Pandemia në New York, parashikohet një skenar edhe më i egër

15 Dhjetor 2020, 09:27Bota TEMA

Emergjenca e pandemisë së koronavirusit parashikon një skenar edhe më të egër në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këto kushte, kryebashkiaku Bill de Blasio paralajmëroi të hënën për një mbyllje të mundshme të plotë të qytetit ndërsa numri i rasteve të reja rritet.

“Ne po shohim një rritje të infeksioneve që nuk e kemi parë që nga maji dhe duhet të ndalojmë vrullin”, tha de Blasio, duke iu referuar kohës kur vendi ishte epiqendra e pandemisë në SHBA.

Paralajmërimi i kryetarit të bashkisë vjen në të njëjtën ditë kur vaksinat e para të koronavirusit mbërritën në New York.

Blasio konfirmoi që vaksina mbetet e vetmja shpresë në këtë situatë, ndërsa theksoi se punonjësit e shëndetit dhe të moshuarit do të jenë përparësia kryesore e qytetit.

Ky parashikim u bë më herët edhe nga guvernatori i New York, Andrew Cuomo, sipas të cilit shifrat në rritje të të prekurve dhe vdekshmëria në nivele të larta, parashikojnë një skenar të egër ndaj duhej të merren masa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje