati dihet. Per sqarim me kuptimplote. ndryshimi i kodit gjenitik, qofte edhe pjeserisht, do te thote per shembull, te lindesh me sy kafe, dhe ato te behen blu, apo te lindesh bjond dhe ato te behen te kuqe. Por kjo do te kishte pak rendesi ne zhvillimin e jetes se Njerezimit. Rreziku qendron , cfare do te ndodhte sikur keto ndryshime te marrin pjese ne rikuperimin e Mitohondrieve te cilat ndodhen ne qeliza dhe quhen si mbartes se energjise se qelizes, keto rikuperohen ne afate kohore shume te shpeshta ne disa organe bile cdo 20 minuta dhe ne numer me 100-ndra mije. A e merrni parasysh se cfare ndryshimi i sjell kjo sistemit immunitar te njeriut?. Nje doktor ne Brazil u nda nga kjo bote se beri eksperimente te tilla me keto vaksina ne trupin e tij. Me vjen keq ta them se nuk dua qe te fus frike te lexuesit, por virusi e korones eshte nje virus qe hyne tek grupimet e gripit, dhe gripi, ka mijera vjet qe jeton ne mes nesh, bile cdo vit ben mutacion dhe per kete duhet te behet ajo vaksina e gripit sezonal. Shkenca ka mbi 100 vjet qe mundohet te gjeje vaksinen kunder tij, dhe nuk e ka gjetur dot deri me sot. Keta e gjeten brenda 10 muajve. Cuditerisht kane dhene nje mbrojtje 95% perse jo 100%, apo ne rast se vdes dikush, e kane si opsion per te mos marre pergjegjesine. Une do ti keshilloja, personat mbi moshen 70 vjec le ta bejne kete vaksine, ne menyre qe edhe po u shfaqen pasoja anesore te pakten 10 vjet do i fitojne duke jetuar me gjate se sa me koronen. Ndersa pjesa tjeter ti qendroje larg kesaj. Natyra eshte ajo qe i sjell dhe i gjen edhe kundershtarin cdo lloj virusi. Kjo ka funksionuar qysh kur lindi njerezimi, dhe do funksionoje deri ne fund.
Me falni per sqarrimin jo korrekt, por i kam mesuar keto ne gjuhe tjeter.