Nëna e një të reje e cila u vra nga një kartel meksikan droge ka planifikuar dhe zbatuar një hakmarrje që i përngjan skenarit të filmit të njohur “Taken”. Ajo shpenzoi vite me radhë duke përndjekur rrëmbyesit e fëmijës së saj derisa i eliminoi ata.
Miriam Elizabeth Rodriguez Martinez u bë aktivistja më sypatrembur e Meksikës, e cila luftonte për fëmijët e humbur që pas zhdukjes së të bijës, Karen Rodriguez, në vitin 2012.
20-vjeçarja u rrëmbye nga qyteza verilindore e Meksikës në 23 Janar nga anëtarët e një karteli droge me emër “Los Zeta”.
Rrëmbyesit më vonë kërkuan mijëra dollarë në këmbim të vajzës, por pavarësisht përpjekjes së familjes, Karen u vra dhe u hodh në një stallë të braktisur në 2014-ën.
Pas rrëmbimit dhe vdekjes së të bijës, e ëma, Miriam nuk ia la në dorë drejtësisë, por u kujdes veta që kjo çështje të shkonte deri në fund. Ajo kaloi ekstreme në kërkim të hakmarrjes së saj, aq sa i përndoqi vrasësit deri në cepin tjetër të Meksikës, në kufi me Teksasin.
Gruaja ka përdorur shumë maskime, identitete të rreme dhe armë false. Ajo arriti të merrte në pyetje disa anëtarë. Vlen për t’u theksuar se “Los Zetas” është një nga kartelet më të rrezikshme në vend.
Një nga historitë e saj është ajo me luleshitësin e ri që iu bashkua kartelit. Pasi mori vesh lokacionin e tij, 56-vjeçarja e ndoqi deri në kufi me SHBA ku i drejtoi armën për ta kërcënuar dhe të zbulonte më tepër. Më pas e dorëzoi tek autoritetet.
Apo përndjekja që bëri ndaj njërit prej anëtarëve, emrin e të cilit e dëgjoi në radio teksa lutej për lirimin e të bijës. Ajo e gjeti përmes rrjeteve sociale dhe vizitoi ditë për ditë dyqanin ku e shoqja punonte. Mësoi oraret e saj dhe priti që Sama, burri në fjalë, të shfaqej. Kur kjo ndodhi, e ndoqi deri në shtëpi dhe i mori shënim adresën.
Nga frika se mos zbulohej, leu flokët dhe veshi kostumin kur punonte në Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo pasi sillej në lagje me pretekstin se po merrej me anketa. Një polic e ndihmoi, por fatkeqësisht Sama u arratis pa u kapur.
Fati e solli atë tek dyqani ku i biri i Miriam punonte. Në Shtator të 2014, Sama u arrestua dhe dha detaje lidhur me vrasjen e 20-vjeçares.
Mësohet se gruaja ka kapur rreth 10 anëtarë gjatë planit të saj për hakmarrje.
Dhe ishte pikërisht kjo hakmarrje që i kushtoi asaj jetën. Ajo u vra ë Ditën e Nënës në vitin 2017, pasi u qëllua me 12 plumba jashtë shtëpisë së saj.
U prehte ne paqe.
Zoti vendos drejtesine ne raste te tilla.
Kartelet dhe droga ne Meksike jane pergjegjesi e drejtperdrejt e Amerikes dhe cifuterise nderkombetare qe drejton DEA-an
Ata krijian edhe Escobarin.
200,000 kane vdekur ne Meksike deri tani.
Nje zonje e hekurt dhe e rralle.
Edmond-drejt e keni thene. Nuyk mund te kete gje me te tmerrshme per nje prind kur humb femijen, sidomos kur nuk eshte zoti ai qe ja merr, por kriminelet. Me siguri qe kjo grua e rralle do jetonte ne se nuk do i dorezonte kriminelet e zbuluar prej saj policise meksikane qe eshte totalisht e korruptuar. Me mire ti kishte keputur nga nje plumb ne koke dhe sektretet do i kishin marre me vete.
Te gjithe kemi per te vdekur, por kjo grua e morri hakun e saj dhe e lau veten.
Dashuri e mrekullueshme për fëmijën dhe drejtësinë. Drejtësia duhet t’ia shpërblejë sakrificën me drejtësi, duke goditur vrasësit një më një.
Bravo kjo nene qe beri gjithcka per tu hakmar per vajzen e saj..nje heronin..
VETËM KËTU TEK NË SMARIN DOT HAK. SALA DHE LULULI VRANË KATËR DJEM TE RI NJË DHE SU BE NJERI TRIM. KËSHTU JEMI NË VRASIM KOMSHIUN PER HIÇGJË DHE SVRASIM ATË QE TE VRET FËMIJËN GJËNË ME TE SHTRENJTE TE JETËS.