E ëma e Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë, këngëtarja ka shkruar një mesazh mjaft të ndjerë.
Teksa ka publikuar një fotografi me të në Instagram, Aurela shkruan se ndihet krenare që është rritur nga një grua e fortë dhe zemërgjerë si ajo.
“Gëzofsh edhe 100 ditëlindje pranë nesh ma❤ .
Ne, 3 fëmijët e tu, u rritëm nga nje grua e fortë, e dhimbsur në tē njejtën kohe, zemërgjerë, luaneshë kur duhej ,e lirë në shpirt e në mendje.
Se kisha parë kurrë të qante ne syrin tonë , derisa iku ne emigrim vetëm 14 vjeç, vèllai i vetëm,me gomone ….e më vonë motra 15 vjeç… .vetëm atehere e pashe te thyhej….
duhet te duronte pa i parë vite e vite , priste një telefonatë nga ata, nje zë qe u thoshte se ishin mirë .
Si mund të durojë kaq shume zemra e nënës e prapë të gjejë forcë te japë e japë për gjithe njerëzit qe e rrethojnë ?
Perpjekjet per nje jete me te mire vazhdonin .
I mora ketu prinderit, te ishim bashkë . Pa e kuptuar se i ata ndiheshin të humbur…punën qè kishin pas,ishte vēshtire ta kishin po njesoj, familja e tyre nuk ishte me afer, rreth i te afermve, i miqve nuk ishte më aty.
Une isha fare e re e se kuptoja dot kete ndryshim qe ndodhte për ta
. Ajo ishte mami-infermiere . Mbaja mend si femije qe binte dera me urgjence kur kishte ndonje lindje te veshtire e megjithese nuk ishte turni i saj, njerezit qe ishin ne hall e kerkonin . Vone e kam kuptuar sa e zonja ishte. Kishte te bente me jetë njerezish e ata e besonin.
Ne Tirane ishte veshtire te gjente te njejten pune, njesoj, e turnet e natës nuk ishin më të perballueshme. Punoi me vone ne konsultoren e femijeve ,e sot ka shume njerez qe me thone se mami eshte kujdesur per femijet e tyre…ka shume qe me thone se mami i ka pritur te vinin ne jete nga duart e saj. Une ndihem shume shume krenare .
Nderkohë ajo vazhdon rri pa gjumë kur semuret ndonje nga vajzat e mija. Përkushtim nga ai qe japin vetēm gjyshet. E palodhur për të më ndihmuar,në çdo situate.
Mami ,te duam shumë . Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne.
Jam krenare që jam rritur nga ti ❤❤❤❤❤❤❤❤
3 femijet e tu, sot, jane te tille se u rriten nga nje nene si ti”, shkruan ndër të tjera Aurela.
edhe 100 mamaja!