Kundër koronavirusit, regjizori i famshëm amerikan, Oliver Stone ka zgjedhur Sputnik V: “Sapo bëra vaksinën ruse para pak ditësh.
Nuk di a do të funksionojë por kam dëgjuar gjëra pozitive”, tha regjizori amerikan për televizionin e moskovit Channel One.
Stone, i cili ka vizituar centralet bërthamore të Rusisë për dokumentarin e tij të ri mbi ndryshimin klimatik tha që do të marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
“Kam besim. Është një vaksinë e mirë por nuk po kuptoj pse injorohet nga Perëndimi”, tha regjizori.
Rusia ka nisur një fushatë vaksinimi në nivel kombëtar, duke nisur nga punonjësit me risk të lartë.
Stone – sot 74 vjeç – ka vendosur të marrë vaksinën, edhe pse ekspertët rusë kanë frikë se mund të jetë e dëmshme për pacientët e moshës mbi 60 vjeç.
Po na thuaj dhe sa leke ke marre per kete pune dhe te bime rehat o kari lalit.
Vk , ka degjeneruar cdo gje. Per lek po behet cdo gje….