Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Damian Gjiknuri: 'Venecia' rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës, nuk u cënua asnjë standard ndërkombëtar

14 Dhjetor 2020, 15:06Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili ishte përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik që u mor me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është shprehur se Komisioni i Venecias me vendimin e dhënë së fundmi rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës.  Teksa numëroi të gjitha gjetjet e ‘Venecias’ treguan se asgjë thelbësore nuk është bërë në ndryshime në kod, nuk janë krijuar avantazhe dhe disavantazhe. Sipas tij opozita dështoi edhe në këtë betejë.

“Ne ishim të bindur që Venecia nuk do të gjente asgjë thelbësore negative. Së pari konfirmoi atë që ne e kishim thënë, që nuk kishte cenim të stabilitetit ligjor elektoral. Të gjitha ndryshimet nuk ishin thelbësore. Së dyti ‘Venecia’ tha të gjitha ndryshimet  janë në përputhje me standardet dhe asgjë nuk preku sistemi. Nuk krijoi avantazhe dhe disavantazhe për njërën apo tjetrën palë. Nuk cenoi asnjë standard ndërkombëtar. Edhe implementimi i hapjes së listave është një praktikë që e gjen në shumë vende dhe këtë e konfirmon edhe ‘Venecia’.

Konfirmoi se çështja e koalicioneve zgjedhore nuk krijon disavantazhe dhe është në përputhje me standardet. Kjo ishte një gjetje e rëndësishme sepse e gjithë kauza e opozitës për të anatemuar atë që bëri mazhoranca qëndronin në këto pika.

Natyrshëm patëm edhe kritika për disa çështje që ishte si pasojë e kompromisit me disa parti opozitare në parlament, siç ishte ndryshimi për kandidimin e kryetarëve në deri 4 zona zgjedhore.  Tjetër e rëndësishme ishte që nuk duhet të ketë më ndryshime para zgjedhjeve dhe që të gjitha palët të bashkëpunojmë për implementimin e këtij kodi zgjedhor.

Gjithashtu u vlerësua mekanizmi i pragut brenda listave të hapura. U quajt si një model shumë i mirë për të mbrojtur kuotat zgjedhore. U quajt një hap shumë i mirë për të mbrojtur kuotat zgjedhore.  Vetë palët e njohin këtë sistem pasi në vitin 2017 Basha dhe Rama pranuan me konsensus që të hyjnë pa koalicione zgjedhore.

Çështja e koalicionit është e tillë që të dyja palët duhet të luajnë me numër të barabartë lojtarësh. Lista duhet të jetë e njëjtë dhe kjo është barazia e palëve. Në unë kam 12 kandidatë në Vlorë edhe pala tjetër duhet të ketë numër të tillë kandidatësh. Çdo gjë tjetër ka qenë spekulim politik. Më vjen keq që opozita prapë dështoi në një betejë të kotë. Më  mirë të organizohen dhe të fitojnë zgjedhjet në prill”, tha Gjiknuri.

Kujtojmë se tre ditë më parë Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor. Ky opinion i Venecias vjen pas kërkesës së çuar nga Presidenti, dhe asnjë kërkesë e tij nuk u miratua.  Sipas raportit final ndryshimet janë ne përputhje me standardet më të mira në zgjedhje sipas përcaktimeve në kodin e praktikave të mira në zgjedhje. Komisioni kritikon veprimet e djegies së mandatave nga opozita jashtëparlamentare si akt kundër trashëgimisë elektorale evropiane dhe nuk mund të jetë sot kritikuese kur e la procesin institucional ne rrugë.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 5 tetor ndryshimet në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim. Këto ndryshime erdhën si pasojë e hapjes së listave dhe ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 30 korrik.

1 komente në “Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Damian Gjiknuri: ‘Venecia’ rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës, nuk u cënua asnjë standard ndërkombëtar”

  1. Zen says:

    Te shohim a do beje nje emision Eni VaSili tani apo jo ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje