Jennifer Lopez bën të famshëm djalin shqiptar në rrjetet sociale

16 Dhjetor 2020, 19:45Lifestyle TEMA
Jennifer Lopez bën të famshëm djalin shqiptar në rrjetet

Ditët e fundit, Ardit Nreca një djalë nga Kosova, është bërë kryefjala e mediave në Shqipëri. Ai ka tërhequr vëmendjen e këngëtares së famshme Jennifer Lopez me kërcimin e tij me këngën “In the Morning”.

JLo e pëlqeu këtë kërcim, e shpërndau në profilin e saj në Instagram, madje së fundmi ka nisur një sfidë të re me koreografinë e Arditit.

Arditi i lumtur dhe mjaft i kënaqur nga gjesti i bukur që ka bërë këngëtarja e famshme për të, i ka dedikuar një shkrim dhe e falenderon që i hapi rrugën për të ndjekur karrierën e tij të ëndrrave.

“Dhe një nga ëndrrat e mia u bë realitet! Ishulli im Jennifer Lopez krijoi një sfidë të re me këngën e saj “In the morning”, me koreografinë time. ajo më pikasi mua, nisi të më ndiqte në të gjitha rrjetet sociale dhe kërceu koreografinë time. 

Pjesa më e bukur është që unë falë saj mund të nis karrierën që gjithmonë e kam ëndërruar. Gjithmonë më kanë përqeshur pse kisha një idhull dhe isha fans, por ata nuk e dinin që ajo më ka shpëtuar jetën në shumë mënyra. 

Tani do nis karrierën falë mbështetjes që ajo më dha. Falenderoj Jenniferin, fansat e saj, familjen, miqtë e mi, shqiptarët që më mbështetën në rrjete sociale, mediat. Jam i bekuar dhe më pret një e ardhme e ndritur”, shkruan Arditi.

3 komente në “Jennifer Lopez bën të famshëm djalin shqiptar në rrjetet sociale”

  1. O ca gallate says:

    ..haaaaa
    ..heeeer..
    ..qeni mjaulliti bukur.. dhe kkkte e tha mreti…dhe gjinja u pataks

  2. BB says:

    Kush i perkthen apo i shkruan keto shkrime?
    Ne vend to Idhulli im eshte shkruar Ishulli im, dhe te tjera me poshte…

    1. petrit says:

      Respekte per durimin qe e ke lexuar deri ne fund.Mua me mjaftuan 2 rreshta dhe e lashe fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje